Pyetjet drejtuar deputetit Agim Ademaj

  • 12/12/2015 Pyet: Ragip Istog

    A është inicuar ndonjëherë ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Presidentit të vendit, që zgjedhja të bëhet nga populli?

    16/12/2015 Pas 4 ditëve

    Mandatin e kaluar, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka formuar komision të veçantë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit zgjedhor, për çka ky komision edhe ka punuar duke përfshirë edhe propozimin për ndryshimin e Kushtetutës (neni 86) sa i përket zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit-es. Ky komision ka bërë një punë sa i përket ligjit zgjedhorë dhe propozimit për zgjedhjen e presidentit-es nga populli por kjo punë e këtij komisioni ka mbetur pa u kurorëzuar. Në ketë mandat kjo çështje ende nuk është aktualizuar.