I nderuar Dr. Beka, angazhimi juaj gjatë luftës në Kosovë ka qenë i çmuar. Tani në rolin e deputetit presim që misionin tuaj ta vazhdoni në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë. Cilat janë përpjekjet tuaja në këtë drejtim?
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë kishte një konflikt verbal në mes të ministrave Çollaku dhe Hoti lidhur me shkurtimin buxhetor prej 50 mijë eurosh. A do të ndikojnë vërtetë këto mjete në përmbushjen e agjendës evropiane siç pretendonte ministri Çollaku?
Kur Projektligji për Shërbimin e Jashtëm erdhi në Komisionin për Integrime Evropiane për shqyrtim, ju kundërshtuat pagat për familjarët e diplomatëve. Me pastaj u duk që u pajtuat për këto kompenzime. Si i konsideroni këto pagesa, a janë në rregull apo jo?
Me të drejtë theksoni se kam kundërshtuar disa dispozita të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, që kanë të bëjnë me benefitet dhe pagesat e familjarëve të anëtarëve të shërbimit të jashtëm. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e ambasadorëve, por edhe të diplomatëve të tjerë. Kundërshtimi im ka vazhduar, pra nuk ka asnjë moment kur unë kam dhënë pajtim për këto dispozita, dhe nëse nuk ndryshohen, do të votoj kundër këtij ligji kurdo që ai vjet për lexim të dytë në Kuvend. Këto janë disa nga arsyet:
1. Ambasadoret sot paguhen (sipas informatave që na janë dhënë) diku rreth 3200-3500 euro në muaj. Përpos kësaj page, atyre ju paguhet banesa, shpenzimet e tjera si uji, rryma, telefoni, interneti, etj, ushqimi për dreka/darka zyrtare, mobiljet e banesës/shtëpisë, vetura/transporti, një pjesë e shkollimit të fëmijëve, sigurimi shëndetesor, ai pensional, bileta për Kosovë në raste të caktuara, etj. Natyrisht në pagë nuk hyjnë as mëditjet që mund të merren nga udhëtimi që Ambasadori apo diplomati mund t'i bejë nëse udhëton në ndonjë shtet tjetër që e mbulon si ambasador jo-rezident. Ajo çka po propozohet me ligjin e ri (neni 56, par.4) është që edhe bashkëshortet e ambasadoreve të përfitojnë 'shpërblim mujor me vlerën prej 50% të pagës së gradës atashe". Grada e atasheut në diplomaci paguhet dikur rreth 1300-1400 euro (sipas informatave që na jane dhene), qe do te thote se bashkeshorti/ja paguhet diku 700 euro ne muaj pa punuar. Poashtu propozohet shpërblim mujor për fëmijët mbi 18 vjeç në shumën prej 20% të pages së atasheut. Mund t'a bëni edhe vet llogarinë se sa do të jetë kjo shumë për një familje me mesatarisht 2-3 fëmijë, sepse po flasim për rreth 120-130 familje diplomatesh, sa konsiderohet të jetë numri i diplomateve kosovare që punojnë jashtë vendit.
2. Një shembull i tillë mund të gjindet tepër rrallë dhe nuk e praktikojnë shumë vende të zhvilluara. Kjo dispozitë duket të jetë një copy-paste i ligjit të Shqipërisë. Por, duhet t'a keni parasysh që pagat e diplomatëve të Shqipërisë janë më të vogla se sa pagat e diplomateve të Kosovës, prandaj edhe ju duhen benefite të tjera për familje.
3. Bashkëshortëve të diplomatëve ju lejohet të punojnë me ligj. Saktësisht neni 56(5) i këtij ligji potencon që bashkëshorteve nuk ju ndalohet e drejta e punës. Në këto rrethana, nuk ka asnjë arsye që buxheti i varfër i Kosovës të ngarkohet aq shumë sa të jepen benefite për dikë që nuk punon. Në mënyrën se si është propozuar, po shihet kinse të jesh ambasador është sakrificë, prandaj edhe duhet te shpërblehen edhe familjarët që e përcjellin diplomatin në shtetin pranues. Por, paga bazë e ambasadorit e dëshmon të kundërtën, që është edhe më e larte se e Presidentit e Kryeministrit të vendit. Natyrisht, unë i përkrahi disa nga benefitet, sidomos pjesën që ka të bëje me shkollimin e fëmijëve, dhe jam e mendimit se paga nuk duhet të jetë e njejtë për të gjithë Ambasadorët, sepse shpenzimet dallojnë shumë nga Japonia në Shqipëri. Pra, duhet të merren parasysh rrethanat dhe kostoja e jetesës për secilin vend veç e veç.
Natyrisht që si deputete, do të diskutoj këto çështje me MPJ-në por edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë për të kuptuar pse kanë ardhë deri te ky propozim. Në veçanti duhet të qartësohet lartësia e shpërblimit për familjarët, sepse në ligj në një vend përdoret formula "50% e pagës së gradës atashe" ndërkaq në vendin tjetër thuhet se do të merret paga ekuivalente me zyrtarin në shërbimin civil që duhet të jetë diku 350-400 euro. Pra, këto dy formula qojnë në dy shuma të ndryshme. Sido që të jetë, në rrethanat e tanishme, e konsideroj si barrë të panevojshme për buxhetin e Kosovës përderisa ambassadorët do të vazhdojnë të marrin paga të ngjashme. Natyrisht, situatë tjetër është për diplomatët e rangut me të ulët, të cilët kanë paga më të ulëta dhe disa prej tyre nganjëherë kanë veshtirësi të përmbyllin muajin për shkak të kostos së jetesës në vendet ku punojnë. Duhet të gjindet pra një zgjidhje që domosdo përcakton shpërblimin në bazë të kostos në vendet përkatëse. Nuk kushton njejtë sikur të punosh në Shkup, sikur në Londër.
Shpresoj që kjo pergjigje të ketë sqaruar sadopak paqartesitë që mund të ekzistojnë për këtë çështje dhe ju falënderoj që më jeni drejtuar nëpërmjet platformës "Vota Ime”.
E nderuara deputete Pantina, Qeveria ndau 4.8 mil euro per financim të RTK-së. Konsideroni se kjo shumë është tepër e rendë për buxhetin e shtetit dhe cila, sipas juve, do te duhej të ishte forma e duhur e financimit te mediumit publik?
Qeveria e Kosovës në këto katër vitet e fundit për çdo vit ka ndarë 0.7 % të buxhetit të përgjithshëm për Radio Televizionin e Kosovës. Kjo ka qenë e përcaktuar si masë e përkohshme me Ligjin për RTK për një periudhe tre vjeçare e cila ka përfunduar në dhjetor të vitit 2014., Pra edhe vitin e kaluar edhe këtë vit qeveria ka ndarë rreth 10
milion euro në vit për RTK por pa pasur bazë ligjore pasiqë nga viti i kaluar Kuvendi në bazë të propozimit të RTK është dashur të gjej mënyrën për financimin e RTK.
Shuma prej rreth 10 milion në vit për RTK është në ngarkesë e madhe kur dihet sa i varfër është buxheti i Kosovës. Dhe kur kihet parasysh fakti se menaxhmenti i RTK për çdo vite i ka keq menaxhuar dhe keqpërdorur në masë të madhe këto mjete dhe për më tepër nuk ka ofruar ndonjë program cilësor për publikun, kjo situatë bëhet edhe më e
rëndë. Drejtuesit e RTK duhet të rrisin nivelin e përgjegjësisë dhe llogaridhënës ndaj publikut për mënyrën si shpenzojnë paratë por edhe të informojnë drejt dhe paanshëm politikisht.
Pse keni bojkotuar komisionet parlamentare pasiqë tash deputetët e partive në pozitë nuk po trajtojnë ligjet me seriozitet?
Opozita ka nisur kundërshtimin opozitar, brenda dhe jashtë Kuvendit, që nga shtatori i vitit 2015. Në vazhdën e aksioneve dhe veprimeve politike ka qenë edhe vendimi për bojkotim të Komisioneve parlamentare.
Që nga fundi i muajit shtator, opozita e bashkuar ka marrë vendim për bojkotimin e Komisioneve parlamentare. Arsyeja kryesore për këtë është kundërshtimi i tendencës qeveritare për tu kthyer në normalitet, në kohën kur Kosova po rrezikohet nga bosnjëzimi dhe nga falja e territorit.
Komisionet parlamentare sot fatkeqësisht janë shndërruar në vegla të qeverisë, duke votuar kështu lehtësisht çfarëdo dokumenti që i serviret nga qeveria.
Komisioni për Legjislacion, është përgjegjës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dokumenteve, mirëpo i njëjti ka heshtur përball shkeljeve kushtetuese që i ka bërë Isa Mustafa me nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën” dhe kjo është për të ardhur keq dhe tregon faktin e ndërhyrjes arbitrare të qeverisë në punën e Kuvendit. Ky abuzim i qeverisë me Kuvendin dhe Komisionet parlamentare duhet të ndërpritet por kjo asnjëherë nuk mund të arrihet me një qeveri që po e pengon punën e Kuvendit dhe ka kap pothuajse secilin institucion të pavarur.
Nuk duhet të ketë tendencë për kthim në normalitet, kësisoj nuk duhet të thirren as mbledhjet e Komisioneve parlamentare dhe as mbledhjet e seancave plenare.
Ne jemi të vetëdijshëm që mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë humbur seriozitetin për shkak të mungesës së opozitës në mbledhjet e komisioneve mirëpo ne nuk mund të heshtim, e as të bëhemi pjesë e komisioneve që po keqpërdoren nga qeveria jokushtetuese.
Çfarë ka bërë Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, pjesë e të cilit jeni edhe ju, për të kërkuar llogari nga Qeveria për nivelin e lartë të përceptimit të korrupcionit në vend?
Selvije Halimi, PDK/PD/LB/PSHDK/PK
Kuvendi punën e tij e kryen nëpërmjet komisioneve parlamentare, si trupa punuese të tij. Secili komision e ka fushëveprimin e tij sipas Rregullores së Kuvendit. Komisioni për Legjislacion, komunikon me ministrinë e linjës - Ministrinë e Drejtësisë. Për të gjitha çështjet që mendon se ka nevojë të ftohet ministri për raportim, Komisioni mund ta bëj këtë dhe e ka bërë më parë, e ka ftuar ministrin. Prandaj kur thuhet Komisioni nuk nënkupton tërë Kuvendin.
Në fushëveprimin e komisionit përveq tjerash bie mbikqyrja e AKK-së, ku në komision sa herë që vlerësojmë se ka nevojë kërkojmë raporte periodike në lidhje me misionin dhe punën e tij, veqanërisht lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit kundërkorrupcionit 2013 - 2017.
Pyetja e adresuar ka të bëjë me mbikëqyrjen parlamentare si një nga tri funksionet kryesore të kuvendit për të cilat mund të diskutohet gjatë.
A monitorohet puna e administratës në komuna, sidomos a ndëshkohen nëse nuk punojnë sipas ligjeve në fuqi? Ta zëmë, shumë nga komunat nuk mirëmbajnë ueb faqet në gjuhët zyrtare, gjë që paraqet vështirësi në informim për të gjithë qytetarët.
Pse mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta nuk paguhen në bazë të kualifikimit që kanë, por paguhen të gjithë njësojë, si ata/ato që janë me shkollim të lartë si ata/ato me master?
A është inicuar ndonjëherë ndryshimi i nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e Presidentit të vendit, që zgjedhja të bëhet nga populli?
Mandatin e kaluar, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka formuar komision të veçantë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit zgjedhor, për çka ky komision edhe ka punuar duke përfshirë edhe propozimin për ndryshimin e Kushtetutës (neni 86) sa i përket zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit-es. Ky komision ka bërë një punë sa i përket ligjit zgjedhorë dhe propozimit për zgjedhjen e presidentit-es nga populli por kjo punë e këtij komisioni ka mbetur pa u kurorëzuar. Në ketë mandat kjo çështje ende nuk është aktualizuar.
Sa është bërë në sensibilizimin dhe plotësimin e kushteve për kthimin e komunitetit shqipëtar në komunat veriore të Kosovës?
Pse nuk krijohen shoqata miqësie me vendet që nuk na kanë njohur, apo ndonjë mekanizëm tjeter lobues si binjakzim me qytete të shteteve që nuk na kanë njohur, me qëllim të krijimit të miqësive dhe sensibilizimit për njohje?
Pse as në Kuvend e as në ndonjë debat qytetar nuk po merret iniciativa e çështjes shumë të ndjeshme që është financimi i KPA (Kosova Property Agency) që është përgjegjëse për zgjidhjen e kontesteve të pronave private?
Pse po injorohet edhe kësaj radhe Mitrovica në buxhetin e paraparë për vitin 2016 sa i përket infrastrukturës rrugore? Rrugët e stërngarkuara nacionale (hyrje/daljet e qytetit) mbetën të pa prekura që nga vitet e 80-ta, si dhe janë të dëmtuara rëndë.
Përveç mjeteve të rregullta nga të hyrat vetanake dhe granti qeveritar për Komunën e Mitrovicës do të ndahet edhe një shumë e konsiderueshme nga Ministria për Infrastrukturë, fillimisht për tri projekte (rreth 800 mijë Euro), e më vonë shpresojmë që do të ndahen edhe mjete tjera. Pas votimit përfundimtar unë do të ua dërgoi të gjitha informatat.
Sa i përket rrugëve nacionale: pajtohem që ka ngecje në kryerjen e punëve sidomos në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Kjo çështje është ngritur disa herë në Kuvend edhe nga unë, por deri tani nuk kemi shpjegime bindëse për këto ngecje. Të shpresojmë që vitin e ardhshëm të përfundojnë këto punë dhe të shtohen investimet e qeverisë për qytetin e Mitrovicës. Duke ju falënderuar për pyetjen shpreh kënaqësinë time për komunikim edhe në të ardhmen.
Kur do të dërgohet kërkesa për ndarjen e kodit shtetëror telefonik nga organizatat kompetente për Kosovën?
Sipas Marrëveshjes për telekomin (2013) dhe Planit për zbatim të dakorduar me 25 gusht 2015, kodi telefonik për Kosovën do ti jepet Kosovës nga ITU në muajin mars 2016. Kodi do te jetë 383. Pasi që të merret kodi do vazhdon faza e migrimit, ku të gjitha kodet që deri tani janë përdorur në Kosovë (381, 377, 386) do të kalojnë në kodin 383. Pra Kosova do ta ketë vetëm një kod unik, kodin e vet shtetëror. Periudha e migrimit, përkatësisht e përgatitjeve teknike për të kaluar në një kod pritet të zgjatë 12 muaj si kohë standarde nga praktikat e vendeve tjera.
Informata më në detaje rreth marrëveshjeve të Brukselit mund të gjenden në ueb faqen e ZKM-së.
Si një nga propozuesit e ligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, a mund të sqaroni se në bazë të cilave parametra është bërë ndarja e zonave bazuar ne nivelin e ndotjes, siç është paraparë në Nenin 5 (2/1)?