Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/02/2015 | Shëndetësi |
Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës “Doktor Sami Haxhibeqiri”, në mungesë të numrit të mjaftueshëm të stafit mjekësor specialistik ka funksionuar falë angazhimit të kirurgëve dhe anesteziologëve nga QKUK-ja tash e dy vjet, në bazë t
Lexo më shumë
Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës “Doktor Sami Haxhibeqiri”, në mungesë të numrit të mjaftueshëm të stafit mjekësor specialistik ka funksionuar falë angazhimit të kirurgëve dhe anesteziologëve nga QKUK-ja tash e dy vjet, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të QKUK-së dhe Spitalit të Mitrovicës, marrëveshje kjo që ka përfunduar në fund të vitit 2014. Mosshkuarja e kirurgëve dhe anesteziologëve në këtë spital e bën të amundur funksionimin e repartit të kirurgjisë, për të cilën është investuar shumë dhe është punuar shumë. Praktikisht, shkuarja e këtyre specialistëve do të thotë mbyllje e Repartit të Kirurgjisë. A do ta vazhdoni marrëveshjen e deritanishme, apo si mendoni ta funksionalizoni ndryshe këtë repart? |
Imet Rrahmani | Po |
29/09/2016 | Sociale |
Siç jeni edhe ju në dijeni, në kuadër të përfitimeve dhe benefiteve që ua garanton ligji, numër i madh i invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe invalidëve civilë të luftës tash e një kohë të gjatë kanë mbetur pa përcaktimin e shkallës s
Lexo më shumë
Siç jeni edhe ju në dijeni, në kuadër të përfitimeve dhe benefiteve që ua garanton ligji, numër i madh i invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe invalidëve civilë të luftës tash e një kohë të gjatë kanë mbetur pa përcaktimin e shkallës së invaliditetit në mungesë të komisionit mjekësor për vlerësimin e këtyre kategorive. Prandaj, zoti ministër,pyetja konsiston në këtë: kur pritet formimi i komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të kategorive të luftës, detyrë kjo që i takon Qeverisë, gjegjësisht ministrisë që ju drejtoni dhe konsiderojmë që kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet nga ana e ministrisë suaj. |
Arban Abrashi | Po |