Z. Veseli, nëse në një të ardhme të afërt ndërpriten bisedimet me Serbinë dhe pas ndërprerjes, Serbia sërish vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe të punoj kundër shtetësisë së saj, apo me provokime dhe tentime për cenim të territorit të Kosovës, sipas jush, çfarë qëndrimi duhet të ketë shteti i Kosovës karshi këtyre kërcënimeve?
A mendoni që ka rrezik për një konflikt të ri ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë?
I nderuar zotëri kryetar, a mund të më thoni se deri kur do lejohet në seanca plenare të përdoren fjalë fyese, në institucionin më të lartë legjislativ. A mund të më thoni se a ekziston ligji i cili sanksionon deputetët të cilët tregohen të pa përgjegjshëm në mënyrën se si shprehen në Kuvend?
Kur do të bëhet zgjerimi i rrugës Prizren – Dragash si dhe shkurtimi i saj për 18 km, siç është paraparë.