Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Energji |
Qeveria e Republikës së Kosovës, më 19 dhjetor të vitit të kaluar, e ka hapur ofertën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, nëpërmjet tenderit si rezultoi të jetë vetëm një burimor. Që prej atij momenti asnjë informatë zyrtarisht nuk
Lexo më shumë
Qeveria e Republikës së Kosovës, më 19 dhjetor të vitit të kaluar, e ka hapur ofertën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, nëpërmjet tenderit si rezultoi të jetë vetëm një burimor. Që prej atij momenti asnjë informatë zyrtarisht nuk është publikuar nga Qeveria, mirëpo nga çfarë është kuptuar ose siç është raportuar për këtë projekt nga mediat, duket se projekti do të jetë plotësisht në pronësi private duke përjashtuar ashtu tërësisht interesin publik të Kosovës nga një projekt madhor që pritet të ndërtohet në Kosovës. Sipas këtij projekti, thëngjilli i Kosovës, toka, uji e ajri do të shfrytëzohen për përfitime private, ndërsa publikut do t ‘i bie barra për sanimin e mjedisit, shërimin e sëmundjeve që shkaktohen nga ndotja në varfërimin e mëtejmë nga humbja e një potenciali të madh për nxitje të zhvillimit ekonomik. Logjika e njëjtë që është përdorur deri tash, privatizim i përfitimeve dhe nacionalizim i humbjeve. Është 36 raportuar po ashtu që i tërë projekti do të kushtojë afërsisht 1 miliard dollarë, çmim ky që do të duhej ta mbulonte instalimin e dy njësive gjeneruese të cilat bashkë do të prodhonin energji diku prej 600 megavatesh ose pak më tepër. Ky çmim është shumë i lartë, shumë më i lartë se sa ato që janë projektuar më parë, sipas te cilave llogaritet se një megavat orë përafërsisht kushton afër 1 milion dollarë. |
Blerand Stavileci | Jo |
12/03/2015 | Metalurgji |
Më 21 janar, zoti kryeministër, siç ju kujtohet, minatorët e “Trepçës” e pezulluan grevën e tyre, me kushtin që pas një muaji, Qeveria e Republikës së Kosovës të sjellë ligjin, që do të merret me “Trepçën” dhe me të cilin ata të p
Lexo më shumë
Më 21 janar, zoti kryeministër, siç ju kujtohet, minatorët e “Trepçës” e pezulluan grevën e tyre, me kushtin që pas një muaji, Qeveria e Republikës së Kosovës të sjellë ligjin, që do të merret me “Trepçën” dhe me të cilin ata të paktën, e kanë ndërprerë grevën duke shpresuar se do të përmbushet një kërkesë e vetme, që e kanë pasur në atë grevë, e ajo është që “Trepça” të shndërrohet në ndërmarrje publike. |
Isa Mustafa | Po |
30/07/2015 | Energji |
Pyetja e parë ka të bëjë me rindërtimin ose dekomisionimin e Kosovës A, e cila është temëaktuale edhe sot e kësaj dite edhe ka qenë për një kohë të gjatë siç e dinë të gjithë për një kohët të caktuar Kosova ka hyrë në një zotim me sekretariatin për energ
Lexo më shumë
Pyetja e parë ka të bëjë me rindërtimin ose dekomisionimin e Kosovës A, e cila është temë aktuale edhe sot e kësaj dite edhe ka qenë për një kohë të gjatë siç e dinë të gjithë për një kohët të caktuar Kosova ka hyrë në një zotim me sekretariatin për energji për rajonin që Kosova ose termocentral të dekomisionohet më së voni në vitin 2017 gjë që është edhe jo realiste dhe aspak në interes të Kosovës sot duke pasur parasysh se çfarë gjendje kemi me furnizimin me energji elektrike. Natyrisht situata energjike në vend as për së afërmi nuk na e krijon komoditetin që ta neglizhojmë këtë çështje, pra edhe siç ndodh te termocentralin Kosova A. Dekomisionimi i A-së do ta fillonte edhe më tutje krizën energjetike edhe varësinë nga eksporti që po e shohim të ndodh viteve të fundit veçanërisht. Në këtë drejtim kompania gjermane “Bil Finger” ka kohë që ka paraqitur një propozim për rindërtimin e termocentralit Kosova A. Ky propozim do t’ia ngriste ndjeshëm kapacitetet gjeneruese KEK-ut dhe po aq me rëndësi do ta mbante këtë tërësisht në pronësi publike. Pra, përkundër asaj që shpeshherë është spekuluar në media ose është keqinterpretuar në media se do të jetë investim gjerman, nuk është investim gjerman ky do të jetë investim publik i Kosovës edhe natyrisht teknologjia do të jetë e “Bill Finger” po çka është shumë me rëndësi një termocentral plotësisht i rindërtuar, i rivitalizuar do të mbetej në pronësi publike të Kosovës dhe gjendja me furnizimin me energji elektrike do të ishte e përmirësuar ndjeshëm për një kohë shumë më të shkurtër se sa do të merrte termocentrali Kosova e Re ose propozimi tjetër. |
Blerand Stavileci | Jo |
30/07/2015 | Energji |
A mund të na tregoni se kush e mbulon dallimin në mes çmimit të shitjes së megabajtit nga Kosova e Re dhe çmimit të blerjes nga KEDS-i? Duke pasur parasysh që çmimi i cili është përllogaritur nga Banka Botërore që do të rezultojë nga gjeneruesi i ri, pra
Lexo më shumë
A mund të na tregoni se kush e mbulon dallimin në mes çmimit të shitjes së megabajtit nga Kosova e Re dhe çmimit të blerjes nga KEDS-i? Duke pasur parasysh që çmimi i cili është përllogaritur nga Banka Botërore që do të rezultojë nga gjeneruesi i ri, pra termocentrali Kosova e Re nuk do ta ketë të mundur të jetë më pak se 80 euro por vetëm për mbi 80 euro, ndërkohë që deri tash KEDS-i pra nga KEK-u, pra nga operatori publik megabajti për energji elektrike e paguajnë jo më shumë se 27 euro. |
Blerand Stavileci | Jo |
29/09/2016 | Metalurgji |
E shtroj pyetjen për “Trepçën”. Pra, unë dua të di, jo vetëm kur do ta sjellin ligjin, se atë e tregoi pak a shumë Isa Mustafa, po më mirë të them: A do të bëhet “Trepça” ndërmarrje publike siç ishte ideja në janar 2015?
Së par
Lexo më shumë
E shtroj pyetjen për “Trepçën”. Pra, unë dua të di, jo vetëm kur do ta sjellin ligjin, se atë e tregoi pak a shumë Isa Mustafa, po më mirë të them: A do të bëhet “Trepça” ndërmarrje publike siç ishte ideja në janar 2015? Së pari nuk mund të procedohet sipas rregullave, sepse Rregullorja e Kuvendit thotë që ka afat dy muaj për t’u trajtuar një ligj ashtu siç e do rendi, ndërkohë që ne e kemi vetëm një muaj, siç thatë ju, pra që ligji të hyjë në fuqi para 2 nëntorit, atëherë e kemi më pak se një muaj që ta trajtojmë në Kuvend. 28 Në anën tjetër, është e vërtetë që ne nuk kemi marrë pjesë fare në votim, sepse ne e kemi mbrojtur një ide që e mbronte i tërë spektri politik 3 ditë më herët atëbotë kur është miratuar ligji që “Trepça” të shndërrohet në ndërmarrje publike. Ndërkohë që ju, në fakt, keni ikur nga kjo ide për shkak të trysnisë nga Qeveria e Serbisë dhe, rrjedhimisht, ne nuk kemi dashur të biem pre e trysnisë nga Qeveria e Serbisë siç keni rënë ju. Kjo është e vërteta për atë ditë dhe atë seancë. Pra, ne mendojmë që shpëtimi i “Trepçës” është që ajo të shndërrohet në ndërmarrje publike. Ndërkohë që ju jeni të pavendosur në këtë drejtim, sot më së buti deri tash. Prapë po e pyes kryeministrin, që për sa i përket “Trepçës”. |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Drejta të Njeriut |
Ka të bëjë me të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm me titull “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, në të cilin shihet se është rritur numri i aksidenteve të rënda te punëtorët që janë të punësuar
Lexo më shumë
Ka të bëjë me të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm me titull “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, në të cilin shihet se është rritur numri i aksidenteve të rënda te punëtorët që janë të punësuar në sektorin e ndërtimtarisë. Inspektimi dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit që mbulon këtë sektor është në kuadër të ministrisë, që e udhëheq ministri Abrashi. Dhe, pyetja ime është, që të na tregojë për numrin e saktë të këtyre aksidenteve dhe për atë se çfarë ka ndërmarrë ministria përmes Inspektoratit në lidhje me këto çështje, që është goxha alarmante dhe shqetësuese? |
Arban Abrashi | Jo |
28/10/2016 | Drejta të Njeriut |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Sipas raportit të fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë” është rritur numri i aksidenteve të rënda te punëtorët që janë të punësuar
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Sipas raportit të fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë” është rritur numri i aksidenteve të rënda te punëtorët që janë të punësuar në këtë sektor. Inspektimi dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit që mbulon këtë sektor është në kuadër të Ministeisë që ju e udhëheqni. Z.Ministër, a mund të na tregoni për numrin e saktë të këtyre aksidenteve dhe çka keni ndërmarrë në lidhje me këtë çështje? |
Arban Abrashi | Jo |