Të gjitha pyetjet

  • 16/11/2015 Pyet: Ridvan Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Fatmir Rexhepi

    A keni dijeni se kur do të rregullohet rruga Pogragj – Doberçan? Edhe pse kjo është në përgjegjësi të komunës, por po ju parashtrojë këtë pyetje pasi ka qenë edhe premtim i juaji zgjedhor.

  • 11/11/2015 Pyet: Zenel Dauti Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu Pyetje per dialogun

    Jemi të hutuar dhe nuk dimë kujt t’i besojmë në lidhje me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. A është e vërtetë që krijimi i këtij asociacioni prek kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e Kosovës?

  • 10/11/2015 Pyet: Hajdar Grezda Komuna: Gjakovë Për deputeten/in: Pal Lekaj

    A e keni ngritur zërin për kompletimin sa me të shpejt të bordeve të ndërmarrjeve publike të Gjakovës, kur dihet shumë mirë çfarë rëndësie kanë për komunën e Gjakovës?

  • 09/11/2015 Pyet: Driton Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Teuta Rugova Pyetje per dialogun

    Si e shihni marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe atë për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe? Si do të votonit në rast se këto dy marrëveshje vijnë në Kuvend?

  • 07/11/2015 Pyet: Labinot Komuna: Ferizaj Për deputeten/in: Agim Aliu

    Cili është roli juaj në mbylljen e procesit të padrejtë, ndaj ish punëtoreve të fabrikës se tubave në Ferizaj?

  • 06/11/2015 Pyet: Ridvan Komuna: Gjilan Për deputeten/in: Armend Zemaj

    Ku e sheh Armendi LDK-në pas një viti, duke e ditur se procese të mëdha e presin vendin në muajt e ardhshëm, dhe pyetje që tashmë dihet për të gjithë deputetët e LDK-së, a do ta votosh Thaçin për President?

  • 06/11/2015 Pyet: Avni Komuna: Pejë Për deputeten/in: Alma Lama

    Kur do të miratohet ligji për personat me aftësi të kufizuara?