Komisioni për Punë të jashtme duket të jetë shumë pasiv në këtë sesion. Ka më së paku mbledhje në krahasim me komisionet tjera. Njohjet janë ndalur. Pse nuk po mbani më shumë mbledhje?
Komisioni aktualisht është pa kryetar meqë z. Hoxhaj është emëru ministër, kjo mund të ketë qenë një nga arsyet. Në anën tjetër, kompetencë për të thirrur mbledhje kanë kryetari dhe zv. kryetarja, zonja Rugova. Se përse kjo e dyta nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk kam informacion. Unë pajtohem plotësisht se ka tepër shumë çështje e tepër pak takime.