Deputeti Ymeri a mund të më tregoni se çka dalloni ju si parti prej partive të tjera, pse ne duhet t'iu votojmë juve para partive të tjera, dhe çka i'u bën juve si parti me demokratike se partitë e tjera?
Si Komision parlamentar që mbikëqyrni punën e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, une si qytetar i rëndomtë që paguaj taksat më intereson të di: A e keni shqyrtuar raportin mbi zbatimin e Ligjit të Punës dhe a e keni ftuar për raportim ministrin e punës dhe kryeinspektorin e punës para komisionit? - Pse nuk kërkoni një raport të detajuar mbi abuzimin e të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësi kryesisht sektori privat dhe cilat masa ka ndërmarr Inspektorati i punës ? - Pse askund nuk është e rregulluar me ligjin e punës apo ndonjë rregullore tjetër afati kohor i lejuar për ushtrimin e pozicionit së UD- Ushtrues detyre (kjo është e rregulluar të shërbyesit civil me Ligjin e Shërbimit Civil), kur dihet se ka shumë pozicione udhëheqëse sidomos në ndërmarrje publike që me vite ushtrohen si UD?

Si Komision parlamentar për zhvillim ekonomik që mbikëqyrni përmes qeverisë Ndërmarrjet Publike dhe proceset në to, unë si qytetar që paguaj taksat më intereson të di si vijon: - A raportojnë këto ndërmarrje, kujt i raportojnë për performancën e tyre dhe ku mund t’i gjej raportet për 2015 dhe 2016? - A ka ligj se si duhet të punojnë këto ndërmarrje dhe nëse po kush e mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe sa po zbatohet ky ligj ? - A ka të drejtë të jep urdhëra ministri për përzgjedhje apo shkarkim të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike dhe nëse po, pse ekzistojnë bordet e tyre atëherë? - A kanë borde këto ndërmarrje, kush i mbikëqyrë,a i vlerëson dikush dhe a ka raporte të vlerësimit të tyre? - Bordi i KOSTT-it kujt i përgjigjet, si paguhet në bazë të çfarë vendimi dhe pse ky bord miraton vendim për vetveten për pagesë të pjesëmarrjes në mbledhje, a nuk është ky konflikt interesi ?

I nderuar Veton, ju faleminderit për pyetjen tuaj. Ndërmarrjet publike raportojnë tek MZHE, ku ekziston njësi e posaçme për monitorim të NP-ve e cila harton Raportin e performancës vjetore të tyre, e cila pas shqyrtimit në Qeverinë e Kosovës, dërgohet për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend nëpërmjet Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Fatkeqësisht ky Raport për vitin 2015 dhe 2016 nuk ka ardhur ende në procedurë dhe ne kemi tërheqë vërejtjen në Ministrinë përkatëse për këtë. Këto çështje i rregullon Ligji për Ndërmarrjet publike, për zbatimin e te cilit janë përgjegjëse NP-të dhe Ministria përkatëse. Ndërsa mbikëqyrjen e bën Komisioni i Kuvendit siç u theksua më lartë dhe kuptohet Kuvendi në instancën e fundit. Përbërjen e Bordeve e aprovon Qeveria në bazë të një procesi publik të konkurrimit dhe intervistave të paneleve. Ministria dhe kuptohet Ministri munden të iniciojnë përgjegjësinë bordeve nëse ata dështojnë në zbatim të ligjit ose dështojnë në efikasitet dhe performancë siç është e përcaktuar me ligj, ku kërkesat dhe kriteret jane precizuar në fillim të mandatit tonë gjatë ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji. Bordi i KOSTT-it që prej fillimit të këtij viti i përgjigjet drejt Kuvendit, dhe lartesinë epagësë e cakton Kuvendi deri në nxjerrjen eligjit përkatës për pagat.
Si Komision parlamentar për zhvillim ekonomik që mbikëqyrni përmes qeverisë Ndërmarrjet Publike dhe proceset në to, unë si qytetar që paguaj taksat më intereson të di si vijon: - A raportojnë këto ndërmarrje, kujt i raportojnë për performancën e tyre dhe ku mund t’i gjej raportet për 2015 dhe 2016? - A ka ligj se si duhet të punojnë këto ndërmarrje dhe nëse po kush e mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe sa po zbatohet ky ligj ? - A ka të drejtë të jep urdhëra ministri për përzgjedhje apo shkarkim të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike dhe nëse po, pse ekzistojnë bordet e tyre atëherë? - A kanë borde këto ndërmarrje, kush i mbikëqyrë,a i vlerëson dikush dhe a ka raporte të vlerësimit të tyre? - Bordi i KOSTT-it kujt i përgjigjet, si paguhet në bazë të çfarë vendimi dhe pse ky bord miraton vendim për vetveten për pagesë të pjesëmarrjes në mbledhje, a nuk është ky konflikt interesi ?
Ju përveç punës në Kuvend njiheni edhe si juriste e shquar. Meqenëse shumë çështje të karakterit politik do të mund të zgjidheshin përmes të drejtës në referendum (pra përmes procesit të demokracisë direkte), Referendumi do të mund të zgjidhte shumë çështje edhe në Kosovë për të cilat nuk po arrihet pajtim mes spektrit politik. Pyetja ime është: meqë ju jeni juriste dhe njëkohësisht edhe politikane, përse qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë në Referendum?
Ju jeni deputetja më e votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, përderisa së fundmi në një intervistë në Klan Kosova dëgjuam se jeni përjashtuar nga gjitha forumet partiake të LDK-së. Me sa jam në dijeni, ju gjithashtu jeni përjashtuar nga gjitha pozitat në Kuvend, pra nuk keni asnjë pozitë udhëheqëse as në Kuvend edhe pse jeni deputetja e pestë më e votuar në atë Kuvend. Sa ndikojnë këto fakte në kryerjen e punës dhe vendimmarrjen politike, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e qytetarëve ju kanë besuar votën?
A do ta votoni ligjin për transformimin e FSK-së ne ushtri?
Une preferoj që ky proces të realizohet me ndryshime kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO dhe SHBA, gjithsesi për këtë çështje jam që Kosova të bëhet me ushtri.
Çfarë keni ndërmarrë për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit (1999) dhe çfarë pozite kanë ato aktualisht në shoqërinë tonë?
Në mandatin e kaluar është inicuar dhe miratuar ndryshimi i Ligjit që mbulon kategoritë e dala nga lufta në mënyrë që të përfshinte të drejta edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë trajtimit të atij projektligji, fatkeqësisht, kishte kundershti nga disa parti e disa deputetë. Personalisht kam qenë përkrahëse e madhe e atij ligji dhe kam diskutuar në Kuvend lidhur me arsyet për të cilat ligji do të duhej të miratohej. Nëse Kuvendi do të kundërshtonte përfshirjen e kësaj kategorie në ligj, kjo do të paraqiste jo vetëm kundërshtim të normave ndërkombëtare për të cilat Kosova është zotuar në kushtetutë, por edhe një krim të dytë mbi këto viktima të këtij krimi ndaj njerëzimit. Fatmirësisht ligji kaloi, por që nga atëherë Qeveria ka lëvizur shumë ngadalë për të miratuar aktet e nevojshme nënligjore dhe për të krijuar komisionet që do të punonin në realizimin e të drejtave që dalin nga ligji. Së fundi, jemi njoftuar që ka filluar një komision që do të bëjë verifikimin e të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe është detyrë e deputetëve që të mbikëqyrin këtë proces në mënyrë që mos të lejohet shkelje e mëtejme e të drejtave të viktimave. Fatkeqësisht, kjo kategori ka qenë jashtëzakonisht shumë e diskriminuar jo vetëm nga institucionet, por nga e gjithë shoqëria, dhe të gjithë duhet të luftojmë mentalitetin primitiv i cili e fajëson viktimën, e jo agresorin. Është detyrë pra jo vetëm e institucioneve, por e secilit qytetar (në veçanti e gjeneratës së re) që të trajtojë këto viktima si të barabarta në shoqëri dhe të njeh vuajtjet dhe të drejtat e tyre duke mos i stigmatizuar.
Çfarë është ndërmarrë, apo çfarë do të ndërmerret për çështjen e abortit në Kosovë?
Blerta Deliu-Kodra, PDK/PD/LB/PSHDK/PK
Abortimi i ligjshëm dhe i sigurtë konsiderohet si e drejtë thelbësore e grave sipas standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa e drejta për abortim garantohet në Kosovë me Ligjin per Nderprerje te Shtatzanise.
Përkundër kornizës ligjore ende shqetësim mbetet fakti se një numër i vogël i aborteve kryhen në institucionet publike kurse më të frekuentuara mbesin institucionet private, pjesa më e madhe e të cilave punojnë në mënyrë ilegale. Hulumtimet që janë bërë rreth kësaj çështje si shqetësim adresojnë edhe pagesat e larta për t’u kryer abortet e të cilat jo rrallë nuk janë të përballueshme për një grua të papunë dhe si pasojë ka edhe raste të aborteve të cilat kryhen në shtëpi, larg mjekut duke rrezikuar shëndetin.Sa i përket Kuvendit, Komisioni për Shendetësi është përgjegjës më shumë lidhur me këtë çështje meqë ka një lidhje direkte me problemet e shëndetësisë megjithatë konsideroj se duhet të bëjmë trysni për hapje të debatit shoqëror e institucionale lidhur me këtë çështje, gjithsesi duke mundësuar që përmes legjislacionit t’a trajtojmë këtë fenomen në mënyrë më të kujdesshme.
Çfarë qëndrimi ka grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje rreth dialogut Kosovë-Serbi? A është ky dialog në nivel të duhur, a duhet të pezullohet, apo thjeshtë ky proces duhet të vazhdohet nga persona/zyrtarë tjerë?
Përse nuk është ndërmarrë asnjë hap për integrimin e komunitetit ashkali, që si komunitet është i lënë pas dore nga institucionet?
Përshëndetje, komuniteti Ashkali është i integruar në institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivel qendror.
Pyetja pse jemi të lënë pas dore nga institucionet?
Shumë hapa janë ndërmarrë nga ne si deputet, po ashtu nga OJQ-të për t’i shtyrë përpara proceset si dhe projektet tona për një jetë më të mirë socio - ekonomike e që kanë të bëjnë me komunitetin Ashkali, mirëpo shumë shpesh nuk mbështetemi nga institucionet e vendit. Shtrohet pyetja: A po injorohemi si Komunitet? PO! Shumë shpeshë për të mos thënë gjithmonë duhet t’i lusim, t’iu trokasim shumë herë për ta mundësuar një takim, për ta realizuar një kërkesë shumë të vogël dhe prap se prap nuk ndahemi të kënaqur me këtë. Përshembull, nëse kemi kërkuar një projekt që ka të bëjë për komunitetin Ashkali dhe kostoja e saj është marrim shembull 5000 Euro, Ministria e aprovon diku rreth 1000 Euro bile edhe më pak. Nëse në një rast apo kërkesë për regjistrimin e studentëve, ta zëmë është kërkesë dhe interesim i studentëve për regjistrim të 20 studentëve, Ministria i regjistron përshembull vetëm katër prej tyre. Ka edhe shumë e shumë kërkesa të tjera as që merren parasysh.
Z. Veseli, nëse në një të ardhme të afërt ndërpriten bisedimet me Serbinë dhe pas ndërprerjes, Serbia sërish vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe të punoj kundër shtetësisë së saj, apo me provokime dhe tentime për cenim të territorit të Kosovës, sipas jush, çfarë qëndrimi duhet të ketë shteti i Kosovës karshi këtyre kërcënimeve?