Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/03/2016 | Arsim |
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në ndërtimin dhe renovimin e shumë shkollave në Kosovë. Më në fund u bë edhe renovimi i shkollës fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi Plaku” në Komoran. Tan
Lexo më shumë
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka bërë një punë të shkëlqyeshme në ndërtimin dhe renovimin e shumë shkollave në Kosovë. Më në fund u bë edhe renovimi i shkollës fillore të mesme të ulët “Xheladin Gashi Plaku” në Komoran. Tani edhe Komorani e ka një shkollë shumë të mirë, e cila krijon kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin normal të mësimit. Për këtë është mirënjohëse popullata e Komoranit në rrethinën prej nga vij edhe unë. Por, zoti ministër, tani për shkak të mungesës së inventarit mësimi është duke u zhvilluar në tri ndërrime. Po ashtu, edhe dhoma për burime është dhomë për nxënësit me aftësi të kufizuar. Për momentin, për shkak të mungesës së inventarit nuk është funksionale. Pyetja: A është planifikuar nga Ministria që të bëhet inventarizimi i kësaj shkolle, si dhe shkollës fillore të mesme të ulët “Rasim Kiçina” në Drenas, dhe nëse po a mund të shpresojmë që inventarizimi i këtyre shkollave do të bëhet shpejt? |
Arsim Bajrami | Po |
30/11/2016 | Sociale |
Që nga 1 korriku, Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statutit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ndërprerë punën. A mund ta dimë arsyen pse e ka ndërpre
Lexo më shumë
Që nga 1 korriku, Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statutit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ndërprerë punën. A mund ta dimë arsyen pse e ka ndërprerë punën ky komision, tashmë kur dihet se u është pranuar statusi i disave nga këto kategori. Ndërsa pensionet ende nuk kanë filluar t’i marrin. A mund të na informoni se kur do ta fillojë punën ky komision dhe kur do t’i marrin pensionet përfituesit e të drejtave të këtyre kategorive? |
Isa Mustafa | Po |
02/03/2017 | Sociale |
Në nëntor të vitit të kaluar, kur e pata bërë pyetjen për pensionet e familjeve të dëshmorëve, të cilëve u është i njohur statusi, jeni deklaruar se deri në fund të dhjetorit do të përfundojnë procedurat dhe to t’i kemi listat dhe pastaj do të fute
Lexo më shumë
Në nëntor të vitit të kaluar, kur e pata bërë pyetjen për pensionet e familjeve të dëshmorëve, të cilëve u është i njohur statusi, jeni deklaruar se deri në fund të dhjetorit do të përfundojnë procedurat dhe to t’i kemi listat dhe pastaj do të futen në proces të pagesës. Tani jemi në mars dhe ende nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim, siç nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të formimit të komisionit për caktimin e shkallës së invaliditetit të atyre veteranëve që u është njohur statusi i invalidit. Prandaj, zoti kryeministër, ku është problemi që po zvarriten këto procedura dhe po dëmtohen këto kategori të luftës? |
Isa Mustafa | Po |