Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Infrastrukturë |
Në medie është njoftuar se rrugën Viti - Gërlicë dhe Viti - Kllokot e keni futur në kuadër të zërit buxhetor, për rivitalizim të infrastrukturës rrugore. A është kjo e vërtetë dhe çka nënkupton, sipas jush, fjala “revitalizim”? Përmirësim baz
Lexo më shumë
Në medie është njoftuar se rrugën Viti - Gërlicë dhe Viti - Kllokot e keni futur në kuadër të zërit buxhetor, për rivitalizim të infrastrukturës rrugore. A është kjo e vërtetë dhe çka nënkupton, sipas jush, fjala “revitalizim”? Përmirësim bazik të rrugës, apo vetëm mbyllje të gropave? |
Lutfi Zharku | Po |
25/06/2015 | Bujqësi dhe Blegtori |
Pyetja ime ka të bëjë rreth cilësisë së grurit të importuar nga Serbia. Deshëm tëdimë nëse kryeministri ka ndërmarrë diçka pas publikimit të raportit që ka bërë KomisioniParlamentar për Bujqësi dhe Mjedis?- sepse fillimisht kur u bë publik skandali rreth
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë rreth cilësisë së grurit të importuar nga Serbia. Deshëm të dimë nëse kryeministri ka ndërmarrë diçka pas publikimit të raportit që ka bërë Komisioni Parlamentar për Bujqësi dhe Mjedis?- sepse fillimisht kur u bë publik skandali rreth grurit të importuar, kryeministri doli këtu në Kuvendin e Kosovës dhe deklaroi se do ta formojë një komision profesional që do të merret me këtë çështje, e deri më tani nuk dimë nëse ka ndërmarrë diçka. Mendojmë se çështja është shumë e ndjeshme, sepse kemi të bëjmë me një mospërputhje të madhe të informacioneve ndërmjet Agjencisë së Ushqimit, ndërmjet Doganës së Kosovës, Institutit Bujqësor të Pejës dhe kompanisë importuese. Kemi të bëjmë diku me nja 10 mijë tonë grurë, që është futur në Kosovë, domethënë si grur për ushqimin e kafshëve pa TVSH, dhe normalisht që kjo e dëmton shumë Buxhetin e Kosovës, por normalisht e dëmton edhe prodhimin vendor të grurit në Kosovë. |
Isa Mustafa | Jo |
30/07/2015 | Mjedis |
Cka keni ndërmarrë deri më tash rreth zgjidhjes së problemit me lumin Morava, i cili në Komunën e Vitisë është duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme fermerëve dhe ekonomive familjare nga vërshimet të cilat bëhen për shkak të dëmtimit dhe ngushtimit të
Lexo më shumë
Cka keni ndërmarrë deri më tash rreth zgjidhjes së problemit me lumin Morava, i cili në Komunën e Vitisë është duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme fermerëve dhe ekonomive familjare nga vërshimet të cilat bëhen për shkak të dëmtimit dhe ngushtimit të shtratit të lumit Morava? |
Ferid Agani | Po |
16/06/2016 | Infrastrukturë |
Zoti ministër, çështja është se unë këtu po i sjell shqetësimet e qytetarëve të komunës së Vitisë për faktin se ata nuk janë të kyçur në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, por duhet nga pika e Grizës të kthehen diku rreth 3 kilometra. Dhe pyetja, zot
Lexo më shumë
Zoti ministër, çështja është se unë këtu po i sjell shqetësimet e qytetarëve të komunës së Vitisë për faktin se ata nuk janë të kyçur në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit, por duhet nga pika e Grizës të kthehen diku rreth 3 kilometra. Dhe pyetja, zoti ministër është si është e mundur që një komunë, e cila i ka rreth 60 mijë banorë dhe i ka rreth 40 fshatra të mos ketë kyçje, kur dihet se autostrada është ndërtuar, dhe themi se do të shpenzohen 600 milionë euro dhe gjithnjë arsyetohet se autostrada do të jetë në interes të qytetarëve, ndërkaq një komunë e cila i ka rreth 40 fshatra nuk ka kyçje? |
Lutfi Zharku | Po |
07/07/2016 | Bujqësi dhe Blegtori |
Vitin e kaluar një kompani private, duke e shkelur legjislacionin për doganat u ka ikur detyrimeve doganore. Konkretisht kemi të bëjmë me futjen e grurit, i cili në dokumente është shënuar si grurë për ushqimin e kafshëve, ndërkaq Komisioni për Bujqësi,
Lexo më shumë
Vitin e kaluar një kompani private, duke e shkelur legjislacionin për doganat u ka ikur detyrimeve doganore. Konkretisht kemi të bëjmë me futjen e grurit, i cili në dokumente është shënuar si grurë për ushqimin e kafshëve, ndërkaq Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor e ka monitoruar këtë çështje, ndërsa rekomandimet janë miratuar edhe në Kuvend, që kryeministri Isa Mustafa të raportojë brenda 6 muajve për masat e ndërmarra dhe tashmë është bërë një vit nga 4 qershori i vitit të kaluar që është miratuar në Kuvend, dhe kryeministri nuk ka raportuar se çfarë masash ka ndërmarrë. Pra, pyetja është konkrete për kryeministrin: Zoti kryeministër, a mund të na tregoni se cilat veprime janë ndërmarrë deri tani, meqë Komisioni Doganor i Kosovës ka vërtetuar se kjo kompani ka futur grurë për ushqim të njerëzve, e jo për ushqim të kafshëve dhe e ka dënuar këtë kompani diku me 550.000 euro, mirëpo në këtë proces janë kyçur edhe institucionet e tjera, sidomos Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës, e cila është nën përgjegjësinë apo nën kontrollin e Kryeministrisë. Unë mendoj se Agjencia e Ushqimit është nga agjencitë më të rëndësishme për vendin, madje më e rëndësishme edhe se Agjencia i Inteligjencës dhe Kryeministria nuk po merret fare me këtë agjenci, e cila i kontrollon të gjitha ushqimet që hyjnë nga importet e vendeve të tjera dhe kryesisht nga Serbia. |
Isa Mustafa | Jo |
29/09/2016 | Mjedis |
Para disa ditësh Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me kërkesën e banorëve e vizitoi Hade për t’u njoftuar më mirë për problemet dhe vështirësitë, që kanë këta banorë për të jetuar në këtë fshat, si pasojë e veprimev
Lexo më shumë
Para disa ditësh Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me kërkesën e banorëve e vizitoi Hade për t’u njoftuar më mirë për problemet dhe vështirësitë, që kanë këta banorë për të jetuar në këtë fshat, si pasojë e veprimeve të KEK-ut, për të mihur sipërfaqet e tokës së tyre, për eksploatimin e thëngjillit. Pluhuri, zhurma e makinave të rënda, mungesa e rrugëve, e kanalizimit, por edhe rreziku për të rrëshqitur komplet fshati Hade në gropën e mihjes e bëjnë të pamundur jetën e banorëve të mbetur në atë fshat, të cilëve në fillim, sipas planit strategjik të zhvillimit të punëve, ky fshat është dashur komplet të zhvendoset në Lagjen e Re në Shkabaj, por kjo gjë nuk po ndodh për shkak të devijimit të planit nga KEK-u, gjegjësisht nga Qeveria. Zoti kryeministër, A e keni vizituar ju ndonjëherë fshatin Hade dhe fshatrat tjera përreth, aty ku eksploatohet thëngjilli, për të parë se në çfarë kushte mizore jetojnë këta banorë të komunës së Obiliqit dhe, nëse jeni marrë me këtë problematikë, kur mendoni t’i zhvendosni banorët e mbetur në këtë fshat? Në bazë të fjalëve të banorëve, përfaqësuesve të fshatit, ju e dini se ka qenë një marrëveshje që komplet fshati Hade të shpërngulet prej aty dhe më vonë KEK-u, sigurisht edhe me pajtimin tuaj si Qeveri, e keni devijuar planin për arsye të panjohura dhe i keni larguar vetëm nga lagjja Shala, ndërkaq, rrugës përpjetë, ku është lagjja Grajçevci, mandej lagjja Mirena, kanë mbetur në fshat. Pse e keni devijuar planin, banorët po pyesin? Ata thonë gjithçka, por arsyet nuk po i dinë të sakta dhe, zoti kryeministër, është mirë të shkoni ta vizitoni këtë fshat, sepse gjendja kështu e 18 banorëve është shumë e rëndë, ndotja e mjedisit të ambientit është tepër e madhe. Dhe, sipas disa të dhënave nga kryetari i Komunës së Obiliqit, thotë se rregullatorët tregojnë se ndotja e ambientit tejkalon diku për 30-fish parametrat e standardeve të lejuara për kushtet e ambientit. |
Isa Mustafa | Po |
22/09/2016 | Bujqësi dhe Blegtori |
(Pyetje parlamentare me shkrim për përgjigjje me gojë)
Që nga pranvera, në Kosovë, është paraqitur sëmundja gungore e gjedheve që në shumicën e rasteve shkaktonte ngordhjen e tyre duke u shkaktuar fermerëve dëme të konsiderueshme ekonomike. AVUK-u që
Lexo më shumë
(Pyetje parlamentare me shkrim për përgjigjje me gojë) Që nga pranvera, në Kosovë, është paraqitur sëmundja gungore e gjedheve që në shumicën e rasteve shkaktonte ngordhjen e tyre duke u shkaktuar fermerëve dëme të konsiderueshme ekonomike. AVUK-u që është nën kompetencën e Kryeministrisë nuk ka reaguar me kohë as në shërimin e lopëve as vaksinimin e tyre për të parnadaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit që shkakton kjo sëmundej. Z.ministër, a keni planifikuar ti kompenzoni fermerët për për gjedhet e ngordhura, nëse po, sa do të paguani për një gjedhe dhe sa do të jetë kompenzimi? |
Blerand Stavileci | Jo |
28/10/2016 | Energji |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Z.Kryeministër, është raportuar ditë më parë se ju, Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues të kompanisë austriake “Kelkos Energy” keni zhvilluar një takim të fshehtë larg opinionit. Siç
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Z.Kryeministër, është raportuar ditë më parë se ju, Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues të kompanisë austriake “Kelkos Energy” keni zhvilluar një takim të fshehtë larg opinionit. Siç besohet në takim keni diskutuar për projektin e kompanisë austriake për ndërtimin e pesë njësive gjeneruese për prodhimin e rreth 60 megavat energji elektrike në Lumbardh. Pyetja ime z.Kryeministër është, a mund të tregoni më hollësisht rreth zhvillimit të këtij takimi dhe a konsideroni se me këtë takim jemi duke favorizuar një kompani private që bie ndesh me konkurrencën e lirë dhe njëkohësisht jeni duke anashkaluar gjithë opinionin publik, qytetarët dhe organizatat joqeveritare? |
Isa Mustafa | Jo |
09/02/2017 | Bujqësi dhe Blegtori |
Kohët e fundit në media, por edhe në Komisionin Parlamentar për Bujqësi janë ankuar fermerët, të cilët po kultivojnë mjedrën se materiali fidanor i importuar ka qenë i infektuar me kancer të bimëve. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka dështuar në kont
Lexo më shumë
Kohët e fundit në media, por edhe në Komisionin Parlamentar për Bujqësi janë ankuar fermerët, të cilët po kultivojnë mjedrën se materiali fidanor i importuar ka qenë i infektuar me kancer të bimëve. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës ka dështuar në kontrollin e këtyre bimëve, duke lejuar hyrjen e 450 mijë fidanëve të importuara nga një kompani kosovare, e që u janë shitur kultivuesve të mjedrës, duke u shkaktuar këtyre dëme të konsiderueshme materiale. Pyetja është: Me që dëmet materiale të fermerëve janë të mëdha, çka keni ndërmarrë apo çka do të ndërmerrni që këta fermerë të mos dorëzohen, por të vazhdojnë ta kultivojnë mjedrën më tutje si dhe a do të ndihmoni fermerët që pësuan dëme nga bora dhe era e fortë, sidomos në komunën e Vitisë, konkretisht në fshatin Gërmov të Vitisë, ku u shkaktua një serë prej 20 ari tërësisht? |
Memli Krasniqi | Jo |
09/02/2017 | Bujqësi dhe Blegtori |
Ky vit ka qenë njëri ndër vitet më të vështira për fermerët kosovarë. Çmimet e ulëta të drithërave, grurit dhe misrit, por edhe të produkteve të tjera bujqësore me origjinë bimore dhe shtazore po e shkatërrojnë prodhimin vendor, duke rrezikuar që
Lexo më shumë
Ky vit ka qenë njëri ndër vitet më të vështira për fermerët kosovarë. Çmimet e ulëta të drithërave, grurit dhe misrit, por edhe të produkteve të tjera bujqësore me origjinë bimore dhe shtazore po e shkatërrojnë prodhimin vendor, duke rrezikuar që sipërfaqet bujqësore të mbesin djerrina, në pamundësi për t’i përballuar importit. Pra, duke pasur parasysh koston e lartë të prodhimit bujqësor në Kosovë dhe importin e pakontrolluar të produkteve bujqësore, bujqësi si degë e ekonomisë rrezikon të shkatërrohet tërësisht, duke dëmtuar kështu ekonominë e vendit tonë. \ Pyetja është: A je në dijeni për këtë gjendje të rëndë në sektorin e drithërave dhe, nëse po, a jeni duke ndërmarrë diçka që kjo gjendje të përmirësohet? |
Memli Krasniqi | Jo |