Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
15/05/2015 | Punë të Jashtme |
Ndonëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme refuzon të marrë pjesë nëseancat plenare të këtij Kuvendi, megjithatë do ta parashtroj këtë pyetje, të cilën e kamparashtruar kohë më parë.Çështja është këtu se që nga viti 2013, ish-mi
Lexo më shumë
Ndonëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme refuzon të marrë pjesë në seancat plenare të këtij Kuvendi, megjithatë do ta parashtroj këtë pyetje, të cilën e kam parashtruar kohë më parë. Çështja është këtu se që nga viti 2013, ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputeti, zoti Enver Hoxhaj, ka deklaruar edhe para mediave, edhe para Komisionit për Punë të Jashtme, se Kosova është gati për të aplikuar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. |
Enver Hoxhaj | Jo |
15/05/2015 | Punë të Jashtme |
Me datën 29 prill të këtij viti, presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane zoti XhozefDiogardi, ka paraqitur një raport real për Qeverinë e Kosovës, para Komisionit për Punë tëJashtme të Kongresit Amerikan me ç’rast ai konstatoi se elita po
Lexo më shumë
Me datën 29 prill të këtij viti, presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane zoti Xhozef Diogardi, ka paraqitur një raport real për Qeverinë e Kosovës, para Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan me ç’rast ai konstatoi se elita politike shqiptare në Kosovë, është bërë gjithnjë e më e pasur, ndërsa shumica e popullit shqiptar, është bërë gjithnjë e më e varfër. Departamenti i Shtetit duhet të marrë përgjegjësi për përkrahjen që i ka dhënë Qeverisë Thaçi, e cila është shndërruar në ndërmarrje haraçi. Zëvendësi i Thaçit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, zoti Petrit Selimi, u kundërpërgjigj duke e fyer zotin Diogardin dhe duke thënë se deklaratat e Diogardit janë si ato të Vuçiqit, Gjuriqit e Jeremiqit. |
Isa Mustafa | Jo |
07/07/2016 | Punë të Jashtme |
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Norvegji na kanë informuar se Drejtoria e policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Norvegjisë ka marrë një vendim mbi pasaportat norvegjeze, në bazë të të cilit shtetasit norvegjezë të lindur në shtetet e tjera,
Lexo më shumë
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Norvegji na kanë informuar se Drejtoria e policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Norvegjisë ka marrë një vendim mbi pasaportat norvegjeze, në bazë të të cilit shtetasit norvegjezë të lindur në shtetet e tjera, ku informatat janë vështirë të verifikueshme, nga tash e tutje në rubrikën “vendi i lindjes” shënohet “i panjohur”. Ky vendim përfshin 31 shtete, kryesisht në Azi dhe Afrikë, por, për fat të keq, kësaj radhe e prek edhe Kosovën. Do të thotë, shqiptarëve të Kosovës që mbajnë nënshtetësinë norvegjeze sipas këtij vendimi në pasaportë vendlindja nuk do të shënohet, për shembull, në Prishtinë, Gjilan apo Pejë, por do t’u shënohet me “e panjohur”. Ky vendim do t’ua pamundësojë bashkatdhetarëve tanë në Norvegji që mbajnë shtetësinë norvegjeze udhëtimin dhe marrjen e vizave apo hyrjen në shtete me kontrolle restriktive, siç është SHBA-ja dhe për pasojë do t’i dëmtojnë padrejtësisht ata. Pyetja ime për ministrin e Punëve të Jashtme dhe kjo çështje ka goxha kohë që ka ndodhur, do të thotë është gati një muaj prej kur e kam dorëzuar si pyetje, është se Ministria e Punëve të Jashtme a ka ndërmarrë ndonjë masë për të parandaluar apo për të përmirësuar këtë vendim, i cili është marrë atje? Unë pres nga ministri që të paktën në seancën e radhës të na japë një shpjegim, për shkak që bashkatdhetarët tanë në Norvegji po dëmtohen padrejtësisht |
Enver Hoxhaj | Jo |
04/08/2016 | Punë të Jashtme |
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Norvegji na kanë informuar se Drejtoria e Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Norvegji ka marrë një vendim mbi pasaportat norvegjeze, në bazë të të cilit shtetasit norvegjez të lindur në shtetet tjera, ku in
Lexo më shumë
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Norvegji na kanë informuar se Drejtoria e Policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Norvegji ka marrë një vendim mbi pasaportat norvegjeze, në bazë të të cilit shtetasit norvegjez të lindur në shtetet tjera, ku informatat janë vështirë të verifikueshme, nga tash e tutje në rubrikën vendi i lindjes t’u shënohet i panjohur. Ky vendim përfshin 31 shtete, kryesisht në Azi e Afrikë, por për fat të keq e prek edhe Kosovën. Do të thotë, shqiptarëve të Kosovës që mbajnë nënshtetësi norvegjeze, sipas këtij vendimi, në pasaportë vendlindja nuk do t’u shënohet me, për shembull: Prishtinë, Gjilan apo Pejë, por do t’u shënohet “e panjohur”. Ky vendim do t’ua pamundësojë udhëtimin, marrjen e vizave apo dhe hyrjen në shtete me kontrolle restriktive, siç janë për shembull SHBA-të dhe për pasojë do t’i dëmtojë ata padrejtësisht. Unë e kam ngritur këtë pyetje tash e një kohë, po bëhen gati dy muaj. e di që ministria është në dijeni, por më tregoni se cilat masa i keni ndërmarrë në këtë drejtim? Megjithatë, unë jam e shqetësuar edhe më tutje për këtë problematikë, sepse e di që nuk do të ndalet tek Norvegjia, duke qenë se kanë filluar restrikcionet në këtë drejtim, mirëpo a ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Jashtme ndonjë iniciativë, qoftë përmes ambasadave tona në vendet tjera, që të parandalohet mundësia që të merret ndonjë iniciativë e tillë edhe në vendet tjera, ku kemi një diasporë të koncentruar?
|
Enver Hoxhaj | Po |