Më 27 janar u organizua një protestë paqësore nësheshin “Nëna Terezë” Në po këtë protestë u përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome. Kjo edhe është e dokumentuar. Në një video, por edhe nga dëshmitarët e protestës është parë që një polic ka sht
Lexo më shumë
Më 27 janar u organizua një protestë paqësore në sheshin “Nëna Terezë” Në po këtë protestë u përdor gaz lotsjellës dhe plumba gome. Kjo edhe është e dokumentuar. Në një video, por edhe nga dëshmitarët e protestës është parë që një polic ka shtirë me armë zjarri në ajër, veprim i cili nuk ka qenë i nevojshëm. A mund të na tregoni se çka keni ndërmarrë në lidhje me këtë çështje dhe a keni nisur hetimet për një veprim të paligjshëm? A merrni përgjegjësi si ministër i Punëve të Brendshme, për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë policia në protestën e 27 janarit?
Show less...
Skënder Hyseni
Po
05/02/2015
Administratë
Në një intervistë për Radio-Evropën e lirë, lideri i Listës Serbe Aleksandër Jablanoviq kathënë se asociacioni i komunave serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe se përkëtë janë në dijeni koalicioni qeverisës PDK-LDK dhe për të njëjtën çështje ësht
Lexo më shumë
Në një intervistë për Radio-Evropën e lirë, lideri i Listës Serbe Aleksandër Jablanoviq ka thënë se asociacioni i komunave serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe se për këtë janë në dijeni koalicioni qeverisës PDK-LDK dhe për të njëjtën çështje është dhënë premtim dhe është nënshkruar në marrëveshjen që PDK-LDK e ka bërë me Listën serbe.
Pyetja ime është: A mund të na tregoni se a ka marrëveshje të fshehtë për këtë çështje dhe me çfarë baze ligjore keni dhënë garanci për këtë çështje? Çështja e asociacionit do të duhej të ishte çështje e brendshme e Kosovës dhe kush ju ka autorizuar që të bisedoni me Serbinë për kompetencat e këtij asociacioni?
Show less...
Arban Abrashi
Po
09/02/2017
Shëndetësi
Në konkursin e fundit të specializimeve që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për profile të ndryshme, nuk është ndarë asnjë specializim për spitalin e Vushtrrisë, duke ditur se ky spital ka mungesë të mjekëve specialistë të lëmenjve të ndryshme
Lexo më shumë
Në konkursin e fundit të specializimeve që është shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për profile të ndryshme, nuk është ndarë asnjë specializim për spitalin e Vushtrrisë, duke ditur se ky spital ka mungesë të mjekëve specialistë të lëmenjve të ndryshme.
Zoti ministër, a mund të na tregoni, pse nuk është ndarë asnjë specializim për Spitalin e Vushtrrisë?
Show less...
Imet Rrahmani
Po
09/02/2017
Punë të Brendshme
Nga mbledhja e parë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 11 janar 2014 dhe marrëveshjeve të dakorduara Qeveria në Tiranë mori vendim më 7 maj 2014 për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrim
Lexo më shumë
Nga mbledhja e parë e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 11 janar 2014 dhe marrëveshjeve të dakorduara Qeveria në Tiranë mori vendim më 7 maj 2014 për përjashtimin nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e Republikës së Serbisë të përkatësisë etnike shqiptare. 32 Në mars të vitit 2015, pra një vit më vonë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftonte se u firmosën tri marrëveshje bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë. Nënshkrimi u bë në atë kohë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe homologu i tij, Arban Abrashi. Më konkretisht, u arrit marrëveshja për heqjen e lejeve të punës dhe liberalizimin e tregut të punës ndërmjet dy vendeve nga Gjirokastra deri në Mitrovicë, Shqipëria i ka hequr lejet e punës për shtetasit nga Kosova, ndërsa Kosova u zotua ta bëjë këtë shumë shpejt për shtetasit e Republikës së Shqipërisë. Në pyetjen e shtruar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në njërën nga seancat e kaluara ai u përgjigj se për këtë duhet ta pyesim ministrin e Punëve të Brendshme dhe se Ministria që drejton ka lobuar për këtë ndryshim, si dhe e ka kryer punën, por Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka realizuar pjesën e saj. Tash jemi dy vjet e pesë muaj nga mbledhja e dy qeverive dhe një vit e gjysmë nga nënshkrimi i marrëveshjeve për lejet e punës. Pra, ministri nuk e zbatoi këtë marrëveshje dhe pyetja ime për të në këtë rast është: A ka nevojë për ndihmë për t’i shkruar ato amendamente, që janë të nevojshme?
Show less...
Skënder Hyseni
Jo
12/03/2015
Administratë
Më 3 shkurt, në një konferencë të jashtëzakonshme tuajën deklaruat se Aleksandër Jablanoviq më nuk është pjesë e Kabinetit tuaj. Në lidhje me këtë, po ju citoj: “Sa i përket ministrit Jablanoviq, ju njoftoj se nga sot ai nuk është pjesë e Kabinetit
Lexo më shumë
Më 3 shkurt, në një konferencë të jashtëzakonshme tuajën deklaruat se Aleksandër Jablanoviq më nuk është pjesë e Kabinetit tuaj. Në lidhje me këtë, po ju citoj: “Sa i përket ministrit Jablanoviq, ju njoftoj se nga sot ai nuk është pjesë e Kabinetit tim qeveritar”. Pyetja ime është: Pse nuk e keni publikuar ende vendimin tuaj për shkarkimin e ministrit Jablanoviq?
Meqë prej momentit të shkarkimit Lista serbe më nuk u kthye në Kuvendin e Kosovës, a nënkupton kjo se juve ju janë parashtruar kushte të reja nga Lista serbe dhe nëse po, cilat janë ato?