Pyetjet drejtuar deputetit Nait Hasani

  • 01/12/2016 Pyet: Dorentina Mitrovicë

    Përshëndetje i nderuar, unë kam një pyetje sa i përket çështjes së zvogëlimit të vlerës së bursave studentore, cili është roli juaj si Komision për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në ndikimin e financave për rritjen e vlerës së bursave ashtu siç ka qenë më parë ose edhe më lartë. Gjithashtu, kam një sygjerim që puna praktike për studentë të bëhet me pagesë si dhe të krijohen sa më shumë mundësi dhe vende pë mbajtjen e kësaj praktike. 

  • 19/11/2016 Pyet: Mirjeta Hamdiu Ferizaj

    Pse nuk bëni propozim për ndryshim të Ligjit të Arsimit sa i përket mënyrës së zgjedhjes së drejtorëve të shkollave? Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mjerueshme të arsimit dhe një pjesë të kontributit duhet dhënë drejtorëve të shkollave që kryesisht zgjedhen në baza partiake. Propozimi për bartje të kësaj të drejte nga njerëzit e politizuar tek komuniteti apo banorët e lagjeve të cilat i përfshin ajo shkollë (të arsimit të ulët), do të mund të kishte një ndikim të dukshëm tek cilësia e arsimit.

  • 16/09/2016 Pyet: Valon Pejë

    Çfarë është duke bërë Komisioni për Arsim në lidhje me mos respektimin e Udhëzimit Administrativ mbi kuadrin e mësimdhënësve për arsimin parauniversitar, pasiqë dihet se në Inspektoratin e Arsimit numri i lëndëve që nuk po zgjidhen qëllimisht është enorm, kjo po bëhet me qëllim që kuadri profesional të mos inkuadrohet në arsimin parauniversitar. Këto lëndë ka vite që janë në Inspektoratin e Arsimit, pse nuk e keni ftuar apo nuk e ftoni për raportim drejtorin e Inspektoratit të Arsimit?

  • 20/01/2016 Pyet: Visar Vushtrri

    Pse mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta nuk paguhen në bazë të kualifikimit që kanë, por paguhen të gjithë njësojë, si ata/ato që janë me shkollim të lartë si ata/ato me master?