Pyetjet drejtuar deputetit Kadri Veseli

  • 11/03/2017 Pyet: Donart Drenas Pyetje per dialogun

    Z. Veseli, nëse në një të ardhme të afërt ndërpriten bisedimet me Serbinë dhe pas ndërprerjes, Serbia sërish vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe të punoj kundër shtetësisë së saj, apo me provokime dhe tentime për cenim të territorit të Kosovës, sipas jush, çfarë qëndrimi duhet të ketë shteti i Kosovës karshi këtyre kërcënimeve?

  • 28/01/2017 Pyet: er Gjilan Pyetje per dialogun

     A mendoni që ka rrezik për një konflikt të ri ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë?

  • 20/12/2016 Pyet: Shkelqim Vushtrri

    I nderuar zotëri kryetar, a mund të më thoni se deri kur do lejohet në seanca plenare të përdoren fjalë fyese, në institucionin më të lartë legjislativ.  A mund të më thoni se a ekziston ligji i cili sanksionon deputetët të cilët tregohen të pa përgjegjshëm në mënyrën se si shprehen në Kuvend?

  • 19/11/2016 Pyet: Eugen Prishtinë
    Ndër premtimet kryesore të liderëve politik në vend është puna në të mirë të të gjithë qytetarëve, sidomos atyre të rëndomtë. Ditëve të fundit, nëpër media ka qarkulluar një lajm se nënkryetarit Xhavit Haliti i keni ndarë 18 mijë € nga buxheti i Kuvendit të Kosovës, për shërim jashtë vendit. Marrë parasysh faktin se shumë qytetarë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, në pamundësi për të siguruar mjetet e nevojshme për shërim, shumë raste kanë përfunduar me fatalitet. A ka tendencë që prioritet absolut për udhëheqësit institucionalë të jenë bashkëpartiakët e tyre, sesa qytetarët, nga të cilët marrin pagat dhe mandatet?
  • 14/11/2016 Pyet: Xhemal Dragash

    Kur do të bëhet zgjerimi i rrugës Prizren – Dragash si dhe shkurtimi i saj për 18 km, siç është paraparë.