Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Drejtësi |
Pse zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk ka ardhur asnjë dokument, që ka të bëjë me Gjykatën Speciale?
Pse zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk ka ardhur asnjë dokument, që ka të bëjë me Gjykatën Speciale? |
Hajredin Kuçi | Jo |
12/02/2015 | Drejtësi |
Raporti i rregullt vjetor i Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar, se Administrata Publike në përgjithësi, shumicën e lëndëve gjyqësore i ka të humbura në procedurat gjyqësore, ku si palë të paditura janë paraqitur institucionet publike të Administratë
Lexo më shumë
Raporti i rregullt vjetor i Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar, se Administrata Publike në përgjithësi, shumicën e lëndëve gjyqësore i ka të humbura në procedurat gjyqësore, ku si palë të paditura janë paraqitur institucionet publike të Administratës Publike të Republikës së Kosovës. |
Hajredin Kuçi | Jo |
12/02/2015 | Drejtësi |
Para disa ditësh, respektivisht më 20 janar të këtij viti është mbajtur takimi i parë i grupit teknik për harmonizimin e legjislacionit për funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Takimi i fundit i këtij grupi punues, ose grupi teknik, nga mediet u informu
Lexo më shumë
Para disa ditësh, respektivisht më 20 janar të këtij viti është mbajtur takimi i parë i grupit teknik për harmonizimin e legjislacionit për funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Takimi i fundit i këtij grupi punues, ose grupi teknik, nga mediet u informuam që u mbajt diku në Prevallë, fshehurazi. |
Hajredin Kuçi | Jo |
15/05/2015 | Drejtësi |
Me datën 6 maj 2015 me vendim të Qeverisë numër 11/27 u bë tërheqja nga shqyrtimi i mëtejmëpër këto projektligje:Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për par
Lexo më shumë
Me datën 6 maj 2015 me vendim të Qeverisë numër 11/27 u bë tërheqja nga shqyrtimi i mëtejmë për këto projektligje: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik Projektligji për trashëgiminë kulturore. Në po këtë vendim thuhet se për informata shtesë, si gjithnjë, qëndrojmë në dispozicionin tuaj. Nëse projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal e keni tërhequr për shkak se ka pasur presion nga Shoqëria civile dhe partitë opozitare, sepse kishte për qëllim amnistimin e zyrtarëve të korruptuar, nëse Projektligjin për trashëgiminë kulturore e keni tërhequr për shkak të presioneve nga Lista Serbe, cila është arsyeja e tërheqjes së Projektligjit për parandalimin konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, pasi që aty Komisioni pat vendosur që zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë më shumë se një funksion në sektorin publik. |
Hajredin Kuçi | Po |
15/05/2015 | Drejtësi |
Më 20 dhjetor të vitit 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi
Projektligjin për procedurën përmbarimore. Në këtë ligj parashihet edhe Instituti i përmbaruesitprivat, ose përmbarimi privat.
Duke ditur se përmbaruesit privat emërohen nga ju, ven
Lexo më shumë
Më 20 dhjetor të vitit 2012, Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi |
Hajredin Kuçi | Po |
30/07/2015 | Drejtësi |
Më 18 qershor, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u votua raporti me rekomandime, që dolipas monitorimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale të bërë nga Komisioni përLegjislacion.Të paktën shtatë nga rekomandimet e atij raporti bien në fushë
Lexo më shumë
Më 18 qershor, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u votua raporti me rekomandime, që doli pas monitorimit të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale të bërë nga Komisioni për Legjislacion. Të paktën shtatë nga rekomandimet e atij raporti bien në fushëveprimtarinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe duke marrë parasysh që ato rekomandime kanë qenë shumë të rëndësishme për të burgosurit, sepse për vite me radhë ministri i Drejtësisë i ka mashtruar që do ta sjellë në Kuvend Projektligjin për amnisti, ende nuk jemi në dijeni nëse Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë ndonjë veprim, sa u përket këtyre rekomandimeve. |
Hajredin Kuçi | Jo |
23/07/2015 | Anti-Korrupsion |
Më 14 prill 2015, me anë të një shkresë kam kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit që të filloj hetime për parandalimin e konfliktit të interesit në rastin e zotit Besnik Berisha, këshilltarit të kryeministrit Mustafa për çështje të drejtësisë.
Një mu
Lexo më shumë
Më 14 prill 2015, me anë të një shkresë kam kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit që të filloj hetime për parandalimin e konfliktit të interesit në rastin e zotit Besnik Berisha, këshilltarit të kryeministrit Mustafa për çështje të drejtësisë. |
Isa Mustafa | Po |
16/07/2015 | Drejtësi |
Në çdo sistem shoqëror i cili është i organizuar me norma juridike, krahas normimit penal irëndësisë së veçantë është edhe normimi kundërvajtës. Aktualisht, sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës të gjitha veprat kundërvajtëse i trajton dhe iprocedon n
Lexo më shumë
Në çdo sistem shoqëror i cili është i organizuar me norma juridike, krahas normimit penal i rëndësisë së veçantë është edhe normimi kundërvajtës. Aktualisht, sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës të gjitha veprat kundërvajtëse i trajton dhe i procedon në bazë të Ligjit mbi kundërvajtjet, i miratuar nga ish- Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, në vitin 1979. Ky ligj në përmbajtje të tij përmban dispozitat diskriminuese që atëbotë me Rregullore të UNMIK-ut ishin ndaluar së zbatuari dispozitat diskriminuese të legjislacionit të trashëguar nga sistemi legjislativ i ish- Jugosllavisë, dhe pyetja parlamentare për ministrin Kuçi është se ne kemi informacione që drafti për kundërvajtjet, pra Projektligji për kundërvajtjet është i hartuar dhe është gati dhe pyetja është: Pse nuk po e procedon Ministria e Drejtësisë këtë projektligj duke ditur se çfarë rëndësie ka për qytetarët e Republikës së Kosovës? |
Hajredin Kuçi | Jo |
09/06/2016 | Punë të Brendshme |
Pyetja ime ka të bëjë me një projektligj që u procedua në Kuvend javën e kaluar. Që nga paslufta, pra në vitin 2011, ndërmjet periudhës 1 dhe 15 prill u bë regjistrimi i popullsisë. Aso kohe me pompozitet thuhej se regjistrimi do të bëhet në gjithë terri
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me një projektligj që u procedua në Kuvend javën e kaluar. Që nga paslufta, pra në vitin 2011, ndërmjet periudhës 1 dhe 15 prill u bë regjistrimi i popullsisë. Aso kohe me pompozitet thuhej se regjistrimi do të bëhet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, madje edhe në veri. Në fakt, ajo çfarë ndodhi, është se regjistrimi i popullsisë nuk u bë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Pra, Qeveria sërish u dorëzua para Beogradit. Dhe, çfarë ndodhi tash, pesë vjet pas? U procedua një projektligj tjetër, siç thuhet, për komunat që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Dhe, pyetja ime është: Pse u procedua ky projektligj, do të thotë për qytetarët që janë qytetarët e Republikës së Kosovës, pra pse ata po tentohet që të duken më ndryshe ose më të veçantë nga qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës, sepse në asnjë vend të pavarur nuk ekzistojnë dy ligje për të njëjtën çështje brenda një territori të njëjtë, siç është fjala për regjistrimin e popullsisë. Madje, problemi tjetër qëndron se me këtë projektligj po i përjashtojnë nga regjistrimi shqiptarët e dëbuar dhunshëm nga pjesa veriore, kur dihet se shqiptarët e veriut kanë 16 vjet që janë përndjekur nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më asnjëherë në pronat e tyre. |
Isa Mustafa | Jo |
07/07/2016 | Financa |
Pyetja ka të bëjë me organizatat buxhetore. Gjysma e organizatave buxhetore sipas raportit të Njësisë qendrore harmonizuese kanë raportuar se ka mungesë të procedurave të brendshme, trajtim të pamjaftueshëm të konfliktit të interesit, se nuk raportohen k
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me organizatat buxhetore. Gjysma e organizatave buxhetore sipas raportit të Njësisë qendrore harmonizuese kanë raportuar se ka mungesë të procedurave të brendshme, trajtim të pamjaftueshëm të konfliktit të interesit, se nuk raportohen kënaqshëm shkeljet, se ka mungesë të përshkrimit të detyrave, madje edhe mungesë të planeve të veprimit dhe monitorimit të tyre. Këto fakte të thëna në variantin e përgjithësuar në raport dëshmojnë për një dështim rrënjësor të administrimit të shtetit dhe institucioneve të tij. Pyetja parlamentare është se në sa raste ka pasur konflikt të interesit dhe në cilat organizata buxhetore dhe në cilat organizata buxhetore nuk janë raportuar shkeljet dhe për çfarë shkelje ka qenë fjala? |
Avdullah Hoti | Po |
07/07/2016 | Financa |
Raporti i Njësisë Qendrore Harmonizuese thotë se 18, apo 31% e organizatave buxhetore nuk janë të mbuluara me auditim të brendshëm. Mes tyre edhe komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Kllokotit, Parteshit. Kjo tregon se përkundër faktit që ato marrin mjete
Lexo më shumë
Raporti i Njësisë Qendrore Harmonizuese thotë se 18, apo 31% e organizatave buxhetore nuk janë të mbuluara me auditim të brendshëm. Mes tyre edhe komunat e Zveçanit, Zubin Potokut, Kllokotit, Parteshit. Kjo tregon se përkundër faktit që ato marrin mjete nga buxheti i Kosovës, nuk e shohin të arsyeshme t’u përgjigjen kërkesave të Ministrisë së Financave dhe obligimeve ligjore për të bërë auditim të brendshëm. Pyetja është se kur e keni në plan që këto komuna, që janë komuna të Republikës së Kosovës, t’i trajtoni si të tilla, ashtu edhe sikurse komunat e tjera? |
Avdullah Hoti | Po |
22/09/2016 | Drejtësi |
Më 13 korrik të këtij viti, zonja Hoxha e ka marrë përsipër udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Në një konferencë para gazetarëve, e njëjta ka deklaruar se do të angazhohet në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe në forcimin e luftës kundër korrupsio
Lexo më shumë
Më 13 korrik të këtij viti, zonja Hoxha e ka marrë përsipër udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Në një konferencë para gazetarëve, e njëjta ka deklaruar se do të angazhohet në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pyetja parlamentare është: Çfarë ka menduar ministrja Hoxha kur ka deklaruar diçka të tillë dhe cilat do të jenë angazhimet e saj, apo çfarë saktësisht do të bëjë zonja Hoxha në këtë drejtim? |
Dhurata Hoxha | Jo |
29/09/2016 | Anti-Korrupsion |
Më 13 korrik të këtij viti e ka marrë përsipër udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Ndër të tjera, në një konferencë para gazetarëve ka deklaruar se do të angazhohet në forcimin e sistemit të drejtësisë, e po ashtu edhe në forcimin e luftës kundër korr
Lexo më shumë
Më 13 korrik të këtij viti e ka marrë përsipër udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë. Ndër të tjera, në një konferencë para gazetarëve ka deklaruar se do të angazhohet në forcimin e sistemit të drejtësisë, e po ashtu edhe në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duke pasur parasysh gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend, e po ashtu krimin e organizuar dhe korrupsionin që çdo vit po rritet, e po ashtu edhe zyrtarët e kësaj Qeverie që shumë prej tyre kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve të varfër, pyetja është se çka saktësisht ka menduar kur ka thënë diçka të tillë, apo cilat do të jenë veprimet konkrete të Ministrisë së Drejtësisë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në forcimin e sistemit të drejtësisë? |
Dhurata Hoxha | Jo |
29/09/2016 | Drejta të Njeriut |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Çfarë ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale për të mblrojtur jetën dhe shëndetin e punëtorëve në Kosovë. Sa raste abuzimi nga punëdhënësit janë dorëzuar në organet ligjzbatuese nga Inspektorë
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Çfarë ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale për të mblrojtur jetën dhe shëndetin e punëtorëve në Kosovë. Sa raste abuzimi nga punëdhënësit janë dorëzuar në organet ligjzbatuese nga Inspektorët e punës? |
Arban Abrashi | Jo |
28/10/2016 | Drejta të Njeriut |
Duke pasur parasysh faktin, që Komisioni për Legjislacion është mbikëqyrës për Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, shumë të burgosur, ndoshta jo më shumë se dy javë, më kanë kontaktuar në mënyrë që të më ankohen për dhunën psikike dhe fizike në
Lexo më shumë
Duke pasur parasysh faktin, që Komisioni për Legjislacion është mbikëqyrës për Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, shumë të burgosur, ndoshta jo më shumë se dy javë, më kanë kontaktuar në mënyrë që të më ankohen për dhunën psikike dhe fizike në Qendrën Korrektuese të Prizrenit. Ka të bëjë me dhunën psikike dhe fizike ndaj komunitetit rom. Këtë pyetje parlamentare jam munduar që ta bëj edhe diskutim në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ku ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë. Aty, në bazë të informacioneve, ministrja tha se nuk ka informacione për diçka të tillë. Po ashtu, edhe drejtori i burgjeve tha njësoj, por më thanë po ashtu, që do të informohen në qoftë se ka ndodhur diçka e tillë. Të njëjtin shqetësim e parashtroi edhe deputeti Danush Ademi. Kështu që, unë po pres nga Ministria e Drejtësisë raport me shkrim në lidhje me shqetësimet dhe ankesat e të paraburgosurve në Qendrën Korrektuese të Prizrenit, por që besoj se janë të shfaqura edhe në qendrat tjera korrektuese, sidomos komuniteti rom dhe të tjerët. |
Dhurata Hoxha | Jo |
19/01/2017 | Infrastrukturë |
Më 10 tetor 2016, si dhe më 21 tetor 2016, pra brenda 10 ditëve si pasojë e aksidenteve në rrugën magjistrale Prishtinë - Pejë, më saktësisht në pjesën mes fshatrave Miradi e Ulët dhe Vragoli të Fushë-Kosovës e kanë humbur jetën dy persona si pasojë e pl
Lexo më shumë
Më 10 tetor 2016, si dhe më 21 tetor 2016, pra brenda 10 ditëve si pasojë e aksidenteve në rrugën magjistrale Prishtinë - Pejë, më saktësisht në pjesën mes fshatrave Miradi e Ulët dhe Vragoli të Fushë-Kosovës e kanë humbur jetën dy persona si pasojë e plagëve të marra nga shtypja me makinë, njëra 15 vjeçe dhe tjetra 62. Në këtë pjesë të rrugës gjendet stacioni i autobusëve dhe banorët për t’u kthyer në fshat janë të detyruar që ta kalojnë rrugën përmes veturave. Nuk ka mbikalim, as nënkalim, e as ndonjë semafor që qytetarëve t’ua mundësojë ta kalojnë rrugën lirshëm. Prej se është lëshuar rruga në qarkullim, sipas banorëve të atjeshëm, 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shtypjes nga makinat. Pyetja ime është: A jeni të informuar për gjendjen e sigurisë në këtë rrugë, e cila kalon nëpërmes një zone të banuar dhe çka ka ndërmarrë Ministria juaj në lidhje me këtë? |
Lutfi Zharku | Po |