Deri ku ka arritur procesi për themelimin e Komunës së Gjonajt?
Deputeti Beqiri, pse mendoni se duhet të bisedohet me Serbinë, kur Serbia nuk na lejon të anëtarësohemi në OKB në UNESCO e shumë organizata ndërkombëtare tjera?
I nderuari deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që deri tash nuk ishin edhe aq frutdhënëse metodat që keni përdorur ju si opozitë, cilat janë metodat tjera që mund të ndërrmirren për parandalimin e së keqës në Kosovë përveç molotovëve dhe gazit lotsjellës?
Deputeti Çeku, a mendoni se do të prishen raportet tona me shtetet aleate nëse shëndrrohet FSK-ja në Ushtri?
I nderuar deputet, pasiqë në vazhdimësi keni kundërshtuar ritmin me të cilin po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi nga ana e qeverisë aktuale të Kosovës, pyetja ime si qytetare e Republikës së Kosovë është se në bazë të cilave parime ju po të ishit në pozitë do të zhvillonit një dialog të kësaj përmase,dhe sa do të ishte efektive dialogu në bazë të parimeve tuaja në zgjidhjen e këtij problemi të kahmotëshëm?
Z.Quni, ju si deputet i Republikës së Kosovës a mendoni që për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës do të duhej të kishte lehtësime si psh për personat të cilët merren me arte luftarake dhe kanë përgatitje fizike. A mendoni që shteti do të duhej të ju ofronte mundësinë atyre që të bëhen pjesë e PK duke u liruar nga testet. E marrim shembull shtetin e Malit të Zi i cili personave që kanë përgatitje në arte luftarake ju ofrojnë vet mundësinë për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
A mendoni që ka rrezik për një konflikt të ri ushtarak mes Kosovës dhe Serbisë?
Si deputete e Kuvendit të Kosovës, sigurisht gëzoni respektin e qytetarëve dhe të atyre që ju kaë votuar. Gjuha e përdorur nga ju, në seancën e datës 19 janarit të këtij viti, duke i'u drejtuar deputetes me fjalën "mshele", a mendoni që do të ndikoj në votat e juaja? Dihet se deputetja në fjalë, nga radhët e LVV-së, para se me qenë deputete është nënë e një fëmijë dhe mbi të gjitha, qytetare e republikës së Kosovës.
Pse duhet të negociohet me Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele kur dihet që me marrëveshjen e Kumanovës të gjitha institucionet e Serbisë duhet të largohen nga teritori i Kosovës?A duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga KFOR për mos zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë?
Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 ka përfshirë detaje lidhur me tërheqjen e forcave serbe të sigurisë nga i gjithë territori i Kosovës, mirëpo nuk ka trajtuar çështjen e të gjitha strukturave paralele që pastaj Serbia i ka vendosur dhe financuar në veri. Siç e dini, këto struktura paralele nuk kanë qenë vetëm ushtarake apo policore, por shumë prej tyre janë pjesë e gjykatave, spitalit e shtëpive të shëndetit, administrata dhe çdo strukturë tjetër që ka vepruar ilegalisht në veri. Në dialogun e Brukselit është diskutuar shuarja e këtyre strukturave dhe ndërprerja e financimit të tyre nga ana e Serbisë. Nuk shoh asgjë të keqe nëse personat që punojnë në administratë, shëndetesi, arsim apo fusha të ngjashme të perfshihen dhe integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës e rrjedhimisht edhe në buxhetin e shtetit tonë. Për mua mbetet shqetësues procesi i verifikimit të strukturave të sigurisë të cilat nga puna ilegale në veri kundër sovranitetit të Kosovës, për një periudhë të shkurtër përfshihen në institucionet e sigurisë së Kosovës dhe pritet nga po të njëjtit lojalitet ndaj Republikës së Kosovës. Kjo është në veçanti shqetësuese nëse këta persona punësohen në sektorë ku trajtohen informacione të ndjeshme të sigurisë dhe inteligjencës. Megjithatë, përkundër marrëveshjeve të arritura, ka ngecje të mëdha në shuarjen e këtyre strukturave ilegale dhe Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për të hapur çështje të tjera sepse duarshtrëngimet në mes politikanësh nuk kanë asnjë vlerë nëse çështjet e trajtuara në marrëveshje mbesin të paadresuara në praktikë dhe Serbia nuk zbaton obligimet e saj.
Pse duhet të negociohet me Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele kur dihet që me marrëveshjen e Kumanovës të gjitha institucionet e Serbisë duhet të largohen nga teritori i Kosovës?A duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga KFOR për mos zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë?
Pse duhet të negociohet me Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele kur dihet që me marrëveshjen e Kumanovës të gjitha institucionet e Serbisë duhet të largohen nga teritori i Kosovës?A duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga KFOR për mos zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë?
Dialogu me Serbinë, në thelb është i padrejtë e i pabarabartë, pra i dëmshëm për Republikën e Kosovës. Njëra ndër premtimet e vazhdueshme të Qeverisë, për hyrjen në këto negociata, ka qenë shuarja e strukturave paralele dhe edhe përkundër koncesioneve të vazhdueshme në negociatat e pa kushte dhe pa parime, strukturat paralele vazhdojnë të jenë të pranishme, duke e bërë kështu jofunksional shtetin e Kosovës.
Shuarja e strukturave paralele nuk do të mund të bëhet në këto negociata dhe kjo është dëshmuar në vazhdimësi, vlen të përmenden këtu pazaret në Bruksel, rreth amnistimit të strukturave paralele e kriminale që i dogjën pikat kufitare dhe janë përgjegjëse për vdekjen e policit Enver Zymberi, Selver Haradinaj dhe po terrorizojnë në vazhdimësi qytetarët në atë pjesë të vendit.
Ne si subjekt politik, konsiderojmë se Kosova ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë. Pra, për një dialog të institucioneve tona, i cili është gjithëpërfshirës dhe i cili ka synim integrimin e tyre në shoqëri, në aspektin politik dhe socio-ekonomik. Kurse karshi shtetit të Serbisë është e detyrueshme që të vendosen kushte, që nënkupton dialog me parime. Bëhet fjalë për dialog i cili nuk prodhon koncesione të dëmshme për Kosovën e favore për Serbinë.
I nderuar zotëri kryetar, a mund të më thoni se deri kur do lejohet në seanca plenare të përdoren fjalë fyese, në institucionin më të lartë legjislativ. A mund të më thoni se a ekziston ligji i cili sanksionon deputetët të cilët tregohen të pa përgjegjshëm në mënyrën se si shprehen në Kuvend?
Përshëndetje znj. Osmani-Sadriu, meqenëse ju vini nga qyteti i Mitrovicës, konsideroj dhe besoj që çështjet që ndërlidhen me interesin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve, do t'i adresoni në Kuvend dua të ju parashtroj pyetjen si në vijim: Prej gjithë fitimit që ka shteti i Kosovës nga Miniera Trepça, sa përqind e këtij buxheti, ndahet për qyetetin e Mitrovices, duke ditur se jo vetëm territorialisht gjendet në Mitrovicë, mirëpo prezenca e saj ka edhe shumë efekte negative (ndotja e lumenjëve, ambientit etj). A ekziston mundësia që Komuna e Mitrovicës të ketë prioritet në përftimin e buxhetit duke e ditur rëndësinë që ka si ndërmarrje? Faleminderit paraprakisht!
Qyteti i Mitrovicës patjeter duhet të trajtohet si i veçantë në çdo ndarje buxhetore, dhe jo vetëm për shkak se në këtë qytet gjindet Trepça, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë dhe integrimit me të cilat përballet ky qytet që kanë rezultuar në një shkallë tepër të lartë të papunësisë. Fatkeqësisht, për shkak të tensioneve që nga paslufta shumë investitorë nuk e kanë parë këtë qytet si vend të përshtatshëm. Është me rëndësi që të ndryshohet ky perceptim dhe kjo deri në një masë varet edhe nga puna e pushtetit komunal. Mirëpo, ajo çka kam propozuar vazhdimisht është që zhvillimi i Mitrovicës mos të varet vetëm nga shuma që i ndahet nga buxheti i Kosovës, por Qeveria t'a ketë këtë qytet prioritet në projektet që i propozon për përkrahje në Bashkimin Evropian (projektet IPA2). Për shembull, Irlanda e Veriut vazhdimisht ka përfituar miliona euro si projekte zhvillimore për qytete ku ka qenë i nevojshëm integrimi i komuniteteve dhe Kosova mund të kërkojë që projekte të ngjashme të adresohen edhe në Mitrovicë. Kjo do të ndihmonte në zbutjen e papunësisë dhe krijimin e mundësive sidomos për gjeneratën e re. Sa i përket shifrës së saktë të buxhetit nga fitimi i Trepçës që ndahet për Mitrovicën, do t'ju shkruaj sapo të marr përgjigjen konkrete nga ministritë përkatëse.
Si kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kam një pyetje që lidhet me çështjen e mos votimit të Ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri. A mund të na i tregoni disa nga arsyet pse ju nuk e votuat këtë ligj në kohen kur kryeministër aktual ishte z.Hashim Thaçi. Këtë pyetje po e parashtroj për arsye se ende ne jemi duke i bartur pasojat e mos votimit të atij ligji, duke e pasur parasysh se në atë kohë edhe Lista Serbe ishte pro votimit të këtij ligji, kurse tani siç e dimë Lista Serbe janë plotësisht kundër këtij ligji. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj. Të gjitha të mirat.
Përshëndetje i nderuar, unë kam një pyetje sa i përket çështjes së zvogëlimit të vlerës së bursave studentore, cili është roli juaj si Komision për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në ndikimin e financave për rritjen e vlerës së bursave ashtu siç ka qenë më parë ose edhe më lartë. Gjithashtu, kam një sygjerim që puna praktike për studentë të bëhet me pagesë si dhe të krijohen sa më shumë mundësi dhe vende pë mbajtjen e kësaj praktike.