Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/04/2015 | Arsim |
Çështja është e ngritur si shqetësim që në kohët e fundit vjen në lidhje me gradat apo titujt efituar pas diplomimit në arsimin e lartë. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në sisteminkatërvjeçar dhe studimet postdiplomike në arsimin e lar
Lexo më shumë
Çështja është e ngritur si shqetësim që në kohët e fundit vjen në lidhje me gradat apo titujt e fituar pas diplomimit në arsimin e lartë. Studentët të cilët kanë përfunduar studimet në sistemin katërvjeçar dhe studimet postdiplomike në arsimin e lartë dyvjeçar, po ashtu edhe studentët të cilët kanë përfunduar studimet në sistemin trevjeçar dhe studimet postdiplomike në sistemin dyvjeçar apo edhe njëvjeçar, nuk ka ndonjë dallim në këtë sistem që merren diplomat apo titujt |
Arsim Bajrami | Po |
21/05/2015 | Shëndetësi |
Një çështje e ngritur si shqetësim kohëve të fundit, është në lidhje me furnizimin e barnave përpacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike. Deri në muajin janar të vitit 2015, pacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike janë furnizuarme barna nga
Lexo më shumë
Një çështje e ngritur si shqetësim kohëve të fundit, është në lidhje me furnizimin e barnave për pacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike. Deri në muajin janar të vitit 2015, pacientët të cilët vuajnë nga leukemia kronike janë furnizuar me barna nga Ministria e Shëndetësisë, kurse nga janari i vitit 2015 më nuk janë duke u furnizuar nga kjo Ministri. Pacientët janë të detyruar që këto barna t’i sigurojnë në mënyrë private, nga shitësit pa kompetencë, duke e ditur se ky lloj i barërave nuk lejohet të shitet në barnatore dhe kushton shumë. |
Imet Rrahmani | Po |
15/05/2015 | Komunikacion |
Më 24 korrik 2014, është bërë marrëveshja për transport ndërkombëtar rrugor në Prishtinë, meshtetin e Italisë, e ratifikuar nga presidentja Jahjaga, kurse ende pa ratifikuar nga shteti i Italisë.Çdo ditë po flasim për mbështetje të bizneseve të vo
Lexo më shumë
Më 24 korrik 2014, është bërë marrëveshja për transport ndërkombëtar rrugor në Prishtinë, me shtetin e Italisë, e ratifikuar nga presidentja Jahjaga, kurse ende pa ratifikuar nga shteti i Italisë. Çdo ditë po flasim për mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mëdha, kurse operatorët ekonomikë kosovarë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë për transportin e pasagjerëve me autobusë në destinacion ndërkombëtar me shtetin e Italisë, janë në një situatë shumë të palakmueshme, për të mos thënë, drejt falimentimit. Kjo është duke ndodhur pikërisht për shkak të mosveprimit të ministrive përkatëse, të cilat kanë marrëveshje bilaterale. Kompanitë transportuese kosovare janë të detyruara të paguajnë gjoba marramendëse pas çdo kontrolli nga policia italiane, ku shuma më e vogël është 2002 euro. Arsyeja e vetme e policisë rrugore italiane është, sepse nuk ka ratifikim të marrëveshjes nga shteti i Italisë. Masat ndëshkuese të cilat janë marrë me bllokim të autobusëve, ku nga fundi i vitit 2014 muaji dhjetor, deri më tani janë bllokuar 14 autobusë, ku 4 ende janë në bllokim me nga 60 ditë. Në qoftë se, bëjmë një llogaritje të thjeshtë, dëmet për bizneset kosovare sillen diku rreth 260 mijë euro, për të cilat janë të detyruara të paguajnë bizneset kosovare. |
Lutfi Zharku | Po |
25/06/2015 | Shëndetësi |
Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se sigurimet shëndetësore brenda vitit 2015nuk do të fillojnë se implementuari. Ne jemi të vetëdijshëm se është një çështje shumëkomplekse, po ashtu siç jemi të vetëdijshëm që është një çështje e një rën
Lexo më shumë
Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se sigurimet shëndetësore brenda vitit 2015 nuk do të fillojnë se implementuari. Ne jemi të vetëdijshëm se është një çështje shumë komplekse, po ashtu siç jemi të vetëdijshëm që është një çështje e një rëndësie shumë të veçantë. Të sigurosh shëndetin nuk është luks, por është domosdoshmëri e kohës, për faktin se çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve të paparashikueshme. Mendoj se nuk mjafton vetëm të thuhet për këtë se duhet përgatitje serioze, por duhet të merren hapa konkretë për të ecur përpara. |
Imet Rrahmani | Jo |
30/07/2015 | Arsim |
I nderuari ministër, nevojat e qytetarëve të Prizrenit për kopshte publike të fëmijëve janë tëshumta dhe janë të mëdha.Përveç familjes me rëndësi të madhe janë edhe institucionet jashtë familjare. Qasja në çerdhe dheshkollimin e edukimin e hershëm është
Lexo më shumë
I nderuari ministër, nevojat e qytetarëve të Prizrenit për kopshte publike të fëmijëve janë të shumta dhe janë të mëdha. Përveç familjes me rëndësi të madhe janë edhe institucionet jashtë familjare. Qasja në çerdhe dhe shkollimin e edukimin e hershëm është me rëndësi për dhënie të shanseve të barabarta të fëmijëve. Duke pasur parasysh që fëmijët e moshës së re mësojnë shpejt dhe i formojnë kompetencat e tyre themelore, siç janë perceptimi, fantazia, të menduarit, afërsia sociale, si dhe shkathtësia trupore, rëndësi të veçantë ka komunikimi në zhvillimin e inteligjencës së fëmijëve dhe socializmin e tyre si domosdoshmëri. Pra, çerdhja dhe grupi i lojës janë faktorë vendimtarë për fazat e mëvonshme të të mësuarit qoftë dhe në përgjithësi. Prizreni ka pasur një kopsht publik i cili quhej “Yllka” i hapur në vitin 1977 me kapacitet prej 240 fëmijë të moshës nga 6 muaj deri në 6 vjeç. Ky institucion ka qenë publik deri në vitin 2011, mirëpo nga viti 2011 funksionon si institucion privat i udhëhequr nga Kolegji “Mehmet Akif”. Nga viti 2011 Prizreni si qytet i dytë nga numri i banorëve në Kosovë mbetet pa kopsht publik të fëmijëve. Kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Prizrenit janë të shumta. |
Arsim Bajrami | Po |
19/01/2017 | Financa |
Bazuar në Ligjin nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, neni 6 - beneficionet e veçanta, paragrafi 4 - lirim nga tatimi
Lexo më shumë
Bazuar në Ligjin nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, neni 6 - beneficionet e veçanta, paragrafi 4 - lirim nga tatimi në pronë, i cili është e drejtë ta realizojnë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, invalidët civilë të luftës, familjet e viktimave civile të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike. Pyetja konkrete për ministrin është: Pse nuk po zbatohet Ligji për lirim nga tatimi në pronë për kategoritë e lartcekura sipas nenit 6, paragrafi 4, respektivisht për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës? |
Avdullah Hoti | Jo |