Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
22/09/2016 | Ekonomi |
Siç po e shohin edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit që pyetja parlamentare është bërë para një jave, më duhet ta bëj të qartë se ministri i sektorit më të rëndësishëm në Kosovë nuk e ka parë të arsyeshme të japë përgjigje për nj
Lexo më shumë
Siç po e shohin edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit që pyetja parlamentare është bërë para një jave, më duhet ta bëj të qartë se ministri i sektorit më të rëndësishëm në Kosovë nuk e ka parë të arsyeshme të japë përgjigje për një çështje tepër urgjente, ku po rrezikojmë të humbim hiç më pak se 390 milionë euro në Arbitrazh. Mospraninë e ministrit e shoh si ikje nga përgjegjësia, apo ndoshta nuk e ka guximin të flasë hapur për pyetjet, që do t’i lexoj në vijim: Axos-Capital e ka paditur shtetin e Kosovës para gjyqtarit të Arbitrazhit në Washington. Axos- Capital kërkon nga Kosova hiç më pak se 390 milionë euro. Pra, rrezikojmë të humbim afro 400 milionë euro për një proces të përcjellë me dyshime, akuza e plot prapaskena. Kjo do të ishte një goditje e rëndë dhe e tmerrshme financiare. Ju si ministër, edhe pse nuk jeni i pranishëm, mund të ktheni përgjigje me shkrim apo t’i informoni qytetarët në formën të cilën ju e preferoni. A e keni analizuar se kush në ministrinë që ju e udhëhiqni ka qenë përgjegjës dhe duhet të japë përgjegjësi për rrezikun e humbjes edhe të gati 400 milionë eurove të tatimpaguesve kosovarë? Çka tash, nëse Kosova e humb kontestin në fjalë, si në rastin e tenderit të pasaportave dhe detyrohet të paguajë edhe 390 milionë euro, një shumë sa ¼-ta e buxhetit? Kush është personi përgjegjës juridikisht për këtë? Ku qëndron baza e padisë së Axos-it dhe kë e keni angazhuar për mbrojtje, si dhe sa para e keni kontraktuar? |
Blerand Stavileci | Jo |
28/10/2016 | Drejtësi |
Ne, faktikisht u informuam përmes një gazete gjermane se “Axos Capital” po kërkon nga Kosova hiq më pak se 390 milionë euro. Pra, rrezikojmë të humbim afro 400 milionë euro, për një proces të përcjellë me dyshime, akuza e plot prapaskena. Një
Lexo më shumë
Ne, faktikisht u informuam përmes një gazete gjermane se “Axos Capital” po kërkon nga Kosova hiq më pak se 390 milionë euro. Pra, rrezikojmë të humbim afro 400 milionë euro, për një proces të përcjellë me dyshime, akuza e plot prapaskena. Një gjë e tillë për Republikën e brishtë do të ishte një goditje dhe tronditje e tmerrshme financiare, pres që ministri të kthejë përgjigje se a e ka analizuar se kush në ministrinë që ai e udhëheq ka qenë përgjegjës dhe duhet të japë përgjegjësi për rrezikun e humbjes edhe të gati 400 milionë euro të tatim paguesve kosovar. Çka tash nëse Kosova e humb kontekstin si në rastin e tenderit të pasaportave dhe detyrohet të paguajë hiq më pak se edhe 390 milionë euro, pa përfshirë këtu edhe shërbimet e avokatisë, një shumë, pra, tepër e madhe dhe e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. Kush është personi përgjegjës juridikisht për këtë, ku qëndron baza e padisë së “Axos”-it dhe kë e ka angazhuar për mbrojtje Qeveria dhe sa para e ka kontraktuar. |
Blerand Stavileci | Jo |