Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/01/2015 | Sociale |
Pyetja ime lidhet me viktimat e luftës, dhunës seksuale gjatë luftës, në fakt, me implementimin eLigjit i cili njeh statusin epersonave të dhunuar gjatë luftës, pa dashur të bie nëpërsëritje, dua ta pyes ministrin, duke qenë se ligji parashikonte që akte
Lexo më shumë
Pyetja ime lidhet me viktimat e luftës, dhunës seksuale gjatë luftës, në fakt, me implementimin e Ligjit i cili njeh statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, pa dashur të bie në përsëritje, dua ta pyes ministrin, duke qenë se ligji parashikonte që aktet nënligjore dhe krijimi i komisionit të bëheshin brenda 6 muajsh pas miratimit të ligjit, do të doja ta pyesja ministrin nëse rregullorja ose aktet nënligjore që tashmë kanë filluar t’i hartojnë kanë filluar nga ai, apo kanë qenë të përgatitura dhe kur parashihet që të përfundojë kjo punë, në mënyrë që ta fillojë punën edhe komisioni dhe identifikimi i grave, dhe duke qenë se ato janë në gjendje të mjerueshme, të përfitojnë sa më shpejt nga buxheti i miratuar për to pikërisht në vitin e kaluar. |
Arban Abrashi | Po |
26/02/2015 | Kulturë |
Gjatë periudhës së luftës, përveç krimeve të tjera, Serbia ka grabitur një pjesë të artefakteve që janë pjesë e kulturës shpirtërore të popullit të Kosovës, janë 1244 artefakte arkeologjike e etnografike që prej viteve 98-99 mbahen në mënyrë të padrejtë
Lexo më shumë
Gjatë periudhës së luftës, përveç krimeve të tjera, Serbia ka grabitur një pjesë të artefakteve që janë pjesë e kulturës shpirtërore të popullit të Kosovës, janë 1244 artefakte arkeologjike e etnografike që prej viteve 98-99 mbahen në mënyrë të padrejtë në Beograd. Megjithëse është folur shpesh për këtë çështje, megjithatë takimet e shumta dhe marrëveshjet e shumta mes të Kosovës dhe Serbisë duket se kjo e fundit asnjë gurë nuk e ka lëvizur në drejtim të kthimit të tyre në Kosovë, kthimi natyrisht që duhet të bëhet pa asnjë kusht pasi bëhet fjalë për grabitje të pastër dhe nuk ka çfarë të negociohet. Nga ana tjetër, qarkullojnë informata se kjo temë do të jetë në agjendën e bisedimeve të ardhshme në Bruksel. |
Kujtim Shala | Po |
26/02/2015 | Bujqësi dhe Blegtori |
Në pranverën e vitit 2014, vërshimet kanë dëmtuar shumë prodhimet bujqësore, konkretisht në rajonin e Mitrovicës, këto vërshime kanë dëmtuar kultivimin e patates. Komisionet vlerësuese kanë shkuar në terren dhe kanë bërë punën e tyre, pra vlerësimin e dë
Lexo më shumë
Në pranverën e vitit 2014, vërshimet kanë dëmtuar shumë prodhimet bujqësore, konkretisht në rajonin e Mitrovicës, këto vërshime kanë dëmtuar kultivimin e patates. Komisionet vlerësuese kanë shkuar në terren dhe kanë bërë punën e tyre, pra vlerësimin e dëmeve, mirëpo bujqit deri tani nuk janë kompensuar për këto humbje edhe pse ky ka qenë premtimi i Qeverisë. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se do t’i kompensojë nga 10 deri në 50% të dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet. |
Memli Krasniqi | Po |
12/02/2015 | Tregti |
A jeni në dijeni se ndonjë kompani e Kosovës ka krijuar monopolnë treg duke ua imponuar bujqve që t’ia shesin vetëm asaj patatet me çmime tepër tëulëta, madje nën koston e prodhimit, në mënyrë që kjo kompani ta eksportojë vetë nëTurqi këtë mall?
A jeni në dijeni se ndonjë kompani e Kosovës ka krijuar monopol në treg duke ua imponuar bujqve që t’ia shesin vetëm asaj patatet me çmime tepër të ulëta, madje nën koston e prodhimit, në mënyrë që kjo kompani ta eksportojë vetë në Turqi këtë mall? |
Hikmete Bajrami | Po |
12/02/2015 | Drejtësi |
Kanë kaluar 15 vjet dhe Qeveria e Kosovës dhe as Kuvendi nuk ka bërë një ligj që do të rregullonte statusin juridik të bashkësive fetare në Kosovë. Ndërkohë, që në Ligjin për regjistrimin e OJQ-ve ju është pamundësuar regjistrimi si të tilla, bashkësitë
Lexo më shumë
Kanë kaluar 15 vjet dhe Qeveria e Kosovës dhe as Kuvendi nuk ka bërë një ligj që do të rregullonte statusin juridik të bashkësive fetare në Kosovë. Ndërkohë, që në Ligjin për regjistrimin e OJQ-ve ju është pamundësuar regjistrimi si të tilla, bashkësitë fetare funksionojnë jashtë ligjit. Kjo situatë u ka dhënë mundësi grupeve të ndryshme të keqpërdorin lirinë e besimit të garantuar me Kushtetutën e Kosovës e po kështu, i ka vënë në vështirësi vetë institucionet fetare, pasi nuk kanë se si të mbrohen nga ideologjitë e rrezikshme, që bien në kundërshtim me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Pyetja parlamentare për ministrin e Drejtësisë - Kur pritet ta sillni ligjin, që do të rregullojë këtë fushë, duke pasur parasysh se në mandatin e kaluar ka pasur një përpjekje, por vetë ministri ka thënë se projektligji po shqyrtohej nga Komisioni Evropian? |
Hajredin Kuçi | Jo |
05/02/2015 | Mjedis |
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është menaxhuese dhe ekzekutuese e Memorialit “Heroinat”, që i kushtohet kontributit të grave të dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fakt, ka kaluar shumë kohë, që kur do të duhej të isht
Lexo më shumë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është menaxhuese dhe ekzekutuese e Memorialit “Heroinat”, që i kushtohet kontributit të grave të dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në fakt, ka kaluar shumë kohë, që kur do të duhej të ishte përfunduar dhe vendosur ky memorial në vendin e caktuar, që i është ndarë, por për arsye tërësisht burokratike kjo nuk ka ndodhur. |
Ferid Agani | Po |
16/04/2015 | Administratë |
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, një OJQ me kredibilitet dhe pjesë e asociacioneve ndërkombëtare të së njëjtës fushë, është ankuar për ndërhyrje flagrante në çështje të brendshme të organizatës nga ana e Ministrisë suaj.
Përse MAP ka ndërhyrë në pu
Lexo më shumë
Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, një OJQ me kredibilitet dhe pjesë e asociacioneve ndërkombëtare të së njëjtës fushë, është ankuar për ndërhyrje flagrante në çështje të brendshme të organizatës nga ana e Ministrisë suaj. |
Mahir Yağcılar | Po |
10/03/2016 | Siguri |
Pyetja ka të bëjë me pezullimin nga puna të dy policëve të Kosovës për shkak se ata e kanë kryer detyrën. Policët Nazmi Jahiri dhe Ever Sejfullahu janë emrat e policëve në fjalë që janë pezulluar për shkak se e kanë shqiptuar një gjobë ndaj një veture të
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me pezullimin nga puna të dy policëve të Kosovës për shkak se ata e kanë kryer detyrën. Policët Nazmi Jahiri dhe Ever Sejfullahu janë emrat e policëve në fjalë që janë pezulluar për shkak se e kanë shqiptuar një gjobë ndaj një veture të parkuar në një vend të ndaluar në qytetin e Prizrenit, e cila i përkiste ministrit pa protokoll, zotit Rasim Demiri. Është evidente se influenca e ministrit në Policinë e Rajonit të Prizrenit ka ndikuar që policët në vend që të falënderohen për punën që e kanë bërë duke i trajtuar edhe zyrtarët si qytetarë të barabartë me të tjerët të ndëshkohen. |
Skënder Hyseni | Po |
10/03/2016 | Arsim |
Para pak ditësh, Serbia ka vendosur që t’i kthejë në Kosovë kamionët e mbushur me libra shqip të dedikuar për shkollat shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhuratë e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Në fakt, këto libra kishin qëndruar në kufi
Lexo më shumë
Para pak ditësh, Serbia ka vendosur që t’i kthejë në Kosovë kamionët e mbushur me libra shqip të dedikuar për shkollat shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhuratë e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Në fakt, këto libra kishin qëndruar në kufi që prej 7 muajsh në pritje të përgjigjes së autoriteteve serbe. Në anën tjetër, Serbia asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pengesë që të sjellë në Kosovë libra në gjuhën serbe për shkollat serbe në Kosovë, edhe pse shpesh planprogramet e tyre bien ndesh me ato të miratuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, veçanërisht për mënyrën se si e trajtojnë historinë dhe disa lëndë të tjera shoqërore. Vetëm një muaj më parë, Kosova e pranoi një kontingjent librash në gjuhën serbe për shkollat dhe bibliotekat në Mitrovicën e Veriut. |
Arsim Bajrami | Po |
24/03/2016 | Drejta të Njeriut |
Tashmë u bënë 17 vjet që ka përfunduar lufta në Kosovë dhe çështja e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia asnjëherë nuk është shtruar në tryezën e bisedimeve me këtë shtet. Kjo temë do të përfshinte shumë aspekte, që nga shkatërrimi i pronave deri
Lexo më shumë
Tashmë u bënë 17 vjet që ka përfunduar lufta në Kosovë dhe çështja e kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia asnjëherë nuk është shtruar në tryezën e bisedimeve me këtë shtet. Kjo temë do të përfshinte shumë aspekte, që nga shkatërrimi i pronave deri te kompensimi i jetëve të humbura, pra dëmshpërblimi i familjarëve të atyre që janë vrarë dhe zhdukur nga Serbia, dëmshpërblimi i personave apo familjarëve të atyre që janë mbajtur politikisht nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, dëmshpërblimi i grave të dhunuara gjatë luftës, çështja e personave të zhdukur, përfshirë edhe kthimin e të zhvendosurve. Natyrisht këtu duhet të futen të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë viteve të aparteidit të viteve të ‘90-ta, si dëmshpërblimi për investime të humbura në periudhën e okupimit, për humbjet e pagave të personave të përjashtuar nga puna për shkak të përkatësisë kombëtare, për shkatërrimin e sistemit pensional bankar dhe plaçkitjen e kursimeve, për kthimin e kursimeve bankare, dëmet e luftës në pronën publike dhe private dhe objektet e trashëgimisë kulturore dhe një sërë çështjesh të tjera. Prandaj, i nderuar kryeministër, a keni në plan që në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në nivel kryeministrash në përputhje me të drejtën dhe konventat ndërkombëtare të kërkoni nga Serbia reparacione të luftës, disa nga të cilat i përmenda më lart? Siç e thashë, kanë kaluar shumë vite pra që kur ka përfunduar lufta dhe unë si deputete nuk jam e informuar në fakt së paku nga shteti i Kosovës nëse janë bërë vlerësimet deri tani për këto dëme të luftës, domethënë jo nga kjo Qeveri, por ju mund t’i keni trashëguar edhe nga Qeveria e kaluar se çfarë ka ndodhur me vlerësimet, a janë bërë vlerësimet dhe sa mund të jenë këto vlerësime, apo pritet që të krijohen komisione të tjera për t’i dhënë saktësisht këto dëme, të cilat Serbia duhet t’ia kompensojë Kosovës? |
Isa Mustafa | Po |
18/05/2016 | Punë të Brendshme |
Rreth një vit më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky ligj, me rëndësi strategjike që synon të parandalojë të rinjtë e Kosovës në marrjen pjesë në luftëra të huaja
Lexo më shumë
Rreth një vit më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky ligj, me rëndësi strategjike që synon të parandalojë të rinjtë e Kosovës në marrjen pjesë në luftëra të huaja apo të bashkohen me organizata terroriste, si dhe ndëshkon ata që kthehen, u miratua me vonesë mirëpo ka filluar të implementohet dhe një vit është kohë e mjaftueshme për të marrë edhe rezultatet e para, për të parë se si është zbatuar, prandaj pyetja ime për ministrin e Brendshëm është kjo: A ka ndikuar ky ligj në zvogëlimin e numrit të të rinjve nga Kosova që i janë bashkuar luftës në Siri apo në atë rajon, apo janë bërë anëtarë të ISIS-it? Nëse po, cilat janë shifrat? Nëse jo, po ashtu, na duhet përgjigjja. |
Skënder Hyseni | Jo |
09/06/2016 | Punë të Brendshme |
U bë më shumë se sa një vit që është miratuar Ligji për ndalimin ose parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të shtetit të Kosovës në luftëra jashtë vendit, pra për bashkimin në këto luftëra dhe besoj që është kohë e mjaftueshme për të parë se si është
Lexo më shumë
U bë më shumë se sa një vit që është miratuar Ligji për ndalimin ose parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të shtetit të Kosovës në luftëra jashtë vendit, pra për bashkimin në këto luftëra dhe besoj që është kohë e mjaftueshme për të parë se si është zbatuar ky ligj, çfarë ka shkaktuar, domethënë a ka përmirësim të gjendjes, sepse ky ligj është bërë për të sanksionuar një fenomen jashtëzakonisht negativ që lidhet me bashkimin në organizata terroriste, siç është ISIS-i, të disa qytetarëve të Kosovës. Pra, çfarë ka prodhuar ky ligj? |
Skënder Hyseni | Po |