Të gjitha pyetjet

  • 18/11/2016 Pyet: VETONI Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Naser Osmani

    Si kryesues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e 26.10.2016 i keni rekomanduar Kuvendit miratimin e vendimit për pagesën e bordit të KOSTT- it, në seancën që vijon. A jeni në dijeni që Bordi i ka dhënë të drejtë vetvetës që të miratojë vendim mbi pagesën e tij dhe në kundërshtim me ligjin. Ndryshe ky është edhe konflikt interesi pasi bordi i caktoi pagë vetëvetit dhe atë pagë të dyfishtë, honorar themelor mujor dhe mëditje për pjesëmarrje në mbledhje. Gjatë caktimit të pagës që ju propozoni, a keni konsultuar vendimin e Qeverisë për kompensimin e bordeve të ndërrmarjeve tjera, ngase nëse do të ketë diferencë të madhe mes pagës së bordit të KOSTT- it dhe NP tjera, atëherë do të shfaqen probleme.

  • 18/11/2016 Pyet: Adnani Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Xhevahire Izmaku

    Në pajtim me dispozitat e nenit 13 të Ligjit Nr.03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, organet e punësimit që kanë të punësuar nëpunës civil janë të obliguara për zbatimin e vendimeve të Këshillit.

    Vendimet e Këshillit janë vendime administrative të formës së prerë dhe duhet të zbatohen nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që ka nxjerrë vendimin e parë ndaj palës. Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

    Përkundër faktit që vendimet e Këshillit janë të vendime të formës së prerë në procedurë administrative, nga njoftimet që Këshilli ka pranuar nga organet e punësimit dhe ankuesit rezulton që organet e punësimit kanë zbatuar 221 vendime, ndërsa ndërsa nuk kanë zbatuar 41 vendime të Këshillit. Çfarë keni ndermarrë ju ndaj Qeverisë dhe ministrave?

  • 14/11/2016 Pyet: Xhemal Komuna: Dragash Për deputeten/in: Kadri Veseli

    Kur do të bëhet zgjerimi i rrugës Prizren – Dragash si dhe shkurtimi i saj për 18 km, siç është paraparë.

  • 14/11/2016 Pyet: Valmir Sahiti Komuna: Viti Për deputeten/in: Kadri Veseli

    Dua të ngris një shqetësim dhe kërkoj sqarim nga Ju si Kryetar i Kuvendit por edhe si kryetar i një subjekti politik. Ç’po ndodhë me veteranët e luftës? Edhe 17 vjet pas luftës po luhet me fatin e tyre, pensionet u’a ndalën pa asnjë sqarim. Këta njerëz meritojnë respekt dhe trajtim dinjitoz prandaj është koha e fundit të zgjidhni këto probleme. 

  • 04/11/2016 Pyet: Vetoni Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Muhamet Mustafa

    Ju drejtohem juve si Kryetar i komisionit parlamentar. A ndjeni përgjegjësi për miratim të kandidatëve për borde të caktuara që i dërgon Qeveria si propozim dhe ju pastaj i rekomandoni Kuvendit për miratim, pa i shqyrtuar CV-të e tyre, pra rekomandoni të votohen persona joprofesional por të dëgjueshëm nga politika. Rastin më të freskët e keni atë të paraqitur nga ‘Insajderi’ për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave, për Shkumbin Hysenin të cilin politika e ka emëruar më herët anëtarë në bordin e këtij autoriteti. Këta po e ngulfasin konkurencën me presione në Autoritin e Hekurudhave për të i’a anuluar licencën një operatori privat për operim në hekurudhë.

  • 31/10/2016 Pyet: Dardan Sopa Komuna: Suharekë Për deputeten/in: Kadri Veseli

    Pyetja ime ka të bëjë me dy fshatrat afër fushave të thëngjillit ku KEK-u po kryen punimet. Edhepse nuk jam banor i asaj pjese, kur bëhet fjalë për jetën e njeriut të gjithë e meritojnë një jetë të mirë. Kur do të bëhet zhvendosja e banorëve nga ato pjesë dhe kur do ti kryej shteti obligimet që i ka ndaj atyre banorëve? Uroj dhe shpresoj që ky proces të përfundojë sa më shpejtë pasiqë këtyre banorëve në çdo moment i rrezikohet jeta dhe e ardhmja. 

  • 31/10/2016 Pyet: Manuela Petrovic Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Blerta Deliu-Kodra

    Koje su mogucnosti da se uradi izmena zakona o Javnom redu i miru, clan 8, tako da svako ko stvara bez razloga nepodnosljivu galamu tokom dana budu kaznjeni? Postoje mnogo nesavesnih ljudi koji svakodnevno stvaraju buku i ometaju ostale a zakon ih stiti.

  • 31/10/2016 Pyet: Manuela Petrovic Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Slobodan Petrović

    Imala bih puno pitanja za vas, ali pitacu vas samo jedno, kada ce srbi (svi osim sa severa) imati pristup informacijama bitne za opstanak pocevsi od opstinskih uprava pa sve do centralnog nivoa, ili cemo uvek biti samo na listama za subvencije, projekte, renoviranje, izgradnje, skolarine, a da sve to ide nekim rodjacima zaposlenih u institucijama i ljubavnicama, ili u najcescim slucajevima samim saposlenima istih istitucija?

  • 30/09/2016 Pyet: Ylber Zajmi Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Mytaher Haskuka

    Pse në leximin e parë të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, u deklaruat kundër tij?

  • 16/09/2016 Pyet: Valon Komuna: Pejë Për deputeten/in: Nait Hasani

    Çfarë është duke bërë Komisioni për Arsim në lidhje me mos respektimin e Udhëzimit Administrativ mbi kuadrin e mësimdhënësve për arsimin parauniversitar, pasiqë dihet se në Inspektoratin e Arsimit numri i lëndëve që nuk po zgjidhen qëllimisht është enorm, kjo po bëhet me qëllim që kuadri profesional të mos inkuadrohet në arsimin parauniversitar. Këto lëndë ka vite që janë në Inspektoratin e Arsimit, pse nuk e keni ftuar apo nuk e ftoni për raportim drejtorin e Inspektoratit të Arsimit?

  • 07/09/2016 Pyet: Ymer Ukshin Shala Komuna: Pejë Për deputeten/in: Agim Çeku

    I nderuari deputet, jam veteran i luftës, i kategorizuar si pjesëmarrës. Nuk jam ankuar për statusin për shkak se kam menduar se nëse dikujt nga lista i njihet statusi, do t'u njihet të gjithëve. Kjo nuk ka ndodhur. Ndjehem jo mirë dhe i anashkaluar nga Ju. Është dashur që të na keni parasysh edhe neve që nuk jemi ankuar për shkak të korrektësisë. Listat i keni pasur. Jam në Listën e Shtabit Lokal, Logje. Nr. i kartelës së veteranit është 12710. Nuk më takon pensioni, pasi që punoj. Por, i kam tre studentë. Jam mbajtës i familjes prej 7 anëtarëve. Për pranim në konvikt në Prishtinë (për të pasur përparësi), lypset certifikata e veteranit. Unë nuk e kam. Kam dashtë korrektësi. A do të ketë rishqyrtim, apo mundësi ankese? A do t'i merrni parasysh edhe ata që kanë dashtë me qenë korrekt me vendin e tyre. Nuk e dua atë që nuk më takon. Por kur i sheh të tjerët që nuk kanë qenë më mirë se ti, duke shfrytëzuar ato qe ti nuk mundesh, nuk ndjehesh mirë. Ju falemnderit për mirëkuptim.

  • 12/07/2016 Pyet: Dr. Arbeni Komuna: Ferizaj Për deputeten/in: Labinotë Demi-Murtezi

    Gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit, a do të futet në rishikim edhe çështja e mjekëve specialistë të papunë? Grupi jonë janë mjekë specialistë të lëmive të ndryshme e ka dy vite janë duke kërkuar të punojnë në profesionin e tyre.

  • 12/07/2016 Pyet: Dr. Arbeni Komuna: Ferizaj Për deputeten/in: Adem Grabovci

    Gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit a do të futet në rishikim edhe çështja e mjekëve specialistë të papunë? Grupi jonë janë mjeke specialistë të lëmive të ndryshme, e ka dy vite që janë duke kërkuar të punojnë në profesionin e tyre.

  • 06/07/2016 Pyet: Avniu Komuna: Lipjan Për deputeten/in: Puhie Demaku

    Komisioni për Punë të jashtme duket të jetë shumë pasiv në këtë sesion. Ka më së paku mbledhje në krahasim me komisionet tjera. Njohjet janë ndalur. Pse nuk po mbani më shumë mbledhje?

  • 06/07/2016 Pyet: Avniu Komuna: Lipjan Për deputeten/in: Blerta Deliu-Kodra

    Komisioni për Punë të jashtme duket të jetë shumë pasiv në këtë sesion. Ka më së paku mbledhje në krahasim me komisionet tjera. Njohjet janë ndalur. Pse nuk po mbani më shumë mbledhje?