Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/03/2015 | Drejta të Njeriut |
Duke u bazuar në konstatimet e Inspektoratit të Punës dhe raportimin e mediave për presione, shantazhe dhe kërcënime ndaj punëtorëve për të kërkuar dorëheqjen e tyre, në mënyrë që t’u shmangen obligimeve ligjore, a dotë ndërmarrë ministria ndonjë v
Lexo më shumë
Duke u bazuar në konstatimet e Inspektoratit të Punës dhe raportimin e mediave për presione, shantazhe dhe kërcënime ndaj punëtorëve për të kërkuar dorëheqjen e tyre, në mënyrë që t’u shmangen obligimeve ligjore, a do të ndërmarrë ministria ndonjë veprim konkret për ta hulumtuar monitorimin e të drejtave të punëtorëve që punojnë në korporatat e mëdha në Kosovë në përgjithësi dhe në mënyrë specifike a do të ndërmerrni ndonjë veprim konkret lidhur me largimet nga puna nëpër këto banka? |
Arban Abrashi | Po |
26/03/2015 | Kulturë |
Kalaja e Prizrenit është aset i trashëgimisë kulturore arkeologjike në mbrojtje të ligjit dhe ndërhyrjet degraduese nuk lejohen. Bazuar në kornizën ligjore në fuqi, të gjitha projektet dhe aktivitetet e ndërhyrjeve fizike, në asetet e trashëgimisë kultur
Lexo më shumë
Kalaja e Prizrenit është aset i trashëgimisë kulturore arkeologjike në mbrojtje të ligjit dhe ndërhyrjet degraduese nuk lejohen. Bazuar në kornizën ligjore në fuqi, të gjitha projektet dhe aktivitetet e ndërhyrjeve fizike, në asetet e trashëgimisë kulturore, arkeologjike, përfshirë ndërhyrjet hulumtuese, gërmimet arkeologjike, punët konservuese apo ngritja e objekteve të reja, duhet zbatuar sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në Ligjin numër 02/L-88 për trashëgiminë kulturore, neni 3, 4, 5, 7 dhe 8. |
Kujtim Shala | Po |
21/05/2015 | Financa |
Në bazë të Ligjit nr. 04/L-09 Ligjin për personat e verbër neni 6,lirimin nga taksat dhe tatimi, po e citoj ligjin: “Personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhetatimi të drejtpërdrejtë në rast të vetëpunësimit ata lirohen nga çdo detyrim fiska
Lexo më shumë
Në bazë të Ligjit nr. 04/L-09 Ligjin për personat e verbër neni 6, lirimin nga taksat dhe tatimi, po e citoj ligjin: “Personat e verbër lirohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë në rast të vetëpunësimit ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa në rast të zhvillojnë veprimtari si persona juridik ata gëzojnë lehtësira tatimore, të cilat i realizojnë sipas ligjit në fuqi”, po ashtu edhe të drejtat që janë specifikuar në kodin doganor dhe të akcizave në Kosovë, pra në Kodin nr. 03/L-109 tek dispozitat e përgjithshme, respektivisht në nenet 75, 76, 77 dhe 78. Këto të drejta nuk po respektohen sidomos nga doganat, unë kohëve të fundit personalisht jam informuar nga disa qytetarë të verbër që nuk mund të bëjnë importin e automjeteve dhe veturave të tyre, të cilët bllokohen në Dogana me muaj. |
Avdullah Hoti | Po |
30/07/2015 | Financa |
Sipas ligjit nr. 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, sipas nenit 14, burimet financiare, pika 1, po citoj Ligjin për realizimin e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me këtë ligj: Kryqi i Kuq i Kosovës siguron mjete financiare nga, ndë
Lexo më shumë
Sipas ligjit nr. 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, sipas nenit 14, burimet financiare, pika 1, po citoj Ligjin për realizimin e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me këtë ligj: Kryqi i Kuq i Kosovës siguron mjete financiare nga, ndër të tjera thotë, pika 1.7 sigurimi i obligueshëm i automjeteve 1% nga bruto-primi i vlerës së sigurimit të automjetit. Cilat janë veprimet që i ka ndërmarrë Qeveria për vënien në zbatim të kësaj dispozite, duke ditur se kompanitë e sigurimit qe pesë vjet nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj Kryqit të Kuq të Kosovës? |
Avdullah Hoti | Po |
23/07/2015 | Sociale |
Çështja implementimi i Ligjit NR. 04/ L 054 për statusin me të drejtat
e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimavecivile dhe familjeve të tyre.Sipas këtij ligji anëtarët e ngushtë të famil
Lexo më shumë
Çështja implementimi i Ligjit NR. 04/ L 054 për statusin me të drejtat |
Isa Mustafa | Po |
06/05/2015 | Kulturë |
Pyetja ime është prapë lidhur me trashëgiminë kulturore. Objektet e trashëgimisë kulturore gjithandej Kosovës janë duke u degraduar dhe shkatërruar, duke lënë Kosovën në dukje si një vend pa kulturë, pa histori dhe pa trashëgimi. Ky trend i shkatërrimit
Lexo më shumë
Pyetja ime është prapë lidhur me trashëgiminë kulturore. Objektet e trashëgimisë kulturore gjithandej Kosovës janë duke u degraduar dhe shkatërruar, duke lënë Kosovën në dukje si një vend pa kulturë, pa histori dhe pa trashëgimi. Ky trend i shkatërrimit më së miri vërehet në qytetin historik të Prizrenit, ku trashëgimia arkeologjike në Kalanë e qytetit është shkatërruar. Trashëgimia civile arkitektonike në qendrën historike të Prizrenit është duke u shkatërruar dhe ndërtimet e paligjshme të hoteleve shumëkatëshe dhe parkingjeve për vetura janë duke e marrë qendrën e Prizrenit. Së fundmi, trendit të shkatërrimit i është bashkuar edhe Komuna e Prizrenit, e cila pa marrë lejet përkatëse dhe pa respektimin e procedurave ka filluar ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër “Ryzhdije”, njëra ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Ballkan. Kjo shkollë, vetëm t’ju njoftoj që është hapur në vitin 1874, pra diku rreth 150 vjet më përpara. Pyetja ime është: Çfarë është duke bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të parandaluar këtë degradim të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës? Dhe, në mënyrë specifike, a do të ndërmarrë ministria ndonjë hap konkret për të shpëtuar objektin e shkollës së mesme “Ryzhdije” nga shkatërrimi total që po ia bën Komuna e Prizrenit? |
Kujtim Shala | Po |
06/05/2015 | Tregti |
Është për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por është edhe për Ministrinë e Financave, ngase ka të bëjë me aspektin e lirimit nga taksat. Në bazë të Ligjit nr. 04-L/09 Ligji për persona të verbër, neni 6, lirimi nga taksat dhe tatimi, po e citoj
Lexo më shumë
Është për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por është edhe për Ministrinë e Financave, ngase ka të bëjë me aspektin e lirimit nga taksat. Në bazë të Ligjit nr. 04-L/09 Ligji për persona të verbër, neni 6, lirimi nga taksat dhe tatimi, po e citoj ligjin: “personat e verbër lirohen nga çdolloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejt, në raste të vetëpunësimit ata lirohen nga çdo detyrim fiskal, ndërsa, në rast të zhvillimit të veprimtarisë si persona juridikë, ata gëzojnë lehtësira tatimore, të cilat i realizojnë sipas ligjit në fuqi.” Po ashtu, të drejtat specifike janë të specifikuara edhe në Kodin Doganor dhe të akcizave në Kosovë, pra në kodin nr. 03-L/109 tek dispozitat e përgjithshme, respektivisht në nenet 75, 76, 77 dhe 78. 43 Por, pyetja për ministren e Tregtisë dhe Industrisë zonjën Hykmete Bajramin, kohëve të fundit personalisht jam informuar që shumë qytetarë të verbër nuk mund të bëjnë importimin e automjeteve dhe veturat e tyre bllokohen në dogana me muaj. Pyetja ime është: Pse nuk aplikohen dispozitat ligjore për këtë grup të cenuar të popullatës, apo edhe më keq, pse aplikohen benefitet në mënyrë selektive, për disa bën që të importojnë vetura pa dogana, ndërsa për të tjerët, automjetet e tyre rrinë të bllokuara? |
Hikmete Bajrami | Jo |
16/06/2016 | Kulturë |
Javën e kaluar në Prizren humbi jetën një trevjeçare dhe u lënduan dy persona të tjerë. Kjo tragjedi ndodhi si pasojë e mosveprimit të pushtetit lokal dhe atij qendror, të cilët janë të obliguar t’i mbrojnë monumentet e trashëgimisë kulturore sipas
Lexo më shumë
Javën e kaluar në Prizren humbi jetën një trevjeçare dhe u lënduan dy persona të tjerë. Kjo tragjedi ndodhi si pasojë e mosveprimit të pushtetit lokal dhe atij qendror, të cilët janë të obliguar t’i mbrojnë monumentet e trashëgimisë kulturore sipas Ligjit për trashëgiminë kulturore dhe sipas Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Të përkujtoj se në vitet e kaluara, shumë organizata joqeveritare dhe opozita në Prizren kanë kërkuar që institucionet kompetente, që në këtë rast janë Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, të veprojnë e mbrojnë Qendrën Historike të Prizrenit sipas përgjegjësive që i përcaktojnë ligjet. Po ashtu, Këshilli i Trashëgimisë Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit ka kërkuar në prill të këtij viti, duke paraparë rrezikun që kanoset nga këto objekte, ka kërkuar nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të ndajë fonde emergjente për ndërhyrje e riparime tek objektet e rrezikuara nga shembja. 31 Pse Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit asnjëherë nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa dhe nuk ka vepruar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit? Pse nuk janë ndarë fonde të kërkuara për sanimin e gjendjes, a duhen më shumë viktima që Qeveria t’i kryejë obligimet e saj ndaj qytetarëve, ashtu si përcaktojnë ligjet e cekura më lart. |
Kujtim Shala | Jo |
22/09/2016 | Arsim |
Sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nr. 34-2014, për funksionimin e shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla, në mbështetje të Ligjit për arsim parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L- 032, sipas
Lexo më shumë
Sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nr. 34-2014, për funksionimin e shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla, në mbështetje të Ligjit për arsim parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L- 032, sipas nenit 2 parashihet që në shkolla të gjitha institucionet parauniversitare të punësojnë psikologë dhe pedagogë në kuadër të shërbimit pedagogjik psikologjik. Pyetja parlamentare: Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet nga udhëzimi administrativ, i cili kërkon që në çdo shkollë fillore dhe të mesme të ketë së paku një psikolog apo pedagog, në shumicën e shkollave të Kosovës nuk ka psikologë apo pedagogë, pse nuk implementohet ky udhëzim administrativ, ngase kjo kishte për të ndikuar shumë pozitivisht në parandalimin e sjelljeve problematike, të cilat u folën edhe paraprakisht në dhunën në shkolla, e kështu me radhë. |
Arsim Bajrami | Po |
22/09/2016 | Drejta të Njeriut |
Agjencia Kosovare e Privatizimit në valën e privatizimeve e ka shitur shumicën e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, por edhe në shumë raste pagesat e punëtorëve të cilat njihen si 20% nuk janë realizuar në afatet e parapara, e në disa raste, si ajo e punë
Lexo më shumë
Agjencia Kosovare e Privatizimit në valën e privatizimeve e ka shitur shumicën e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, por edhe në shumë raste pagesat e punëtorëve të cilat njihen si 20% nuk janë realizuar në afatet e parapara, e në disa raste, si ajo e punëtorëve të gypave të Ferizajt, nuk janë realizuar fare. AKP-ja po ashtu nuk i ka paguar pagat e punëtorëve, për të cilat ndërmarrjet u kanë mbetur borxh dhe të cilat janë obligime të AKP-së. Në rastet e fundit janë edhe punëtorët e ndërmarrjes “Liria” në Prizren, ku më shumë se 100 punëtorëve nuk u janë paguar 10 pagat e fundit, të cilat AKP-ja u ka mbetur borxh për më shumë se 6 muaj, nën pretekstin e problemeve në llogaritë bankare. Po ashtu, për pagesat e pagave që janë bërë më herët, AKP-ja nuk i ka deponuar kontributet pensionale, e pasi këto kanë qenë paga, AKP-ja për çdo pagesë është dashur të paguajë për Trustin Pensional të Kosovës, ashtu siç kërkon ligji. Pyetja parlamentare është: Çfarë ka bërë Ministria e Zhvillimit Ekonomik në aspektin e mbikëqyrjes së AKP-së në implementimin e të drejtave të punëtorëve sipas Ligjit në fuqi? A ka ndonjë iniciativë të Qeverisë për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve karshi AKP-së për t’i parandaluar shkeljet e mëtutjeshme të të drejtave të punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore? Domethënë, në këtë aspekt edhe javën e kaluar ne e patëm edhe një takim edhe me punëtorët e “Sharrcemit” të Hanit të Elezit, ku atyre po ashtu nga AKP-ja nuk u ishin paguar dëmshpërblimet për shëndetin e tyre të humbur gjatë punës të cilën e kanë bërë me azbest dhe për problemet tjera. Prandaj, besoj që Qeveria këtu duhet të punojë që AKP-ja t’i respektojë të drejtat e punëtorëve dhe të ish-punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore. |
Blerand Stavileci | Jo |
29/09/2016 | Drejta të Njeriut |
Agjencia Kosovare e Privatizimit në valën e privatizimeve e ka shitur shumicën e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, por në shumë raste pagesat e punëtorëve të cilat njihen si 20% nuk janë realizuar në afatet e parapara, e në disa raste, si ajo e punëtorëv
Lexo më shumë
Agjencia Kosovare e Privatizimit në valën e privatizimeve e ka shitur shumicën e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, por në shumë raste pagesat e punëtorëve të cilat njihen si 20% nuk janë realizuar në afatet e parapara, e në disa raste, si ajo e punëtorëve të Gypave të Ferizajt, nuk janë realizuar fare. AKP-ja po ashtu nuk i ka paguar pagat e punëtorëve të cilëve ndërmarrja u ka mbetur borxh, në raste të tilla AKP-ja i ka marrë si obligim. Ndër rastet e fundit janë edhe punëtorët e ndërmarrjes “Liria” në Prizren, ku më shumë se 100 punëtorë nuk janë paguar 10 pagat e fundit, të cilat AKP-ja u ka mbetur borxh. Ajo në pretekstin e problemeve me llogaritë bankare nuk i ka paguar këto pagesa. Po ashtu, për pagesat e pagave që janë bërë më herët, AKP-ja nuk i ka deponuar kontributet pensionale të punëtorëve, pasi këto kanë qenë paga për çdo pagesë AKP-ja është dashur të paguajë në Trustin Pensional të Kosovës ashtu siç kërkon ligji. Çfarë ka bërë Ministria e Zhvillimit Ekonomik në aspektin e mbikëqyrjes së AKP-së dhe implementimit të drejtave të punëtorëve sipas ligjeve në fuqi? A ka ndonjë iniciativë Qeveria për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve karshi AKP-së dhe për t’i parandaluar shkeljet e mëtutjeshme të drejtave të punëtorëve të ish- ndërmarrjeve shoqërore? |
Blerand Stavileci | Jo |
11/10/2016 | Infrastrukturë |
Autostrada “Ibrahim Rugova” është njëra ndër më të shtrenjtat në Evropë dhe sot e kësaj dite nuk është deklaruar zyrtarisht vlera e shpenzuar e buxhetit të shtetit në kontraktimin e “Bechtel Enkës”.Edhe pse shtrenjtë, kualiteti i
Lexo më shumë
Autostrada “Ibrahim Rugova” është njëra ndër më të shtrenjtat në Evropë dhe sot e kësaj dite nuk është deklaruar zyrtarisht vlera e shpenzuar e buxhetit të shtetit në kontraktimin e “Bechtel Enkës”.Edhe pse shtrenjtë, kualiteti i saj mbetet për të dëshiruar edhe në shumë vende kjo autostradë nuk lidhet me vendbanime në mënyrë të drejtpërdrejtë, por tërthorazi. Për shembull, edhe pse autostrada kalon shumë afër Prizrenit, qyteti nuk është i lidhur drejtpërdrejt me autostradën, por lidhja shkon në rrugë të stërzgjatura, transite, ku nga qendra e Prizrenit lidhja më e afërt me autostradën është minimum 11km. Pos këtyre lidhjeve të pakuptimta, autostrada në shumë vende ka ndërprerë rrugët e vjetra dhe nuk janë ndërtuar ura lidhëse nëpër nënkalime, në vendet ku kanë qenë rrugët e vjetra. Si shembull është edhe fshati Zhur. Në këtë fshat autostrada ka ndërprerë fshatin nga tokat bujqësore, mbi 500 hektarë të tokës bujqësore në zonat blegtorale janë ndarë nga fshati dhe nuk është ndërtuar as urë e as nënkalim për fermerët dhe banorët e kësaj zone. Konkretisht në vendin e quajtur “Gomni” autostrada ka bllokuar rrugën e vjetër të fshatit dhe zhurjanët janë të penguar nga qasja e drejtpërdrejtë në tokat e tyre bujqësore. Pyetja ime lidhur me këtë është: a ka plan Qeveria, e në veçanti Ministria e Infrastrukturës, t’i rregullojë këto padrejtësi që u janë shkaktuar qytetarëve në qasje ndaj pronës së tyre private me ndërtimin e autostradës, në veçanti pse nuk është realizuar projekti i urës, si dhe mbikalimit, e 34 cila ka qenë e premtuar gjatë ndërtimit të autostradës dhe e cila do të lidhte fshatarët e Zhurit me tokat e tyre bujqësore në këtë zonë? |
Lutfi Zharku | Po |
28/10/2016 | Migrim / Kthim |
Çështja: Më 5 shkurt 2015 Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga dita kur Kuvendi miratoi në konsultim të gjitha grupeve parlamentare
Lexo më shumë
Çështja: Më 5 shkurt 2015 Kuvendi i Republikës së Kosovës e miratoi rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës. Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga dita kur Kuvendi miratoi në konsultim të gjitha grupeve parlamentare dhe me shumicë votash rezolutën për pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës që ishte edhe eksodi më i madh i qytetarëve që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Rezoluta nr. 05 R-01 ka 17 pika, si detyra për Qeverinë. Ato do të duhej të ishin të zbatuara nga Qeveria si masa konkrete për të parandaluar braktisjen e vendit nga qytetarët dhe të rinjtë e Kosovës. Pyetja për kryeministrin: Çka ka bërë Qeveria në implementimin e 17 pikave të rezolutës kundër migrimit? Nga 17 rekomandime të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, sa prej tyre janë zbatuar nga Qeveria? |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Financa |
Vitin e kaluar unë pata parashtruar një pyetje lidhur me zbatimin e Ligjit 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, specifikisht sipas nenit 14 - Burimet financiare, pika 1 po e citoj ligjin. “Për realizimin e detyrave dhe obligimeve të
Lexo më shumë
Vitin e kaluar unë pata parashtruar një pyetje lidhur me zbatimin e Ligjit 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës, specifikisht sipas nenit 14 - Burimet financiare, pika 1 po e citoj ligjin. “Për realizimin e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me këtë ligj Kryqi i Kuq i Kosovës siguron mjete financiare nga...”, ndër të tjera thotë: “... pika 1.7 sigurimi i obligueshëm i automjeteve 1% nga bruto primi i vlerës së sigurimit të automjetit.” 6 vjet që ky ligj nuk implementohet. Ju vitin e kaluar patët deklaruar që Qeveria nuk ka kompetenca, por më vonë unë e shikova dhe e pamë se Ministria e Shëndetësisë është mbikëqyrëse e zbatimit të Ligjit për Kryqin e Kuq. Në anën tjetër, sipas Ligjit mbi Bankën Qendrore të Kosovës, neni 32 thotë që ministria ka të drejtë të kërkojë nga BQK-ja përshkrimin e rrjedhave financiare, prandaj Ministria e Financave ka kompetenca ndaj BQK-së dhe mund të kërkojë nga Banka Qendrore e Kosovës, t’i kushtëzojë kompanitë e sigurimeve që të implementojnë ligjin, pra të ndajnë 1% të bruto-primit nga sigurimi i automjeteve. Një vit pasi që u qartësua se Ministria e Financave ka kompetenca ndaj BQK-së, çka ka ndërmarrë Qeveria dhe ministria për zbatimin e dispozitave ligjore për financimin e Kryqit të Kuq të Republikës së Kosovës? |
Avdullah Hoti | Po |