Pyetjet drejtuar deputetit Naser Osmani

  • 18/11/2016 Pyet: VETONI Prishtinë

    Si kryesues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e 26.10.2016 i keni rekomanduar Kuvendit miratimin e vendimit për pagesën e bordit të KOSTT- it, në seancën që vijon. A jeni në dijeni që Bordi i ka dhënë të drejtë vetvetës që të miratojë vendim mbi pagesën e tij dhe në kundërshtim me ligjin. Ndryshe ky është edhe konflikt interesi pasi bordi i caktoi pagë vetëvetit dhe atë pagë të dyfishtë, honorar themelor mujor dhe mëditje për pjesëmarrje në mbledhje. Gjatë caktimit të pagës që ju propozoni, a keni konsultuar vendimin e Qeverisë për kompensimin e bordeve të ndërrmarjeve tjera, ngase nëse do të ketë diferencë të madhe mes pagës së bordit të KOSTT- it dhe NP tjera, atëherë do të shfaqen probleme.