Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
04/06/2015 | Arsim |
Humbja e besimit të popullatës te mësimdhënësit po rritet. Kjo çështje paraqet një problem tëmadh që po vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë.Shumë mësimdhënës anekënd Kosovës po thyejnë rregullat e përcaktuara për mbajtjen e kurseveprivate në lëmi të nd
Lexo më shumë
Humbja e besimit të popullatës te mësimdhënësit po rritet. Kjo çështje paraqet një problem të madh që po vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. Shumë mësimdhënës anekënd Kosovës po thyejnë rregullat e përcaktuara për mbajtjen e kurseve private në lëmi të ndryshme. Mësimdhënësi i lëndës së njëjtë të caktuar në një shkollë mban kurse me nxënësit e tij apo të saj me pagesë në mënyrë që nxënësi të përforcohet në lëminë gjegjëse. |
Arsim Bajrami | Po |
16/07/2015 | Shëndetësi |
Në spitalet e përgjithshme të vendit tonë kemi pagesa të ndryshme për kuadrin e mesëm, jovetëm në bazë të pozitës që kanë, ngase ka benificione të vogla për kryeinfermieret e repartevedhe ato të departamenteve, gjithashtu edhe për punëtoret në repartet m
Lexo më shumë
Në spitalet e përgjithshme të vendit tonë kemi pagesa të ndryshme për kuadrin e mesëm, jo vetëm në bazë të pozitës që kanë, ngase ka benificione të vogla për kryeinfermieret e reparteve dhe ato të departamenteve, gjithashtu edhe për punëtoret në repartet me rrezikshmëri më të lartë të punës. Mirëpo, dallimet e fundit kanë filluar shkaku i kualifikimit të vazhdueshëm të infermiereve, gjë që është shumë logjike. |
Imet Rrahmani | Po |
16/07/2015 | Administratë |
Në Kosovë vepron një numër i madh i organizatave joqeveritare me qëllime të mira, por me statute të padefinuara. Ato tashmë kanë aplikuar për licencë, por u bë kohë e gjatë pa u licencuar.Problemet shtohen, kur disa prej tyre janë me aktivitet paralel dh
Lexo më shumë
Në Kosovë vepron një numër i madh i organizatave joqeveritare me qëllime të mira, por me statute të padefinuara. Ato tashmë kanë aplikuar për licencë, por u bë kohë e gjatë pa u licencuar. Problemet shtohen, kur disa prej tyre janë me aktivitet paralel dhe shpesh humbin donacione të shumta dhe serioziteti i punës duke komentuar OJQ-të njëra-tjetrën. Në gjendje të rëndë, në mungesë të licencës, në mënyrë të veçantë janë strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimeve të ndryshme me gjini femërore. |
Arban Abrashi | Po |
24/03/2016 | Arsim |
Në tekstet shkollore të nxënësve tanë, të siguruara financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, janë gjetur shumë lëshime dhe gabime të natyrave të ndryshme, duke e tejkaluar kështu barazinë gjinore, liritë fetare, shprehjet joadeku
Lexo më shumë
Në tekstet shkollore të nxënësve tanë, të siguruara financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, janë gjetur shumë lëshime dhe gabime të natyrave të ndryshme, duke e tejkaluar kështu barazinë gjinore, liritë fetare, shprehjet joadekuate e të tjera. Këto lëshime janë përmendur edhe në këtë Kuvend, por shumë herë kanë qenë edhe tema debati nëpër forume të ndryshme dhe nëpër media, gjithashtu. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka themeluar një grup punues për korrigjimin e këtyre lëshimeve. Pyetja ime është: Sa ka arritur të punojë ky grup dhe të sjellë rezultate dhe a do të botohen librat për shtatorin e ardhshëm me korrigjimet e duhura? |
Arsim Bajrami | Po |
24/03/2016 | Sociale |
Strehimoret e viktimave të dhunës në familje nuk janë në gjendje të mirë. Personalisht e kam vizituar strehimoren “Liria” në Gjilan, ku nga shkaku i të ftohtit që ka bërë ato ditë, i kishin refuzuar të gjitha viktimat e dhunës për të gjetur z
Lexo më shumë
Strehimoret e viktimave të dhunës në familje nuk janë në gjendje të mirë. Personalisht e kam vizituar strehimoren “Liria” në Gjilan, ku nga shkaku i të ftohtit që ka bërë ato ditë, i kishin refuzuar të gjitha viktimat e dhunës për të gjetur zgjedhje personale opsionale nëpër familjarët e tyre. Pakënaqësi kishte shumë, ndërkohë që të gjitha punëtoret e strehimores ishin të licencuara. Ish-kryeministri i vendit, më 2 prill 2014, kishte marrë vendim në mbledhjen e Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare në vlerë prej 150 mijë euro në vit në mënyrë proporcionale nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Këto mjete do të shfrytëzoheshin për nevojat e strehimit, riintegrimin e grave dhe fëmijëve, kompensimin e viktimave, edukimin kundër dhunës në familje, dhe zbatimin e Ligjit 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje. Mjetet nga ministritë e lartpërmendura është dashur të barten në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në kodin 006 - kategoria ekonomike transfere dhe subvencione. Ky vendim i Qeverisë së kaluar ka qenë i dizajnuar që të përfillet çdo vit për qëllimet e lartpërmendura. Pyetja ime është: Pse nuk po përfillet ky vendim dhe strehimoret po mbeten në gjendje jo të mirë?
|
Arban Abrashi | Po |
19/01/2017 | Arsim |
Pas rezultateve nga PISA kemi parë gatishmërinë tuaj dhe të Qeverisë, të kryeministrit Mustafa, pra për hapa konkretë në ngritjen e cilësisë në arsim. Personalisht, më intereson të di se çfarë konkretisht përmban kjo platformë?
Pas rezultateve nga PISA kemi parë gatishmërinë tuaj dhe të Qeverisë, të kryeministrit Mustafa, pra për hapa konkretë në ngritjen e cilësisë në arsim. Personalisht, më intereson të di se çfarë konkretisht përmban kjo platformë? |
Arsim Bajrami | Po |
19/01/2017 | Infrastrukturë |
Infrastruktura rrugore në shërbim të arsimit nuk është e nivelit të duhur. Kemi parë disa herë reportazhe që flasin për zona të ndryshme rurale, ku mësimdhënësit e kanë shumë të vështirë dhe janë në kushte shumë të vështira atmosferike thuaja se edhe të
Lexo më shumë
Infrastruktura rrugore në shërbim të arsimit nuk është e nivelit të duhur. Kemi parë disa herë reportazhe që flasin për zona të ndryshme rurale, ku mësimdhënësit e kanë shumë të vështirë dhe janë në kushte shumë të vështira atmosferike thuaja se edhe të pamundur për realizimin e procesit mësimor, përkatësisht udhëtimin deri te vendi i punës. Më intereson të di a ka ndonjë memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë që ju e drejtoni dhe Ministrisë së Arsimit, ose drejtorive komunale të arsimit për zhvillim të infrastrukturës rrugore në viset rurale me qëllim të mbarëvajtjes dhe realizimit të procesit mësimor? |
Hikmete Bajrami | Po |