Zoti ministër, me Ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2013-2014 ka përfunduar së ekzistuari klasa e 13-të dhe për pasojë ka mbetur një numër i mësimdhënësve të pasistemuar. Është një fatbardhësi se të gjitha komunat e Kosovës kanë
Lexo më shumë
Zoti ministër, me Ligjin për arsimin parauniversitar, në vitin shkollor 2013-2014 ka përfunduar së ekzistuari klasa e 13-të dhe për pasojë ka mbetur një numër i mësimdhënësve të pasistemuar. Është një fatbardhësi se të gjitha komunat e Kosovës kanë bërë sistemimin e mësimdhënësve, sepse kanë pasur edhe buxhet, por kemi probleme me komunën e Lipjanit. A jeni të informuar dhe çka mund të ndërmarrë Ministria e Arsimit që deri më tash ende nuk ka përfunduar ky proces i mësimdhënësve?
Show less...
Arsim Bajrami
Po
22/09/2016
Shëndetësi
Pyetja ka të bëjë me sigurimet shëndetësore dhe t’ia kujtoj Kabinetit qeveritar se sigurimet shëndetësore kanë qenë edhe premtim elektoral i dy partive në koalicion dhe tashmë jemi në fund të vitit 2016 dhe duam të dimë, edhe ne si deputetë, por ed
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me sigurimet shëndetësore dhe t’ia kujtoj Kabinetit qeveritar se sigurimet shëndetësore kanë qenë edhe premtim elektoral i dy partive në koalicion dhe tashmë jemi në fund të vitit 2016 dhe duam të dimë, edhe ne si deputetë, por edhe qytetarët e Kosovës, se kur mund të realizohen sigurimet shëndetësore?
Show less...
Imet Rrahmani
Jo
29/09/2016
Shëndetësi
Pyetja ime për Ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me sigurimet shëndetësore. Kemi edhe premtim elektoral, por edhe në Programin qeveritar parashihet implementimi i sigurimeve shëndetësore dhe desha të di se deri ku kanë arritur përgatitjet dhe kur mund
Lexo më shumë
Pyetja ime për Ministrinë e Shëndetësisë ka të bëjë me sigurimet shëndetësore. Kemi edhe premtim elektoral, por edhe në Programin qeveritar parashihet implementimi i sigurimeve shëndetësore dhe desha të di se deri ku kanë arritur përgatitjet dhe kur mund të presin qytetarët se do të fillojë realizimi i sigurimeve shëndetësore në Kosovë.
Për t’u realizuar ligji dhe sigurimet shëndetësore është e domosdoshme që ta kemi në rregull sistemin e informimit shëndetësor. Zoti ministër, tash nëpër qendra të mjekësisë familjare shihet një farë informacioni se ka filluar implementimi i sistemit të informimit shëndetësor, gjë që sipas njohurive të mia, kjo çështje ka 22 filluar menjëherë pas luftës, por kur nuk ka arritur që të ketë një data bazë të saktë sa i përket sistemit të informimit shëndetësor. Si është çështja, apo si është gjendja me sistemin e informimit shëndetësor që është domosdoshmëri paraprakisht që ta kemi në rregull.
Show less...
Imet Rrahmani
Po
29/09/2016
Infrastrukturë
Zoti ministër, pyetja ime ka të bëjë me një çështje që po shkakton probleme në komunikacion dhe rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e vetë vozitësve. Shumë rrugë rajonale dhe magjistrale në Kosovë në kohën e të reshurave shndërrohen
Lexo më shumë
Zoti ministër, pyetja ime ka të bëjë me një çështje që po shkakton probleme në komunikacion dhe rrezik potencial për sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e vetë vozitësve. Shumë rrugë rajonale dhe magjistrale në Kosovë në kohën e të reshurave shndërrohen në ujëmbledhës. A e keni vërejtur këtë dukuri dhe a keni planifikuar të ndërmerrni diçka që rrugët të jenë të pastra edhe në kohën e të reshurave?