Të gjitha pyetjet

  • 01/12/2016 Pyet: Albulena Komuna: Mitrovicë Për deputeten/in: Xhavit Haliti Pyetje per dialogun

    I nderuar deputet, kur do ta thërrisni zonjën Edita Tahiri, ministre për dialog në një nga mbledhjet e Komisionit që ju udhëheqni (Komisionin Parlamentar për MSA) si pikë kryesore të rendit të ditës, për të raportuar për krimet e luftës, dëmshpërblimin e dëmeve të luftës si dhe njohjen e Kosovës nga organizata ndërkombëtare. 

  • 25/11/2016 Pyet: Shqipron Bytyqi Komuna: Suharekë Për deputeten/in: Pal Lekaj

    Përshëndetje i nderuar, pasi që jeni anëtar i komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dua të ngris një konflikt ligjor mes Kushtetutës së Republikës së Kosovës respektivisht Nenit 45 paragrafi 1 dhe Ligjit të zgjedhjeve Nr 03/L-073. Ky ligj nuk lejon votimin e atyre që nuk janë në lista të votimit, këto lista të votimit nuk përfshijnë personat të cilët në ditën kritike të zgjedhjeve mbushin 18 vjet, dhe vota e tyre nuk mund të jetë e rregullt për shkak që nuk gjendet në listën e votuesve sepse lista e votuesve dorëzohet një ditë para ditës kritike të zgjedhjeve. Mendoj që është mirë që ky ligj të parasheh personat që do të mbushin moshën 18 vjet në ditën e zgjedhjeve dhe t’i parasheh në listat e votuesve pasi që është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, prandaj mendoj që është mirë që ligjet që derivojnë nga Kushtetuta të jenë në vijë të drejtë me amendamentet kushtetuese që të mos ketë konflikt ligjor. Ju faleminderit për mirëkuptim!

  • 24/11/2016 Pyet: Rabije Gashi Komuna: Pejë Për deputeten/in: Driton Ҫaushi

    I nderuar deputet, pse nuk merrni pjesë në takimet e presidentit për reformë zgjedhore, a duhet të ketë reformë zgjedhore tani dhe cilat janë qëndrimet e juaja lidhur me reformën zgjedhore?

  • 24/11/2016 Pyet: Rabije Gashi Komuna: Pejë Për deputeten/in: Albin Kurti

    I nderuar deputet, pse nuk merrni pjesë në takimet e presidentit për reformë zgjedhore, a duhet të ketë reformë zgjedhore tani dhe cilat janë qëndrimet e juaja lidhur me reformën zgjedhore?

  • 24/11/2016 Pyet: Rabije Gashi Komuna: Pejë Për deputeten/in: Donika Kadaj-Bujupi

    E nderuara deputete, pse nuk merrni pjesë në takimet e presidentit për reformë zgjedhore, a duhet të ketë reformë zgjedhore tani dhe cilat janë qëndrimet e juaja lidhur me reformën zgjedhore?

  • 21/11/2016 Pyet: Vetoni Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Blerta Deliu-Kodra

    Skenderaj si bastion i PDK-së ka siguruar vota për partinë për ju si deputet të Drenicës, e besa edhe për disa nga deputetët nga dukagjina, mirëpo vullneti i elektoratit drenicas nuk u mbështet edhe me përzgjedhjen e kuadrove nga Skenderaji në pozitat udhëheqëse. Kjo pasi që nga 18 ministra dhe 36 zëvendësministra vetëm një nga ata është zëvendesministër, nga 18 sekretar të përhershëm poashtu vetëm një nga sekretarët është wshtw nga Skenderaji ndërsa të mos flasim për drejtorët nëpër ministri të cilët në mesin e afro 200 drejtorëve ata nga Skenderaj mund t’i numëroni në më pak se në gishtat e dy duarve. Nëse shikoni poashtu tek pozitat udhëheqëse tek ndërmarrjet publike nga afro 100 drejtor të bordeve të drejtorëve vetëm dy nga ta janë nga Skenderaj ndërsa tek menaxhmentet pothuajse ska apo fare pak ka të emëruar nga kjo pjesë e Drenicës. Si përfaqesues të elektoratit të PDK-së nga Skenderaji, sa keni përmbush obligimin për përkrahjen e kuadrit profesional për emërimet në institucione?

  • 21/11/2016 Pyet: Vetoni Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Abdyl Ymeri

  • 21/11/2016 Pyet: Vetoni Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Nuredin Lushtaku

  • 19/11/2016 Pyet: Ardit Jaha Komuna: Gjakovë Për deputeten/in: Ganimete Musliu

    Duke pasur parasysh që jeni në Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës si ka mundësi që pjesëtarë e FSK të kenë çizme të shqyera ? Çka jeni duke ndërmarrë për transformimin e FSK në ushtri?

  • 19/11/2016 Pyet: Mirjeta Hamdiu Komuna: Ferizaj Për deputeten/in: Nait Hasani

    Pse nuk bëni propozim për ndryshim të Ligjit të Arsimit sa i përket mënyrës së zgjedhjes së drejtorëve të shkollave? Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mjerueshme të arsimit dhe një pjesë të kontributit duhet dhënë drejtorëve të shkollave që kryesisht zgjedhen në baza partiake. Propozimi për bartje të kësaj të drejte nga njerëzit e politizuar tek komuniteti apo banorët e lagjeve të cilat i përfshin ajo shkollë (të arsimit të ulët), do të mund të kishte një ndikim të dukshëm tek cilësia e arsimit.

  • 19/11/2016 Pyet: Eugen Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Kadri Veseli
    Ndër premtimet kryesore të liderëve politik në vend është puna në të mirë të të gjithë qytetarëve, sidomos atyre të rëndomtë. Ditëve të fundit, nëpër media ka qarkulluar një lajm se nënkryetarit Xhavit Haliti i keni ndarë 18 mijë € nga buxheti i Kuvendit të Kosovës, për shërim jashtë vendit. Marrë parasysh faktin se shumë qytetarë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, në pamundësi për të siguruar mjetet e nevojshme për shërim, shumë raste kanë përfunduar me fatalitet. A ka tendencë që prioritet absolut për udhëheqësit institucionalë të jenë bashkëpartiakët e tyre, sesa qytetarët, nga të cilët marrin pagat dhe mandatet?
  • 19/11/2016 Pyet: Arbenita Komuna: Shtime Për deputeten/in: Teuta Rugova
    Si e arsyetoni pasivitetin tuaj në Kuvendin e Kosovës? Kë po e përfaqësoni në Kuvend?
  • 19/11/2016 Pyet: Aurora Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Doruntinë Maloku-Kastrati

    Përse e tërhoqët nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për Astrit Deharin, në momentet e fundit?

  • 19/11/2016 Pyet: Aurora Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Danush Ademi

    Përse e tërhoqët nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për Astrit Deharin, në momentet e fundit?

  • 19/11/2016 Pyet: Aurora Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Bislim Zogaj