Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/01/2015 | Infrastrukturë |
Ministër Zharku, pyetja që e kam në fakt është bërë para shumë ditësh, edhe pse ka pasurnë Kosovë zhvillime të reja dhe shumë pyetje e pikëpyetje të reja, megjithatë po e shtroj.
Pyetjen që po jua drejtoj vjen me kërkesën e banorëve që jetojnë përgjatë
Lexo më shumë
Ministër Zharku, pyetja që e kam në fakt është bërë para shumë ditësh, edhe pse ka pasur në Kosovë zhvillime të reja dhe shumë pyetje e pikëpyetje të reja, megjithatë po e shtroj. |
Lutfi Zharku | Po |
12/02/2015 | Arsim |
Pyetja për ministrin e Arsimit është në fakt një nënpyetje, e cila do të pasonte pas përgjigjes që do ta jepte ministri i Punëve të Brendshme për largimin nga Kosova. Megjithatë, do ta shtroj këtë pyetje: Tash dihet se numri i qytetarëve që po largohen n
Lexo më shumë
Pyetja për ministrin e Arsimit është në fakt një nënpyetje, e cila do të pasonte pas përgjigjes që do ta jepte ministri i Punëve të Brendshme për largimin nga Kosova. Megjithatë, do ta shtroj këtë pyetje: Tash dihet se numri i qytetarëve që po largohen nga Kosova është shumë i madh, e mes tyre ka edhe shumë familje, ndërsa në këto familje ka fëmijë që janë të përfshirë në institucionet parashkollore, të tillë që shkojnë në shkollat fillore dhe të tillë që shkojnë në shkollat e mesme. Ju e keni përmendur më herët një shifër e cila flet për një numër prej 5 000 të goditurve, në ndërkohë ka kaluar kohë dhe do të doja të dija sa është numri i saktë i fëmijëve dhe i të rinjve që janë larguar nga shkollat, që kanë qenë të përfshirë në sistemin arsimor? |
Arsim Bajrami | Po |
26/03/2015 | Sociale |
Zoti Abrashi, skema e asistencës sociale që nga vitit 2012 deri në vitin 2015 ka pasur për çdo vit pak ndryshime sa i përket buxhetit. Buxheti ka qenë pak a shumë i njëjtë në këto katër vjetët e fundit. Bile dallimi ndërmjet vitit 2013 dhe 2012 është gji
Lexo më shumë
Zoti Abrashi, skema e asistencës sociale që nga vitit 2012 deri në vitin 2015 ka pasur për çdo vit pak ndryshime sa i përket buxhetit. Buxheti ka qenë pak a shumë i njëjtë në këto katër vjetët e fundit. Bile dallimi ndërmjet vitit 2013 dhe 2012 është gjithsej 2 725 euro, ndërkohë që Buxheti i Kosovës gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar vazhdimisht, por nuk është bërë ndonjë ndryshim sa u përket atyre mjeteve që do t’i marrin qytetarët që jetojnë nga asistenca sociale. Do të doja të dija se sa ishte numri i përfituesve të asistencës sociale në vitet 2012, ‘13, ‘14 dhe ‘15. - A është më mirë t’i zvogëloni numrat e ministrave, t’i zvogëloni rrogat e deputetëve, t’i zvogëloni rrogat e zëvendësministrave, sesa të kurseni në 100 gramë të bukës të 129 mijë qytetarëve sa jetojnë nga ndihmat sociale në Kosovë? |
Arban Abrashi | Po |
21/05/2015 | Punë të Jashtme |
Pyetja ime ka të bëjë me Kartonin e gjelbër. Ju që jeni kundër, mos u shqetësoni!
Në deklarimin tim në pikën jashtë rendit të ditës, thashë ju që jeni kundër mos u shqetësoni, ekam fjalën për mazhorancën, në pyetjen respektivisht në deklarimin jashtë re
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me Kartonin e gjelbër. Ju që jeni kundër, mos u shqetësoni! |
Isa Mustafa | Jo |
25/06/2015 | Anti-Korrupsion |
Pyetja të cilën do ta shtroj tash është bërë si pyetje parlamentare edhe për kryeministrin, por nuki është përgjigjur, pastaj e kam bërë si pyetje edhe për ministrin Hyseni, është hera e dytë që nukështë këtu dhe nuk besoj që do të vijë ndonjëherë, nuk d
Lexo më shumë
Pyetja të cilën do ta shtroj tash është bërë si pyetje parlamentare edhe për kryeministrin, por nuk i është përgjigjur, pastaj e kam bërë si pyetje edhe për ministrin Hyseni, është hera e dytë që nuk është këtu dhe nuk besoj që do të vijë ndonjëherë, nuk do t’i përgjigjet asnjëherë kësaj pyetjeje, sepse ka të bëjë me korrupsionin dhe me dy afera korrupsioni pikërisht në ministrinë e tij. Njëra aferë është në kohën kur ai nuk ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, është fjala për blerjen e makinerive për shtypjen e pasaportave, të cilat janë zëvendësuar me një teknikë të vjetër, e është lënë pa u përdorur teknika e re e pasaportave. Ajo teknika e vjetër ka kushtuar 1,5 milion euro dhe është me kualitet 50% më të dobët. Pjesa e dytë e pyetjes ka të bëjë me formatin e pasaportës, i cili është ndryshuar në kundërshtim me ligjin. Ndërsa pjesa e tretë ka të bëjë me atë që ministria që drejton zoti Hyseni ka blerë pasaporta në vlerë prej 3 milionësh, edhe pse kishte pasaporta të bollshme për një vit e gjysmë. Madje, këto pasaporta janë duke qëndruar tani korridoreve, kurse ekziston një marrëveshje që pasaportat e dëmtuara nëse nuk kthehen brenda një viti, atëherë nuk mund të kthehen më. Kështu që kjo mënyrë e tillë e blerjes dhe krijimit të stoqeve të pasaportave lë vend shumë për dyshime. Në të dyja rastet kjo merr erë korrupsioni dhe keqpërdorimi të detyrës zyrtare. Kam dashur ta pyes ministrin, nëse është i njoftuar për këto afera dhe nëse ai dhe Qeveria ka ndërmarrë ndonjë gjë për këto raste të dyshuara të korrupsionit? |
Skënder Hyseni | Jo |
18/06/2015 | Infrastrukturë |
Ju keni parasysh që magjistralja Prishtinë-Shkup ku bënë pjesë edhe Ferizaji, Kaçaniku, ElezHani është një prej rrugëve të cilat janë bukur shumë të qarkulluara dhe është një prej rrugëve ecila është bukur shumë e dëmtuar dhe nuk është riparuar asnjëherë
Lexo më shumë
Ju keni parasysh që magjistralja Prishtinë-Shkup ku bënë pjesë edhe Ferizaji, Kaçaniku, Elez Hani është një prej rrugëve të cilat janë bukur shumë të qarkulluara dhe është një prej rrugëve e cila është bukur shumë e dëmtuar dhe nuk është riparuar asnjëherë. Ka shumë ankesa prej qytetarëve të cilët dëshirojnë të dinë se a është në plan, a ekziston një plan që kjo rrugë gjatë vitit të ardhshëm të rregullohet pavarësisht nga fakti që do të bëhet autostrada por megjithatë prapë rrugë do të ketë nevojë edhe më tutje. |
Lutfi Zharku | Po |
16/07/2015 | Drejtësi |
Pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër Gjykatës Speciale, në formën që ju e keni propozuar si Qeveri, keni deklaruar publikisht se megjithatë do ta themeloni Gjykatën Speciale.Unë e kuptoj se motivacioni juaj për Gjykatën ka të bëjë më shumë me qëndrimin ne
Lexo më shumë
Pasi Kuvendi i Kosovës votoi kundër Gjykatës Speciale, në formën që ju e keni propozuar si Qeveri, keni deklaruar publikisht se megjithatë do ta themeloni Gjykatën Speciale. Unë e kuptoj se motivacioni juaj për Gjykatën ka të bëjë më shumë me qëndrimin negativ që e ka pasur, po e korrigjoj, udhëheqja e asaj kohe e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj UÇK-së, prandaj edhe nuk më ka habitur fare zelli juaj dhe uniteti gjithëpërfshirës në votimin e Kuvendit për këtë Gjykatë. Vetë kam besuar që duke e pasur Ministrinë e Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, do të hidhni dritë në vrasjet e pas luftës së disa aktivistëve të LDK-së, njërin prej të cilëve e kam pasur edhe mik shtëpie, dhe nuk do të vëni për këto arsye në pyetje sovranitetin e vendit. Sidoqoftë kjo është çështje e juaj. Edhe pse deklarimi i juaj për ta themeluar Gjykatën Speciale, personalisht e konsideroj që është shkelje e rregullave themelore të demokracisë, mospërfillje flagrante e kryeministrit dhe Qeverisë karshi një vendimi fuqiplotë të Kuvendit për ta mbrojtur sovranitetin e vendit. Ju lus që t’i tregoni Kuvendit, jo nëpërmjet tubimeve përkujtimore se cili është opsioni i Qeverisë për Gjykatën Speciale, pas refuzimit të Kuvendit dhe implementimit të saj në formën që Qeveria e ka propozuar? |
Isa Mustafa | Jo |
09/07/2015 | Shëndetësi |
Ligji për sigurimet shëndetësore ka pasur të implementohet më së largu nga muaji prill i vitit2015. Lidhur me këtë deri më tani ka pasur një varg deklarimesh, që do të fillojë tani, do tëfillojë më vonë... Po më vjen keq që s’qenka këtu ish-ministr
Lexo më shumë
Ligji për sigurimet shëndetësore ka pasur të implementohet më së largu nga muaji prill i vitit 2015. Lidhur me këtë deri më tani ka pasur një varg deklarimesh, që do të fillojë tani, do të fillojë më vonë... Po më vjen keq që s’qenka këtu ish-ministri, sepse ai ka bërë be e rrëfe që ky ligj do të fillojë të implementohet më së largu në fillim të prillit të vitit 2015. |
Imet Rrahmani | Po |
17/09/2015 | Sociale |
Qeveria e Kosovës në krye me zotin Mustafa, në mungesë të një koncepti ekonomik për zhvillim, e ndodhur përballë një krize të rëndë financiare po mundohet të sigurojë mjete dhe të mbijetojë duke u vënë konopin në fyt qytetarëve më të varfër të Kosovës, q
Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës në krye me zotin Mustafa, në mungesë të një koncepti ekonomik për zhvillim, e ndodhur përballë një krize të rëndë financiare po mundohet të sigurojë mjete dhe të mbijetojë duke u vënë konopin në fyt qytetarëve më të varfër të Kosovës, qoftë përmes mashtrimeve si uljen e TVSH-së për bukë dhe rritjen e saj në njëmijë artikuj të tjerë, qoftë përmes heqjes së ndihmave sociale dhe pensioneve invalidore. Unë sot dua të shtroj çështjen e pensioneve invalidore. Informacionet nga terreni flasin për shumë raste, kur ministria juaj po ua merr të drejtën e pensionit invalidor edhe qytetarëve, që për dekada me radhë kanë gëzuar një të drejtë të tillë. Për ilustrim dua të përmendi rastin e Nexhmi Zenel Osmanit nga Prishtina, i cili që nga mosha 6-vjeçare ka mbetur me aftësi të kufizuara. Prej vitit 1976, pra për katërdhjetë vjet me radhë ka marrë ndihma sociale dhe pension invalidor. Paaftësia e tij për punë është dëshmuar në vitin 1976 përmes librezës së ushtrisë në vitin 1992 dhe ‘97 me vendim të qendrës sociale më 12 janar 2004 me vendim të sekretariatit për shëndetësi dhe mbrojtjes sociale, më 12 janar 2009 me vendim për pensionin e personave me aftësi të kufizuara, më 17 qershor të vitit 2010 dhe së fundi më 2 shkurt 2014 me raport mjekësor. Për 40 vjet me radhë ai u pranua si person i paaftë për punë nga institucione të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme, për t’u shpallur i aftë për punë pas 40 vjetësh nga Qeveria e Mustafës, dhe atë në moshën 59-vjeçare. |
Arban Abrashi | Jo |
09/06/2016 | Punë të Brendshme |
Gjatë gjithë kohës, por posaçërisht në korrik dhe gusht të çdo viti dhjetëra-mijëra mërgimtarë bëhen pre e plaçkës në kufi, përmes Kartonit të Gjelbër, që është monopol i mafisë së sigurimeve të makinave. Në korrik të vitit 2014 ish-kryeministri Thaçi pa
Lexo më shumë
Gjatë gjithë kohës, por posaçërisht në korrik dhe gusht të çdo viti dhjetëra-mijëra mërgimtarë bëhen pre e plaçkës në kufi, përmes Kartonit të Gjelbër, që është monopol i mafisë së sigurimeve të makinave. Në korrik të vitit 2014 ish-kryeministri Thaçi pati deklaruar se kjo çështje do të rregullohet gjatë atij viti. Gjatë fushatës zgjedhore, po të njëjtit vit, ju premtuat, zoti kryeministër, se çështja e Kartonit të Gjelbër do të rregullohet me të marrë pushtetin. Premtime të ngjashme pati dhënë edhe gjatë vitit 2015. Tani është viti 2016. Ajo që është parë deri tani është zvarritja e qëllimshme e zgjidhjes së problemit për t’u mundësuar kompanive të sigurimeve që deri më tani kanë përvetësuar në mënyrë të pandershme mbi 200 milionë euro, për ta shtuar fitimin edhe më shumë. Pas reagimit tonë, më 21 maj 2015 në Kuvendin e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, duke shfrytëzuar kompetencat e saj ligjore, përgjysmoi për 50% çmimin e policave të sigurimit kufitar. Faktikisht ajo përgjysmoi gjysmën e plaçkës për Kartonin e Gjelbër, por nuk mënjanoi atë, pavarësisht nga fakti se mërgimtarët paguajnë sigurime për makina në vendin nga të cilat vijnë dhe nuk do të duhej të paguanin dy herë, pra dyfish, edhe në Kosovë. Pyetja ime është kjo: Në emër të gjithë mërgimtarëve të plaçkitur, çfarë hapash keni ndërmarrë ju si kryeministër për t’i dhënë fund kësaj plaçkitje të mbështetur nga institucionet e vendit dhe kur do të mund të udhëtojnë mërgimtarët e Kosovës në vendin e tyre pa u plaçkitur me Kartonin e Gjelbër në kufi. |
Isa Mustafa | Jo |
09/06/2016 | Punë të Brendshme |
Ekspertë të ndryshëm në Kosovë dhe opozita konsiderojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e dëmshme për Kosovën, sepse i fal Malit të Zi tokat të cilat i kanë takuar gjithmonë Kosovës. Madje, ka zëra nga vetë mazhoranca që e vë në pikë
Lexo më shumë
Ekspertë të ndryshëm në Kosovë dhe opozita konsiderojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e dëmshme për Kosovën, sepse i fal Malit të Zi tokat të cilat i kanë takuar gjithmonë Kosovës. Madje, ka zëra nga vetë mazhoranca që e vë në pikëpyetje këtë marrëveshje. Ju keni arsyetuar se kufiri është përcaktuar në bazë të të dhënave kadastrale, pra aty ku përfundojnë pronat e regjistruara të qytetarëve të Kosovës. Doli që edhe nga ana e Malit të Zi ka pjesë të tokave që nuk janë të regjistruara. Megjithatë, kufiri është caktuar aty ku përfundojnë pronat e regjistruara në Kosovë, po jo aty ku përfundojnë pronat e regjistruara në Mal të Zi. Pyetja ime është kjo: Pse jeni përcaktuar si Qeveri për zgjidhjen që dëmton Kosovën? Cili është arsyetimi i juaj për këtë zgjidhje dhe na thoni edhe një herë, në cilësinë e kryeministrit, a qëndroni edhe më tutje për këtë zgjidhje apo keni ndonjë opsion tjetër për ta ndryshuar marrëveshjes, sidomos edhe për faktin që shteti fqinj i Malit të Zi, me të cilin natyrisht dëshirojmë të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira, është treguar i gatshëm për të rinegociuar këtë marrëveshje. |
Isa Mustafa | Jo |
16/06/2016 | Punë të Brendshme |
(Pyetje me shkrim, për përgjigjje me gojë)
Është bërë e ditur se prej 483 pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile, vetëm pak prej tyre kanë filluar punën dhe marrin rrogat e tyre kot. Kur do të fillojnë punën pjesëtarët e Mbrojtjes Civile? A ka Qeveria p
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim, për përgjigjje me gojë) Është bërë e ditur se prej 483 pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile, vetëm pak prej tyre kanë filluar punën dhe marrin rrogat e tyre kot. Kur do të fillojnë punën pjesëtarët e Mbrojtjes Civile? A ka Qeveria plan për angazhimin e tyre, kur dhe ku do të angazhohen ata? |
Isa Mustafa | Jo |
16/06/2016 | Migrim / Kthim |
(Pyetje me shkrim, për përgjigjje me gojë)
Dihet se pas largimit të 100 000 qytetarëve të Kosovës në dhjetor të 2014 dhe janar 2015, ka filluar menjëherë rikthimi i tyre. Sa është numri i të kthyerve nga vendet përendimore prej shkurtit 2015 deri me 3
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim, për përgjigjje me gojë) Dihet se pas largimit të 100 000 qytetarëve të Kosovës në dhjetor të 2014 dhe janar 2015, ka filluar menjëherë rikthimi i tyre. Sa është numri i të kthyerve nga vendet përendimore prej shkurtit 2015 deri me 30 maj 2015? Nga cilat vende kthehen ata dhe a ka Qeveria dhe vendet prej të cilave kthehen ata, plan për integrimin e tyre? |
Skënder Hyseni | Jo |
11/10/2016 | Punë të Brendshme |
Zoti ministër, Kosova ka një ligj për të huaj, ka informacione kështu joformale nga terreni që në Kosovë punon një numër i caktuar i punonjësve nga vendet e ndryshme. Natyrisht që kjo do të ishte shumë e mirë, sikur zhvillimi ekonomik të ishte në atë niv
Lexo më shumë
Zoti ministër, Kosova ka një ligj për të huaj, ka informacione kështu joformale nga terreni që në Kosovë punon një numër i caktuar i punonjësve nga vendet e ndryshme. Natyrisht që kjo do të ishte shumë e mirë, sikur zhvillimi ekonomik të ishte në atë nivel që ne të kemi nevojë për punëtorë të huaj, për shembull, sikur të ishin realizuar premtimet elektorale të partisë tuaj dhe të partnerit tuaj, por kjo s’ka ndodhur. Prandaj, pyetja ime është sa është numri i punonjësve në Kosovë që vijnë nga vendet e tjera dhe prej cilave vendeve vijnë ata? |
Skënder Hyseni | Po |
11/10/2016 | Punë të Brendshme |
Zoti Zharku, një numër i punonjësve nga Rumania (të cilët nuk i përmendi fare zoti ministër Hyseni, prandaj edhe ju kam ftuar dyve për t’i shtruar këto pyetje) punojnë në ndërmarrjen “Bechtel Enka”, edhe janë punonjës kryesisht që punoj
Lexo më shumë
Zoti Zharku, një numër i punonjësve nga Rumania (të cilët nuk i përmendi fare zoti ministër Hyseni, prandaj edhe ju kam ftuar dyve për t’i shtruar këto pyetje) punojnë në ndërmarrjen “Bechtel Enka”, edhe janë punonjës kryesisht që punojnë në sektorë që mbulojnë punëtorët tanë, prandaj pyetja ime për ju është ashtu edhe siç e kam formuluar: sa është numri i punëtorëve që vijnë nga Rumania? Pse punojnë ata këtu? A ka ndonjë marrëveshje me “Bechtel Enkën” për këtë çështje? Ka gjithashtu informacione që nga numri që vijnë, i punëtorëve nga Rumania, punëtorët që punojnë në “Bechtel Enka” frikësohen se do të largohen nga puna, bile-bile edhe flasin që ka plane për t’i larguar. Jam i tmerruar nga kjo që në një kontratë e cila do të duhej të siguronte vende të reja të punës, zhvillim, ai që ka bërë kontratën, pra Qeveria, nuk ka bërë asnjë kushtëzim sa i përket numrit të punëtorëve, domethënë “Bechtel Enka” dhe cilado ndërmarrje tjetër, po në rastin konkret “Bechtel Enka” mund të sjellë sa të dojë, mund t’i sjellë edhe 2086 punëtorë nga jashtë në kohën kur kemi një papunësi jashtëzakonisht të madhe në Kosovë. |
Lutfi Zharku | Po |
09/02/2017 | Sociale |
Shumica e qytetarëve të Kosovës e mbajnë mend premtimin elektoral për shtet zhvillimor dhe për sigurimin e rreth 120 mijë vendeve të reja të punës. Tashmë kanë kaluar më shumë se dy vjet të qeverisjes suaj dhe asnjë shenjë nga zhvillimi ekonomik dhe nga
Lexo më shumë
Shumica e qytetarëve të Kosovës e mbajnë mend premtimin elektoral për shtet zhvillimor dhe për sigurimin e rreth 120 mijë vendeve të reja të punës. Tashmë kanë kaluar më shumë se dy vjet të qeverisjes suaj dhe asnjë shenjë nga zhvillimi ekonomik dhe nga krijimi i vendeve të reja të punës, po i përjashtoj ato që jua keni dhënë djemve tu si tenderë, e që janë bërë pak punësime, por në përgjithësi nuk ka ndonjë ndryshim. Sa për lustrim, vetëm në Komunën e Mitrovicës 30% e qytetarëve jetojnë në varfëri, ndërsa 2 089 familje marrin ndihma sociale, kurse një pjesë tjetër nuk marrin fare për shkak se e keni rritur numrin e kritereve. Vetëm në Mitrovicë, Vushtrri, Drenas dhe Istog jetojnë 6 406 familje me ndihma sociale. Në gjithë Kosovën, numri i atyre që jetojnë nga ndihmat sociale, e që ato nuk mjaftojnë as për bukë, është afërsisht 120 mijë pra, aq sa keni premtuar se do t’i punësoni. Po ta realizonit premtimin tuaj për këta qytetarë të varfër, do të kishte vend të punës. Besoj që e keni bërë bilancin e dy vjetëve të kaluara, a mund të na thoni sa parashihni t’i punësoni deri në fund të mandatit tuaj? A e keni bërë ndonjë analizë për t’i treguar opinionit, duke qenë akademik dhe doktor i ekonomisë, pra ndër njerëzit më të ditur në Kosovë për ekonomi, së paku për nga diplomat, për çfarë nuk u realizua programi juaj? Për çfarë arsye ngeci? Pse kemi kaq shumë, zoti kryeministër, varfëri në Kosovë? Cilat janë shkaqet? Dhe, a ndieni përgjegjësi personale për moskryerjen e detyrave që ju takojnë, për premtimet e rrejshme që keni bërë dhe për varfërinë e madhe, e cila po qëndron në vendin tonë? |
Arban Abrashi | Po |
09/02/2017 | Mjedis |
Kanalizimi i qytetit të Ferizajt derdhet në lumë, pra komplet kanalizimi i qytetit derdhet në lumë në fshatin Nidadin, afër Pishinës “Matoshi”. Uji i kanalizimit kalon pastaj nëpër fshatrat Varosh dhe Gurëz. Njëri problem është se ndotet ambi
Lexo më shumë
Kanalizimi i qytetit të Ferizajt derdhet në lumë, pra komplet kanalizimi i qytetit derdhet në lumë në fshatin Nidadin, afër Pishinës “Matoshi”. Uji i kanalizimit kalon pastaj nëpër fshatrat Varosh dhe Gurëz. Njëri problem është se ndotet ambienti dhe problemi tjetër është se gjatë muajve të verës, posaçërisht kur është shumë ngrohtë, është e pamundur të jetohet në këto fshatrat për shkak kundërmimit të erës së fekaleve. Pyetja ime është: A jeni të informuar për këtë gjendje, respektivisht për ndotjen e ambientit? Cilat janë masat që keni ndërmarrë deri tani? Ndërsa, pyetja tjetër ka të bëjë me fshatin Greme, i cili është krejtësisht pa ujë dhe ku uji i pijes nga puset që janë bërë aty përzihet me ujin e kanalizimit, pra rrezikohet shëndeti i 10 mijë banorëve? |
Ferat Shala | Po |