Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
15/05/2015 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka të bëjë lidhur me Ligjin nr. 04/250 për Agjencinë e Shërbimit të NavigacionitAjror në Republikën e Kosovës, i cili është nënshkruar nga presidentja e Republikës së Kosovësmë datën 7.4.2014 dhe është publikuar në numrin e 28-të të Gazetës Zy
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë lidhur me Ligjin nr. 04/250 për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës, i cili është nënshkruar nga presidentja e Republikës së Kosovës më datën 7.4.2014 dhe është publikuar në numrin e 28-të të Gazetës Zyrtare, më datën 28 prill të vitit 2014, i cili është në fuqi që nga 13 maji i vitit 2014, përmes të cilit është themeluar Agjencia për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës, e cila është e përkushtuar për operimin e sigurt të sistemit të navigimit ajror të Republikës së Kosovës. |
Lutfi Zharku | Po |
24/03/2016 | Arsim |
Kohën e fundit janë raportuar disa probleme që kanë të bëjnë me sjelljet jopedagogjike të mësimdhënësve në shkolla. Kohën e fundit, pikërisht rasti i fundit në shkollën “Rudolf Walther” në fshatin Dobidol në komunën e Rahovecit ku shfaqen pam
Lexo më shumë
Kohën e fundit janë raportuar disa probleme që kanë të bëjnë me sjelljet jopedagogjike të mësimdhënësve në shkolla. Kohën e fundit, pikërisht rasti i fundit në shkollën “Rudolf Walther” në fshatin Dobidol në komunën e Rahovecit ku shfaqen pamje shqetësuese që mësimdhënësi godet në mënyrë brutale nxënësin. Kjo dukuri e cila ndikon negativisht në raportet në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve mund të jetë pengesë në ndërtimin e besimit reciprok, i cili e krijon një imazh të keq dhe e degradon në masë të madhe arsimin në Kosovë. Gjithashtu është një shqetësim permanent i të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse pamjet e tilla alarmojnë dhe shqetësojnë qytetarët. Çka ka ndërmarrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në lidhje me rastin e fundit dhe a do të kemi raste dhe pamje të tilla që do të na shfaqen sërish nëpër shkollat e Kosovës? Unë kisha edhe një pyetje shtesë, nëse më lejohet: A kemi psikologë nëpër shkollat tona, saktësisht në këtë shkollë ku ka ndodhur rasti a kemi të angazhuar psikolog, dhe psikologët që janë të angazhuar në shkolla a mbajnë seanca edhe me mësimdhënës, apo nëse janë të angazhuar angazhohen vetëm për nxënësit? |
Arsim Bajrami | Po |
07/07/2016 | Arsim |
Zoti ministër, duke pasur parasysh që në Republikën e Kosovës, në shkollat ose në sistemin arsimor të Kosovës fatmirësisht frekuentojnë edhe personat me aftësi të kufizuar, konkretisht personat të cilët janë me karroca. Ne e dimë që këta shpeshherë balla
Lexo më shumë
Zoti ministër, duke pasur parasysh që në Republikën e Kosovës, në shkollat ose në sistemin arsimor të Kosovës fatmirësisht frekuentojnë edhe personat me aftësi të kufizuar, konkretisht personat të cilët janë me karroca. Ne e dimë që këta shpeshherë ballafaqohen me qasje në objektet shkollore, pra kanë pengesa në qasjen në objektet shkollore. Pyetja ime është: A keni statistika sa prej shkollave i plotësojnë kriteret e qasjes dhe a ka Ministria e Arsimit ndonjë projekt që t’i përfshijë të gjitha shkollat, ose thjesht të garantojë qasje të sigurt për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, duke pasur parasysh që këtë kriter e kanë plotësuar vetëm shkollat të cilat janë ndërtuar pas luftës ose thjesht kohët e fundit? |
Arsim Bajrami | Po |
01/09/2016 | Punë të Brendshme |
Nga viti në vit, në vendin tonë kemi statistika të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni, të cilat çdo herë e më shumë po shënojnë rritje. Ligjet në fuqi e rregullojnë transportin rrugor dhe rregullat e komunikacionit. Ju si ministër i Punëve të B
Lexo më shumë
Nga viti në vit, në vendin tonë kemi statistika të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni, të cilat çdo herë e më shumë po shënojnë rritje. Ligjet në fuqi e rregullojnë transportin rrugor dhe rregullat e komunikacionit. Ju si ministër i Punëve të Brendshme, a i keni identifikuar se ku qëndron problemi dhe a keni marrë diçka për zvogëlimin e aksidenteve të shumta, të cilat çdo ditë po marrin jetët e qytetarëve të Republikës së Kosovës? Ne si institucione të vendit nuk guxojmë të lejojmë që edhe më tutje, duke u arsyetuar se në gjykatat e Republikës së Kosovës ka lëndë të stërngarkuara, mbi këtë argument të lejojmë që të kemi vdekje të shpeshta në komunikacion dhe të humbim jetët e njerëzve. A mendoni ju si ministri se ka ardhur momenti që ndoshta, t’i drejtoheni gjykatave po edhe Ministrisë së Drejtësisë me një shkresë, ose me një kërkesë, që të ndërmerret diçka në mënyrë që një herë e përgjithmonë gjykatat të lirohen nga lëndët e stërngarkuara? Nuk mundemi ne nga viti në vit, nga mandati në mandat, të dalim dhe të arsyetohemi se kemi lëndë të stërngarkuara dhe thjesht për këtë nuk po mund ta kryejmë detyrën tonë. |
Skënder Hyseni | Po |
01/09/2016 | Siguri |
Duke marrë parasysh se javën e fundit ose dhjetëditëshin e fundit në Kosovë, për dhjetë ditë kemi nëntë vrasje në Republikën e Kosovës, edhe 18 vjet pas lufte në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës korrespondojnë armë pa leje, të cilat rrezikojnë
Lexo më shumë
Duke marrë parasysh se javën e fundit ose dhjetëditëshin e fundit në Kosovë, për dhjetë ditë kemi nëntë vrasje në Republikën e Kosovës, edhe 18 vjet pas lufte në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës korrespondojnë armë pa leje, të cilat rrezikojnë në çdo moment jetën e qytetarëve. Pamjet televizive, të cilat na u prezantuan nga Policia e Republikës së Kosovës që, quani si të doni, në daç “akte terroriste”, në daç “arsenal”, në daç... çfarëdo tjetër, janë tejet shqetësuese dhe thjesht, te qytetarët ka ndjellë frikë dhe pasiguri. A keni ndërmarrë diçka në konfiskimin e armëmbajtjeve pa leje në duart e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përafërsisht a mund të na tregoni se cilat janë statistikat për tre vjetët e fundit sa armë janë konfiskuar dhe a ka ndonjë kampanjë urgjente, ndoshta, që do të bëhej për marrjen ose heqjen e këtyre armëve nga duart e qytetarëve. Sepse thjesht, qytetarët ndjehen të pasigurt sot në Republikën e Kosovës pikërisht për shkak se kemi shumë armë në duart e tyre. Dihen pasojat e luftës, që edhe sot janë evidente dhe fatkeqësisht tashmë kanë filluar edhe ato pasojat post-traumatike që pësojmë dhe thjesht kemi një gjendje jo të mirë në Kosovë. A ka në plan Ministria e Punëve të Brendshme të marrë ndonjë fushatë sensibilizuese ndoshta, sidomos pas këtyre nëntë vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë për konfiskimin, jo grumbullimin, e armëve pa leje, të cilat janë në duar të qytetarëve të Republikës së Kosovës? |
Skënder Hyseni | Po |
29/09/2016 | Punë të Brendshme |
Në Veriun e Mitrovicës së Kosovës, edhe pse toleranca e tepruar në Marrëveshjen e Brukselit që automjetet atje për një afat të pacaktuar të qarkullojnë me ish-targat e regjistrimit siç janë për shembull PZ, KM, PR, GL e kështu me radhë, atje sot qarkullo
Lexo më shumë
Në Veriun e Mitrovicës së Kosovës, edhe pse toleranca e tepruar në Marrëveshjen e Brukselit që automjetet atje për një afat të pacaktuar të qarkullojnë me ish-targat e regjistrimit siç janë për shembull PZ, KM, PR, GL e kështu me radhë, atje sot qarkullojnë shumë automjete pa regjistrim fare. Për mua, në rend të parë si qytetare, pastaj edhe si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherësh si anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së, këto makina paraqesin rrezik në siguri, sepse mendoj që çdo shofer që e nget një makinë të tillë është i predisponuar për të qenë një kriminel i mundshëm, i cili mund ta kryejë krimin dhe të zhduket pa gjurmë. Këtë pyetje parlamentare e kam adresuar para se të arrihet marrëveshja e 25 fundit në Bruksel, prandaj tanimë e dimë që është një afat i caktuar se deri kur do të tolerohen këto makina me këto tabela. Por, shqetësimi im nuk është te tabelat e vjetra që përdoren. Kosova po pretendon të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, prandaj a mund të na thoni që si Kosovë a do të prosperojnë në institucione ndërkombëtare me Veriun e Mitrovicës apo pa të dhe a do të duhej ndoshta që ky problem të ngrihet si kriter për liberalizimin e vizave që ne ta trajtojmë si problem të domosdoshëm dhe ta zgjidhim? Pyetja direkte është deri kur do të ndalet kjo dukuri, deri kur do të kemi lëvizje të makinave pa targa në Veriun e Mitrovicës së Kosovës? |
Skënder Hyseni | Po |
28/10/2016 | Aviacion |
(Pyetje me shkrimpër përgjigjje me gojë)
Policia e Kosovës e ka të drejtën dhe strukturën e njësisë ajrore për helikopter. Duke marrë parasysh që mund të kemi raste ku intervenimi policor me automjete është i pamundur, kur do të merr Qeveria vendim pë
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrimpër përgjigjje me gojë) Policia e Kosovës e ka të drejtën dhe strukturën e njësisë ajrore për helikopter. Duke marrë parasysh që mund të kemi raste ku intervenimi policor me automjete është i pamundur, kur do të merr Qeveria vendim për paisjen e policisë me helikopter? |
Skënder Hyseni | Jo |
28/10/2016 | Siguri |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Duke marrë parasysh aktivitetin e Policisë së Kosovës dhe e rrezikshmërinë e tyre në punë.
Kur do të kenë sigurim shëndetësor Policia e Kosovës.
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Duke marrë parasysh aktivitetin e Policisë së Kosovës dhe e rrezikshmërinë e tyre në punë. Kur do të kenë sigurim shëndetësor Policia e Kosovës. |
Skënder Hyseni | Jo |
19/01/2017 | Siguri |
Në një nga pyetjet parlamentare që kisha për ministrin Hyseni ka qenë, se kur do të pajiset Policia e Republikës së Kosovës me helikopterë, duke pasur parasysh që Policia e Republikës së Kosovës ka të gjitha kapacitetet dhe të drejtat për tu pajisur me h
Lexo më shumë
Në një nga pyetjet parlamentare që kisha për ministrin Hyseni ka qenë, se kur do të pajiset Policia e Republikës së Kosovës me helikopterë, duke pasur parasysh që Policia e Republikës së Kosovës ka të gjitha kapacitetet dhe të drejtat për tu pajisur me helikopter. Këtë pyetje e kam bërë në tetor, do të thotë më 10 tetor, për shkak se kam dashur që t’i paraprij shqyrtimit të buxhetit, ose projektbuxhetit, për vitin 2017 dhe konsideroj, se meqë tashmë veç ka kaluar buxheti për vitin 2017 nuk di sa do të jetë relevante. Ndoshta, e vetmja arsye pse mund të flasim sot për këtë pyetje, është për shkak se tashmë po dihet qartë nevoja e domosdoshme që Policia e Republikës së Kosovës të pajiset me helikopterë. Prandaj, nëse ministri ka përgjigje për këtë pyetje, unë do ta falënderoja. |
Skënder Hyseni | Po |