Si Komision parlamentar për zhvillim ekonomik që mbikëqyrni përmes qeverisë Ndërmarrjet Publike dhe proceset në to, unë si qytetar që paguaj taksat më intereson të di si vijon: - A raportojnë këto ndërmarrje, kujt i raportojnë për performancën e tyre dhe ku mund t’i gjej raportet për 2015 dhe 2016? - A ka ligj se si duhet të punojnë këto ndërmarrje dhe nëse po kush e mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe sa po zbatohet ky ligj ? - A ka të drejtë të jep urdhëra ministri për përzgjedhje apo shkarkim të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike dhe nëse po, pse ekzistojnë bordet e tyre atëherë? - A kanë borde këto ndërmarrje, kush i mbikëqyrë,a i vlerëson dikush dhe a ka raporte të vlerësimit të tyre? - Bordi i KOSTT-it kujt i përgjigjet, si paguhet në bazë të çfarë vendimi dhe pse ky bord miraton vendim për vetveten për pagesë të pjesëmarrjes në mbledhje, a nuk është ky konflikt interesi ?
Çfarë qëndrimi ka grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje rreth dialogut Kosovë-Serbi? A është ky dialog në nivel të duhur, a duhet të pezullohet, apo thjeshtë ky proces duhet të vazhdohet nga persona/zyrtarë tjerë?