Përse e tërhoqët nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për Astrit Deharin, në momentet e fundit?
Arsyeja e tërheqjes së nënshkrimit ka qenë:
Në momentin kur kam nënshkruar, qëllimi im ishte që të ndihmoj sa do pak në dhimbjen e familjes Dehari. Por, nga nënshkrimi i kërkesës për seancë deri të marten kur duhej të vendosej për seancë aq shumë u thelluan paragjykimet në mes të pozitës dhe Vetëvendosjes, sa që një debat i tillë në Parlament vetëm sa do ta rriste plagën në familjen Dehari.
Prandaj, duke mos dashtë të jem pjesë e këtyre debateve të ulta të cilat bëheshin për interesa grupore në fatkeqësinë e familjes Dehari e pashë më të arsyeshme ta tërheq nënshkrimin.