Pyetjet drejtuar deputetit Ganimete Musliu

  • 19/11/2016 Pyet: Ardit Jaha Gjakovë

    Duke pasur parasysh që jeni në Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës si ka mundësi që pjesëtarë e FSK të kenë çizme të shqyera ? Çka jeni duke ndërmarrë për transformimin e FSK në ushtri?

    21/11/2016 Pas 2 ditëve

    Si anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së me shqetësim i kam përcjellur raportimet mediale rreth rastit të ushtarit të FSK-se me "çizme të shqyera" dhe jo vetëm unë por edhe anëtarët tjerë të komisionit, kemi kërkuar sqarime nga Komandanti Rrahman Rama dhe Ministri Haki Demolli të cilët na kanë informuar se ai raportim nuk ka qenë real dhe nëse keni pas mundësi t’i përcjellni mediat ky raportim është demantuar nga institucioni përkatës dhe ka rezultuar i pa veëtetë.

    Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së ka shqyrtuar me kujdes të gjitha dokumentet e nevojshme dhe është i gatshëm që në momentin që do të na vijë propozimi nga Qeveria e Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri do t’i përgjigjemi në kohë reale me shqyrtim dhe aprovim të këtij propozimi që FSK të transformohet në Ushtri.  

    Ne si anëtarë të këtij komisioni pa dallim partie çdo gjë që ka të bëjë me transformimin e FSK-së në Ushtri do ta mbështesim një zëri pa asnjë rezervë.

    Faleminderit për kohën që keni ndarë për të më pyetur rreth çështjeve që ju preokupojnë dhe ju mirëpresim për pyetje tjera!