Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/03/2015 | Siguri |
Zoti ministër, më 22 shkurt, në rrugën nacionale në komunën e Shtërpcës persona të nacionalitetit serbë me arsyetimin se po bëjnë festë nacionale kanë dalë për disa orë në këtë aks rrugor dhe të maskuar u kanë kërkuar të holla udhëtarëve nëpër vetura dhe
Lexo më shumë
Zoti ministër, më 22 shkurt, në rrugën nacionale në komunën e Shtërpcës persona të nacionalitetit serbë me arsyetimin se po bëjnë festë nacionale kanë dalë për disa orë në këtë aks rrugor dhe të maskuar u kanë kërkuar të holla udhëtarëve nëpër vetura dhe autobusë. Për ta hapur rrugën, ata jo vetëm se e kanë penguar qarkullimin e lirë shumë qytetarëve, por të maskuar kanë shkaktuar panik ndaj qytetarëve që udhëtonin për qendrat turistike të Prevallës e Brezovicës, gjatë tërë kohës, asnjëherë të prekur prej Policisë së Kosovës, derisa në protestën e 27 janarit u rrahën brutalisht, e madje edhe u sulmuan me plumba gome protestuesit paqësorë pa maska vetëm pse kishin dalë ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar. |
Skënder Hyseni | Jo |