Pjesëmarrja në seanca plenare
71 nga 98 seanca
Rangimi: e 33-ta
Lojaliteti ndaj grupit parlamentar
51 nga 59 votime
Rangimi: e 72-ta
Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve
2 nga 2 pyetje
Rangimi: e 1-ra
Pse duhet të negociohet me Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele kur dihet që me marrëveshjen e Kumanovës të gjitha institucionet e Serbisë duhet të largohen nga teritori i Kosovës?A duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga KFOR për mos zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë?
Dialogu me Serbinë, në thelb është i padrejtë e i pabarabartë, pra i dëmshëm për Republikën e Kosovës. Njëra ndër premtimet e vazhdueshme të Qeverisë, për hyrjen në këto negociata, ka qenë shuarja e strukturave paralele dhe edhe përkundër koncesioneve të vazhdueshme në negociatat e pa kushte dhe pa parime, strukturat paralele vazhdojnë të jenë të pranishme, duke e bërë kështu jofunksional shtetin e Kosovës.
Shuarja e strukturave paralele nuk do të mund të bëhet në këto negociata dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi, vlen të përmenden këtu pazaret në Bruksel, rreth amnistimit të strukturave paralele e kriminale që i dogjën pikat kufitare dhe janë përgjegjëse për vdekjen e policit Enver Zymberi, Selver Haradinaj dhe po terrorizojnë në vazhdimësi qytetarët në atë pjesë të vendit.
Ne si subjekt politik, konsiderojmë se Kosova ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë. Pra, për një dialog të institucioneve tona, i cili është gjithëpërfshirës dhe i cili ka synim integrimin e tyre në shoqëri, në aspektin politik dhe socio-ekonomik. Kurse karshi shtetit të Serbisë është e detyrueshme që të vendosen kushte, që nënkupton dialog me parime. Bëhet fjalë për dialog i cili nuk prodhon koncesione të dëmshme për Kosovën e favore për Serbinë.
Pse keni bojkotuar komisionet parlamentare pasiqë tash deputetët e partive në pozitë nuk po trajtojnë ligjet me seriozitet?
Opozita ka nisur kundërshtimin opozitar, brenda dhe jashtë Kuvendit, që nga shtatori i vitit 2015. Në vazhdën e aksioneve dhe veprimeve politike ka qenë edhe vendimi për bojkotim të Komisioneve parlamentare.
Që nga fundi i muajit shtator, opozita e bashkuar ka marrë vendim për bojkotimin e Komisioneve parlamentare. Arsyeja kryesore për këtë është kundërshtimi i tendencës qeveritare për tu kthyer në normalitet, në kohën kur Kosova po rrezikohet nga bosnjëzimi dhe nga falja e territorit.
Komisionet parlamentare sot fatkeqësisht janë shndërruar në vegla të qeverisë, duke votuar kështu lehtësisht çfarëdo dokumenti që i serviret nga qeveria.
Komisioni për Legjislacion, është përgjegjës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dokumenteve, mirëpo i njëjti ka heshtur përball shkeljeve kushtetuese që i ka bërë Isa Mustafa me nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën” dhe kjo është për të ardhur keq dhe tregon faktin e ndërhyrjes arbitrare të qeverisë në punën e Kuvendit. Ky abuzim i qeverisë me Kuvendin dhe Komisionet parlamentare duhet të ndërpritet por kjo asnjëherë nuk mund të arrihet me një qeveri që po e pengon punën e Kuvendit dhe ka kap pothuajse secilin institucion të pavarur.
Nuk duhet të ketë tendencë për kthim në normalitet, kësisoj nuk duhet të thirren as mbledhjet e Komisioneve parlamentare dhe as mbledhjet e seancave plenare.
Ne jemi të vetëdijshëm që mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë humbur seriozitetin për shkak të mungesës së opozitës në mbledhjet e komisioneve mirëpo ne nuk mund të heshtim, e as të bëhemi pjesë e komisioneve që po keqpërdoren nga qeveria jokushtetuese.
LVV