Pyetjet drejtuar deputetit Fatmir Rexhepi

  • 16/11/2015 Pyet: Ridvan Gjilan

    A keni dijeni se kur do të rregullohet rruga Pogragj – Doberçan? Edhe pse kjo është në përgjegjësi të komunës, por po ju parashtrojë këtë pyetje pasi ka qenë edhe premtim i juaji zgjedhor.

    18/11/2015 Pas 2 ditëve

    Lidhur me rregullimin e rrugës  Pogragjë-Dobërçan, në fillim të këtij viti kishim një takim me kryetarin e këshillit të fshatit Dobërçan nga i cili është kërkuar që së bashku me këshillin e Pogragjës të kërkojnë nga drejtoria komunale hartimin e projektit për rrugën, si dhe vendimin nga komuna për bashkëfinancim të projektit me Qeverinë e Kosovës, në mënyrë që pastaj të ndahen mjetet nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj, vetëm në mungesë të projektit dhe kërkesës për vitin 2016, unë edhe pse jam interesuar gjatë debatit në Kuvend kjo nuk ka mundur të realizohet. Nëse gjatë vitit tjetër e ofroni projektin e kompletuar në kohën e duhur i njëjti mund të procedohet për vitin 2017.