Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/02/2015 | Siguri |
Ka të bëjë që kohëve të fundit, do të thotë nëpër media është duke qarkulluar lajmet se ka filluar në Inspektoriatin Policor hetimi ndaj policëve të cilët kanë marrë masa ose i kanë tejkaluar kompetencat e veta mbi qytetarët e Kosovës në protestën e fund
Lexo më shumë
Ka të bëjë që kohëve të fundit, do të thotë nëpër media është duke qarkulluar lajmet se ka filluar në Inspektoriatin Policor hetimi ndaj policëve të cilët kanë marrë masa ose i kanë tejkaluar kompetencat e veta mbi qytetarët e Kosovës në protestën e fundit. Po ashtu, prej Ministrisë së Drejtësisë është thënë që rreth 122 qytetarë të Kosovës janë penalizuar për shkak të pjesëmarrjes në protestën e dhunshme siç është quajtur, ndërsa pyetja ka të bëjë: A është ndonjë zyrtar policor i cili është sanksionuar me ligj ose me kod disiplinor e i cili ka përdorur dhunë mbi qytetarët e Kosovës, në protestën e fundit? Për këtë pyetje e siguroj që në çdo seancë do ta ketë këtë pyetje derisa ta marrim përgjigjen e merituar për shkak se kemi pasur skena jashtëzakonisht të dhunshme nga Policët e Kosovës mbi qytetarët. |
Skënder Hyseni | Jo |
25/06/2015 | Infrastrukturë |
Unë e kam bërë një pyetje dhe shqetësimi jo vetëm i imi, por i shumë njerëzve,zoti ministër, pyetjen e keni marrë me kohë dhe ajo ka të bëjë me trajtimin e rrugës që e lidhMalin e Zi dhe që kalon nëpërmjet Pejës, e që kalon në Deçan, Gjakovë, Prizren dhe
Lexo më shumë
Unë e kam bërë një pyetje dhe shqetësimi jo vetëm i imi, por i shumë njerëzve, zoti ministër, pyetjen e keni marrë me kohë dhe ajo ka të bëjë me trajtimin e rrugës që e lidh Malin e Zi dhe që kalon nëpërmjet Pejës, e që kalon në Deçan, Gjakovë, Prizren dhe që lidhet me kufirin e Shqipërisë. Trajtimi i kësaj rruge është jashtëzakonisht në nivel të dobët dhe unë pyetjen e kam bërë : A keni parashikuar në rishikimin e buxhetit mjete shtesë për trajtimin e kësaj rruge apo pse ai operator që e mbikëqyr dhe e mban në këtë gjendje? Domethënë do të kisha kërkuar një sqarim publik nga ju. |
Lutfi Zharku | Po |
23/07/2015 | Siguri |
Edhe pse ministri nuk është këtu pyetja ka të bëjë që unë mendoj nëse edhe e sheh televizioninose edhe e merr transkriptin, njëjtë do të ishte, pyetja për ministrin Skënder Hyseni ka të bëjërreth Ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës meqenëse ësht
Lexo më shumë
Edhe pse ministri nuk është këtu pyetja ka të bëjë që unë mendoj nëse edhe e sheh televizionin ose edhe e merr transkriptin, njëjtë do të ishte, pyetja për ministrin Skënder Hyseni ka të bëjë rreth Ligjit për pensionimin e Policisë së Kosovës meqenëse është edhe kryeministri këtu edhe kjo punë është edhe e ekzekutivit jo vetëm edhe e ministrit, është një çështje shumë urgjente edhe unë po i jap shumë shkurtë disa statistika pse është me rëndësi që të përfundohet ky ligj. Mbi moshën 40 vjeçare i kemi 4 mijë e 200 pjesëtarë të Policisë. Mbi moshën 46 vjeçare i kemi 2 mijë e 901, mbi moshën 55-vjeçare i kemi 969, kjo i bie që duhet urgjentisht Ligji për pensionimin e parakohshëm i policisë i cili e rregullon sektorin edhe normën ndërkombëtare ku nuk mundet një polic ta ushtrojë detyrën në këtë moshë, domethënë mbi 55 vjet. Dhe, një ligj i tillë nuk ka shumë implikime buxhetore, por do ta zgjidhte këtë problem. Dje, fatmirësisht, domethënë edhe organizatat e huaja e vlerësuan policinë tanë ndër më të mirat në rajon edhe ky është lajm i mirë mendoj për krejt Kosovën ne duhet t’i përgëzojmë policinë por një të njëjtën kohë edhe tu japim mundësinë ligjore që të trajtohen këta. Këta nuk kanë as sigurime pensionale, nuk kanë as sigurime shëndetësore, nuk kanë as sigurime aksidentale, do të thotë ky ligj i rregullon këto kritere dhe është në të mirën e Kosovës që sa më shpejt të vijë ky ligj. Kisha pas dëshirë edhe për opinion publik se dje u spekulua që qytetarët e Kosovës marrin pjesë në luftëra të huaja mbi 300, drejtori i policisë raportoi se ekziston një listë ku janë 100 persona, të cilët marrin pjesë në luftëra fetare jo 300 pjesëtar dhe Kosova pa të drejtë renditet në vendin e katërt si vend donator i ekstremizmit fetar. Edhe shefi i policisë dje nuk tha që Kosova është e eksponuar ose është e rrezikuar prej sulmeve, por tha nuk jemi imun në rast se hipotetikisht mund të ndodhë diçka ne i kemi marrë masat që qytetarët të ndihen të sigurt. |
Skënder Hyseni | Jo |
19/01/2017 | Siguri |
Pyetjen e kam bërë vitin e kaluar, gjegjësisht tash e dy muaj dhe i jam drejtuar kryeministrit, pse nuk po e hartojmë një ligj të thjeshtë, i cili i jep mandat shtesë FSK-së, meqenëse situata në rajon është shumë e ndjeshme dhe atë përgjigje nuk e kam ma
Lexo më shumë
Pyetjen e kam bërë vitin e kaluar, gjegjësisht tash e dy muaj dhe i jam drejtuar kryeministrit, pse nuk po e hartojmë një ligj të thjeshtë, i cili i jep mandat shtesë FSK-së, meqenëse situata në rajon është shumë e ndjeshme dhe atë përgjigje nuk e kam marrë, por dorën në zemër, ka pasur gatishmëri dhe bashkëpunim në këtë drejtim. Por, për të mos e lexuar unë pyetjen, po ju them se Ligji për forcat e sigurisë së Kosovës është ndërruar disa herë dhe unë kam marrë modele këtu, për t’ua dëshmuar se sa e thjeshtë është me u ndërrua një ligj. Për shembull, në vitin 2008, kur ka qenë në pyetje se kush e emëron ministrin, është ardhur në seancë me 3-4 nene, ose në fakt, vetëm me dy nene dhe është ndërruar, për shembull 2 nenet, të cilat i japin mandat se kush e emëron ministrin e Forcave të Sigurisë. 33 Kur vjen në pyetje, sot e dëgjova edhe deputetin, kolegun Nuredin Ibishi, kur vjen në pyetje për t’ia ndërruar misionin FSK-së, që e kemi Ligjin për forcat e sigurisë së Kosovës nuk kërkohet asgjë më shumë, asgjë më pak, vetëm të vihen 3 nene në Parlamentin e Kosovës, t’i rritim kapacitetet, të rritet buxheti dhe asnjë gjë më shumë. Shumë shtete të NATO-s, që kanë kapacitete të fuqishme ushtarake nuk quhen Ushtria e filan shtetit, nuk ka nevojë dhe nuk është e domosdoshme t’i ndërrohet emri, mjafton t’i ndërrohen kapacitetet dhe misionet, me dy nene të thjeshta. E di që Qeveria ka gatishmëri, por nëse është e vërtetë çfarë tha Nuredin Ibishi, atëherë ne si deputetë dhe si komision do ta procedojmë këtë ligj në afatin sa më të shpejtë, nëse koalicioni qeverisës ka vullnet dhe gatishmëri për t’i dhënë përkrahje. |
Isa Mustafa | Jo |