Pjesëmarrja në seanca plenare
94 nga 98 seanca
Rangimi: i 6-ti
Lojaliteti ndaj grupit parlamentar
93 nga 96 votime
Rangimi: i 25-ti
Përgjigjet në pyetjet e qytetarëve
1 nga 2 pyetje
Rangimi: i 3-ti
Si Komision parlamentar për zhvillim ekonomik që mbikëqyrni përmes qeverisë Ndërmarrjet Publike dhe proceset në to, unë si qytetar që paguaj taksat më intereson të di si vijon: - A raportojnë këto ndërmarrje, kujt i raportojnë për performancën e tyre dhe ku mund t’i gjej raportet për 2015 dhe 2016? - A ka ligj se si duhet të punojnë këto ndërmarrje dhe nëse po kush e mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe sa po zbatohet ky ligj ? - A ka të drejtë të jep urdhëra ministri për përzgjedhje apo shkarkim të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike dhe nëse po, pse ekzistojnë bordet e tyre atëherë? - A kanë borde këto ndërmarrje, kush i mbikëqyrë,a i vlerëson dikush dhe a ka raporte të vlerësimit të tyre? - Bordi i KOSTT-it kujt i përgjigjet, si paguhet në bazë të çfarë vendimi dhe pse ky bord miraton vendim për vetveten për pagesë të pjesëmarrjes në mbledhje, a nuk është ky konflikt interesi ?
I nderuar Veton, ju faleminderit për pyetjen tuaj. Ndërmarrjet publike raportojnë tek MZHE, ku ekziston njësi e posaçme për monitorim të NP-ve e cila harton Raportin e performancës vjetore të tyre, e cila pas shqyrtimit në Qeverinë e Kosovës, dërgohet për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend nëpërmjet Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Fatkeqësisht ky Raport për vitin 2015 dhe 2016 nuk ka ardhur ende në procedurë dhe ne kemi tërheqë vërejtjen në Ministrinë përkatëse për këtë. Këto çështje i rregullon Ligji për Ndërmarrjet publike, për zbatimin e te cilit janë përgjegjëse NP-të dhe Ministria përkatëse. Ndërsa mbikëqyrjen e bën Komisioni i Kuvendit siç u theksua më lartë dhe kuptohet Kuvendi në instancën e fundit. Përbërjen e Bordeve e aprovon Qeveria në bazë të një procesi publik të konkurrimit dhe intervistave të paneleve. Ministria dhe kuptohet Ministri munden të iniciojnë përgjegjësinë bordeve nëse ata dështojnë në zbatim të ligjit ose dështojnë në efikasitet dhe performancë siç është e përcaktuar me ligj, ku kërkesat dhe kriteret jane precizuar në fillim të mandatit tonë gjatë ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji. Bordi i KOSTT-it që prej fillimit të këtij viti i përgjigjet drejt Kuvendit, dhe lartesinë epagësë e cakton Kuvendi deri në nxjerrjen eligjit përkatës për pagat.
Ju drejtohem juve si Kryetar i komisionit parlamentar. A ndjeni përgjegjësi për miratim të kandidatëve për borde të caktuara që i dërgon Qeveria si propozim dhe ju pastaj i rekomandoni Kuvendit për miratim, pa i shqyrtuar CV-të e tyre, pra rekomandoni të votohen persona joprofesional por të dëgjueshëm nga politika. Rastin më të freskët e keni atë të paraqitur nga ‘Insajderi’ për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, për Shkumbin Hysenin të cilin politika e ka emëruar më herët anëtarë në bordin e këtij autoriteti. Këta po e ngulfasin konkurencën me presione në Autoritin e Hekurudhave për të i’a anuluar licencën një operatori privat për operim në hekurudhë.
LDK