Pyetjet drejtuar deputetit Etem Arifi

  • 11/03/2017 Pyet: Bleron Krasniqi Kaçanik

    Përse nuk është ndërmarrë asnjë hap për integrimin e komunitetit ashkali, që si komunitet është i lënë pas dore nga institucionet?

    18/03/2017 Pas 6 ditëve

    Përshëndetje, komuniteti Ashkali është i integruar në institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivel qendror.

    Pyetja pse jemi të lënë pas dore nga institucionet?

    Shumë hapa janë ndërmarrë nga ne si deputet, po ashtu nga OJQ-të për t’i shtyrë përpara proceset si dhe projektet tona për një jetë më të mirë socio - ekonomike e që kanë të bëjnë me komunitetin Ashkali, mirëpo shumë shpesh nuk mbështetemi nga institucionet e vendit. Shtrohet pyetja: A po injorohemi si Komunitet? PO! Shumë shpeshë për të mos thënë gjithmonë duhet t’i lusim, t’iu trokasim shumë herë për ta mundësuar një takim, për ta realizuar një kërkesë shumë të vogël dhe prap se prap nuk ndahemi të kënaqur me këtë. Përshembull,  nëse kemi kërkuar një projekt që ka të bëjë për komunitetin Ashkali dhe kostoja e saj është marrim shembull 5000 Euro, Ministria e aprovon diku rreth 1000 Euro bile edhe më pak. Nëse në një rast apo kërkesë për regjistrimin e studentëve, ta zëmë është kërkesë dhe interesim i studentëve për regjistrim të 20 studentëve, Ministria i regjistron përshembull vetëm katër prej tyre. Ka edhe shumë e shumë kërkesa të tjera as që merren parasysh.