Të gjitha pyetjet

  • 06/07/2016 Pyet: Mustafa Komuna: Drenas Për deputeten/in: Fadil Beka

    I nderuar Dr. Beka, angazhimi juaj gjatë luftës në Kosovë ka qenë i çmuar. Tani në rolin e deputetit presim që misionin tuaj ta vazhdoni në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë. Cilat janë përpjekjet tuaja në këtë drejtim?

  • 06/07/2016 Pyet: Marigona Komuna: Fushë Kosovë Për deputeten/in: Njomza Emini

    Në mbledhjen e fundit të Qeverisë kishte një konflikt verbal në mes të ministrave Çollaku dhe Hoti lidhur me shkurtimin buxhetor prej 50 mijë eurosh. A do të ndikojnë vërtetë këto mjete në përmbushjen e agjendës evropiane siç pretendonte ministri Çollaku?

  • 06/07/2016 Pyet: Redoni Komuna: Gjakovë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Kur Projektligji për Shërbimin e Jashtëm erdhi në Komisionin për Integrime Evropiane për shqyrtim, ju kundërshtuat pagat për familjarët e diplomatëve. Me pastaj u duk që u pajtuat për këto kompenzime. Si i konsideroni këto pagesa, a janë në rregull apo jo?

  • 01/07/2016 Pyet: Arbresha Komuna: Klinë Për deputeten/in: Shqipe Pantina

    E nderuara deputete Pantina, Qeveria ndau 4.8 mil euro per financim të RTK-së. Konsideroni se kjo shumë është tepër e rendë për buxhetin e shtetit dhe cila, sipas juve, do te duhej të ishte forma e duhur e financimit te mediumit publik?

  • 21/03/2016 Pyet: Blerina Komuna: Gjakovë Për deputeten/in: Albulena Haxhiu

    Pse keni bojkotuar komisionet parlamentare pasiqë tash deputetët e partive në pozitë nuk po trajtojnë ligjet me seriozitet? 

  • 03/02/2016 Pyet: Pranvera Komuna: Për deputeten/in: Selvije Halimi

    Çfarë ka bërë Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, pjesë e të cilit jeni edhe ju, për të kërkuar llogari nga Qeveria për nivelin e lartë të përceptimit të korrupcionit në vend?

  • 20/01/2016 Pyet: Ragip Komuna: Istog Për deputeten/in: Sadri Ferati

    A monitorohet puna e administratës në komuna, sidomos a ndëshkohen nëse nuk punojnë sipas ligjeve në fuqi? Ta zëmë, shumë nga komunat nuk mirëmbajnë ueb faqet në gjuhët zyrtare, gjë që paraqet vështirësi në informim për të gjithë qytetarët.

  • 20/01/2016 Pyet: Visar Komuna: Vushtrri Për deputeten/in: Nait Hasani

    Pse mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta nuk paguhen në bazë të kualifikimit që kanë, por paguhen të gjithë njësojë, si ata/ato që janë me shkollim të lartë si ata/ato me master?

  • 12/12/2015 Pyet: Ragip Komuna: Istog Për deputeten/in: Agim Ademaj

    A është inicuar ndonjëherë ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Presidentit të vendit, që zgjedhja të bëhet nga populli?

  • 12/12/2015 Pyet: Ragip Komuna: Istog Për deputeten/in: Rrustem Berisha

    Sa është bërë në sensibilizimin dhe plotësimin e kushteve për kthimin e komunitetit shqipëtar në komunat veriore të Kosovës?

  • 12/12/2015 Pyet: Ragip Komuna: Istog Për deputeten/in: Arben Gashi

    Pse nuk krijohen shoqata miqësie me vendet që nuk na kanë njohur, apo ndonjë mekanizëm tjeter lobues si binjakzim me qytete të shteteve që nuk na kanë njohur, me qëllim të krijimit të miqësive dhe sensibilizimit për njohje?

  • 03/12/2015 Pyet: Robert Shala Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Teuta Sahatqija

    Pse as në Kuvend e as në ndonjë debat qytetar nuk po merret iniciativa e çështjes shumë të ndjeshme që është financimi i KPA (Kosova Property Agency) që është përgjegjëse për zgjidhjen e kontesteve të pronave private?

  • 02/12/2015 Pyet: Genti Behramaj Komuna: Mitrovicë Për deputeten/in: Sadri Ferati

    Pse po injorohet edhe kësaj radhe Mitrovica në buxhetin e paraparë për vitin 2016 sa i përket infrastrukturës rrugore? Rrugët e stërngarkuara nacionale (hyrje/daljet e qytetit) mbetën të pa prekura që nga vitet e 80-ta, si dhe janë të dëmtuara rëndë.

  • 17/11/2015 Pyet: Halili Komuna: Klinë Për deputeten/in: Teuta Sahatqija Pyetje per dialogun

    Kur do të dërgohet kërkesa për ndarjen e kodit shtetëror telefonik nga organizatat kompetente për Kosovën?

  • 17/11/2015 Pyet: Vlora Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Raif Qela

    Si një nga propozuesit e ligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, a mund të sqaroni se në bazë të cilave parametra është bërë ndarja e zonave bazuar ne nivelin e ndotjes, siç është paraparë në Nenin 5 (2/1)?