Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
25/06/2015 | Qeverisje Lokale |
Pasi është hera e dytë që kryeministri nuk është në sallë, unë dua të lexoj pyetjen, që ka të bëjëme themelimin e komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit, përkatësisht me vendimin eQeverisë së Republikës së Kosovës numër 08/129, të datës 8 maj 201
Lexo më shumë
Pasi është hera e dytë që kryeministri nuk është në sallë, unë dua të lexoj pyetjen, që ka të bëjë me themelimin e komunave të reja në Gjonaj dhe Rogovë të Hasit, përkatësisht me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 08/129, të datës 8 maj 2013, por jetësimi i këtij vendimi ka mbetur pezull. Funksionalizimi i këtyre komunave për qytetarët e kësaj ane sjell përfitime në shumë aspekte, si: qasje, pjesëmarrje dhe përfaqësim më të mirë të qytetarëve në organet lokale dhe në vendimmarrje, shërbime më efikase dhe efektive në administratë komunale, në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, administrim më efikas të pronës, monumenteve kulturore dhe resurseve natyrore, zhvillim të turizmit e biznesit, përfitime nga buxheti i shtetit, nga donatorët e tjerë. |
Isa Mustafa | Jo |
04/06/2015 | Arsim |
Në Kosovë edukimi parashkollor është pjesë e Ministrisë së Arsimit. Kjo Ministri dhembështetësit e saj viteve të fundit kanë punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjoreprofesionale në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të edukatorëve.Siç dihet,
Lexo më shumë
Në Kosovë edukimi parashkollor është pjesë e Ministrisë së Arsimit. Kjo Ministri dhe mbështetësit e saj viteve të fundit kanë punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore profesionale në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të edukatorëve. Siç dihet, edukimi parashkollor organizohet në institucione publike, private, në klasa para fillore dhe në qendra me bazë në komunitet, por numri i fëmijëve të përfshirë në këtë nivel edukimi është shumë i vogël në krahasim me shtetet tjera, si dhe me kërkesat e fëmijëve për t’u regjistruar në edukimin parashkollor. Po ashtu, te ne ka komuna që fare nuk kanë institucione publike parashkollore apo shumë nga komunat kanë vetëm nga një institucion të tillë publik. Në programin qeveritar është paraparë që të ketë vizita të rregullta mjekësore në familjet e fëmijëve 0 deri në 3 vjeç, sigurim të hapësirave të mjaftueshme duke adaptuar shtëpitë ekzistuese nëpër fshatra apo lagje të qyteteve, punësim të një numri të konsiderueshëm të edukatorëve e tjerë. Po ashtu, nëse i referohemi edhe raportit të Universitetit... të përgatitur nga UNICEF-i në vitin 2012 dhe studimet e fundit të cilat janë bërë për zhvillimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë, tregojnë se ky nivel edukimi duhet të zhvillohet në tri komponentë, bashkërisht, siç janë: shëndeti, edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve, pra duke u mbështetur në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve. Të njëjtin konstatim e nxjerrin edhe konkluzionet e Këshillit të Evropës, të qershorit të vitit 2011 dhe po ashtu e kemi edhe nobelistin James... |
Arsim Bajrami | Po |
09/07/2015 | Arsim |
Çështja për të cilën dua të diskutoj sot ka të bëjë me përkimet dhe hulumtimet shkencore.Duke iu referuar Ligjit për arsimin e lartë dhe Ligjit për kërkime shkencore në Kosovë, janë disainstitucione që merren me hulumtime dhe kërkime shkencore, si
Lexo më shumë
Çështja për të cilën dua të diskutoj sot ka të bëjë me përkimet dhe hulumtimet shkencore. Duke iu referuar Ligjit për arsimin e lartë dhe Ligjit për kërkime shkencore në Kosovë, janë disa institucione që merren me hulumtime dhe kërkime shkencore, siç janë: institutet e pavarura publike, universitetet publike, kolegjet universitare e të tjerë, duke përfshirë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve. Kërkimet shkencore ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë në arsim dhe në të gjitha fushat tjera, ndikojnë në aftësimin dhe në zhvillimin e mëtejmë të komunitetit shkencor në Kosovë, duke ndikuar kështu edhe në rolin kyç për zhvillimin e vendit. |
Arsim Bajrami | Po |
06/05/2015 | Siguri |
Çështja që dua ta ngre është dukuria e vjedhjes dhe plaçkitjeve, që është bërë një shqetësim i madh për qytetarët e Prizrenit, Gjakovës, Therandës, por edhe të shumë qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo dukuri po merr masa shqetësuese, pasi kemi të bë
Lexo më shumë
Çështja që dua ta ngre është dukuria e vjedhjes dhe plaçkitjeve, që është bërë një shqetësim i madh për qytetarët e Prizrenit, Gjakovës, Therandës, por edhe të shumë qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo dukuri po merr masa shqetësuese, pasi kemi të bëjmë me hyrje me forcë në pronën private, plaçkitje të të mirave materiale dhe gjësendeve me vlerë, si dhe më e rënda është traumat psikike dhe fizike që i pësojnë qytetarët. Nga kjo dukuri e shëmtuar qytetarët po ndiejnë pasiguri në shtëpitë e tyre, kërcënim të pronës dhe të pasurisë, me ç’rast kanë filluar të bëjnë roje natën, apo edhe detyrohen të marrin masa vetëmbrojtëse. E kjo mund të shpie deri te humbja e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Pyetja ime ka të bëjë me atë nëse ka plan operativ për ta parandaluar këtë dukuri, e cila, fatkeqësisht, është përhapur shumë dhe është bërë problem i vazhdueshëm për qytetarët e vendit? |
Skënder Hyseni | Jo |
06/05/2015 | Arsim |
Çështja që dua ta ngre është Shërbimi pedagogjik psikologjik në shkolla ndihmon shumë të gjithë aktorët e arsimit, si nxënësit, mësuesit, drejtorin, prindërit dhe të gjithë të tjerët. Nga viti 2009 është bërë përpjekje që në shkolla të punësohen p
Lexo më shumë
Çështja që dua ta ngre është Shërbimi pedagogjik psikologjik në shkolla ndihmon shumë të gjithë aktorët e arsimit, si nxënësit, mësuesit, drejtorin, prindërit dhe të gjithë të tjerët. Nga viti 2009 është bërë përpjekje që në shkolla të punësohen pedagogë dhe psikologë, por kjo nuk u realizua, pasi në konkurset e hapura u sistemuan mësuesit, të cilët nuk kishin mundur t’i futin në listat e pagave. Në vitin 2014, në grantin specifik të arsimit janë siguruar mjetet për punësimin e 275 pedagogëve dhe psikologëve. Pra, është paraparë edhe në dispozitat kalimtare për Ligjin për arsimin parauniversitar angazhimi i tyre në vitin shkollor 2015- 2016. Po ashtu, universitet publike dhe kolegjet universitare përgatisin pedagogë dhe psikologë shkollorë. I nderuar ministër, kam për ju dy pyetje. Pyetja e parë: A keni të dhëna për punësimin e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla, pasi tani është ndarë buxheti për punësimin e tyre? Dhe, pyetja e dytë: Cili do të jetë angazhimi juaj në punësimin e tyre në të ardhmen? |
Arsim Bajrami | Po |
30/11/2015 | Infrastrukturë |
Për të folur shkurt, ministri veç e ka pyetjen në formën e shkruar, unë vetëm do ta kisha plotësuar, e pyetja ka të bëjë: A do t’u mundësohet këtyre banorëve qasja në autostradën në fshatin ..., zoti ministër, e nëse po kur do të ndodhë kjo? Sa për
Lexo më shumë
Për të folur shkurt, ministri veç e ka pyetjen në formën e shkruar, unë vetëm do ta kisha plotësuar, e pyetja ka të bëjë: A do t’u mundësohet këtyre banorëve qasja në autostradën në fshatin ..., zoti ministër, e nëse po kur do të ndodhë kjo? Sa për informacione tjera, Komuna e Mamushës nuk ka problem me çështjen pronësore. Buxheti i Komunës është ndarë për kyçje dhe mendoj se kyçja është e mundur nëse lejohet nga ministria përkatëse për arsye se ekziston edhe ura mbi autostradë në fshatin .... Po ashtu, një pjesë e madhe e asfaltit është shtruar, ka mbetur përafërsisht edhe një kilometër e gjysmë deri te autostrada. Ajo çka është pozitive nga Komuna e Mamushës, vetë buxhetin e ka përcaktuar dhe e ka ndarë. I ka mjetet për buxhet, ata kanë kërkuar vetëm kyçje dhe mendoj se për aspektin ekonomik dhe lidhjet tjera, qasja prej komunës së Mamushës për Prizren duhet mbi 11 kilometra, apo deri 16 km, varësisht nga fshatrat, sepse janë 17 fshatra, janë rreth 22 mijë banorë, por me autostradë kyçja bëhet për tre kilometra. Kjo është ajo që kërkojnë ata për të pasur lehtësim shumë më të shpejtë, më të mirë, më ekonomik dhe më feksibil. |
Lutfi Zharku | Po |
19/01/2017 | Arsim |
Pyetja ka të bëjë me çerdhet publike në Kosovë. Shumë qytete të Kosovës nuk kanë çerdhe publike dhe detyrimisht numri i madh i fëmijëve edukohen nëpër institucione edukative private. Në planin e Qeverisë është paraparë që në mungesë të objekteve, të bëhe
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me çerdhet publike në Kosovë. Shumë qytete të Kosovës nuk kanë çerdhe publike dhe detyrimisht numri i madh i fëmijëve edukohen nëpër institucione edukative private. Në planin e Qeverisë është paraparë që në mungesë të objekteve, të bëhet shndërrimi i shtëpive private në institucione edukative. Kjo, zoti ministër, nuk ka ndodhur akoma. Sa i përket çerdheve private, numri i madh i tyre janë të palicencuara dhe të paakredituara nga MASHT-i. Nga vizita disa prej tyre në Prizren dhe nga takimet e tjera rezulton se numër i konsiderueshëm i stafit të çerdheve private nuk ka përgatitje profesionale të duhur dhe, më e rënda, nuk kanë as zhvillim profesional të nevojshëm. Ndërsa, përkushtimi i tyre për punë ishte jashtëzakonisht i madh dhe shprehnin interesim për të mbajtur trajnime të ndryshme që do të ndikonin në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve. Pyetja ime ka të bëjë me sa vijon: Kur do të filloni të mbani trajnime profesionale me edukatorët e çerdheve private, si dhe të shpërndani dokumentet dhe materialet e botuara na MASHT-i dhe institucionet relevante?
Pjesa e dytë e pyetjes ka të bëjë me shpërndarjen e dokumenteve dhe materialeve që janë botuar nga MASHT-i dhe organizatat e tjera relevante. Kur do të shpërndahen këto materiale që do të ndikojnë shumë në përgatitjen profesionale të vetë edukatorëve që janë në proces? |
Arsim Bajrami | Po |